Skenari i vjedhjes së AliBabës “E” dhe i rojës “L” me shokë
Një hajdut ama i tipit AliBaba me emrin E kishte mbërr...

Ju kujtohet Gazi?
Ai Gazi i tmerrshëm që deklaronte se nëse Berisha merrte vulën, ai dilte nga politika!
E thosh Gazi këtë, se ka shume që besojnë që Gazi nuk kish nga të dilte pasi që nuk kish hyrë asnjëherë në politikë.
Gazi ishte dhe mbeti specialist në një zyrë qeverie. Hap dosjen, nxirr shënime, bëj memo dhe kaq.
Ky ishte Gazi dhe ky ka mbet edhe sot, por pavarësisht kësaj sot të gjithë pyesin ku shkoi betimi i Gazit? Dhe të mendosh që Berisha as vulën nuk e ka marrë akoma, ndërsa Gazi iu bashkua Berishës edhe pa vulë. Të gjithë një nga një iu bashkuan Berishës pasi dikush i nxori 1 nga 1 në konferenca shtypi, “Facebook” apo intervista nga ku deklaronin që nuk do t’i bashkoheshin kurrë “non grata”-s.
Ju kujtohet lista? Dhurata Çupi, Dash Shehi, Ferdinand Xhaferri, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Grida Duma, e ca të tjerë që s'ka votues që ua kujton emrin! Secili nga këta menjëherë pasi u hapeshin ekranet për të deklaruar që nuk i bashkonte më asgjë me “non grata”-n, që e ardhmja e PD-së nuk mund të ishte Berisha, që duhej lidership i ri dhe të tjera si këto klishe, çfarë bënë?
Iu bashkuan Berishës në një mënyrë apo një tjetër. Dikush i shkoi si për qokë në ndonjë nga takimet që Berisha u vinte emrin që dëshironte, kryesi, Këshill Kombëtar, asamble, kongres. Servili për hesap të vet! Tek e tek siç shkonin, pastaj flinin në ndonjë banak darkash në TV ku "sqaronin" që po e bënin për hall të demokratëve.
I vetmi më i sinqertë duket Saimir Korreshi që thjesht "sqaron" që i kanë lënë peng 1 milion euro që ai do t’ua kthejë pasi ta bëjnë deputet. Këta janë figurat e ndritshme të realizmit demokratik që nga dita në ditë përshtasin deklarimet, pritshmëritë dhe gjendjen personale me hallet e demokratëve!
I vetmi që nuk është betuar deri tani qe është gati të djegë biznesin personal politik dhe me Berishën nuk bashkohet kurrë është Lulzim Basha. Sot kishte nxjerrë Alibeajn që të deklaronte që nuk ka dhe nuk do ketë bashkëpunim me Berishën.
I paska ardhur radha Alibeajt të bashkohet me Berishën?
Paska dal sot Alibeu dhe ka deklaruar që Basha nuk bashkohet me Berishën. Nuk e thotë dot vetë Basha këtë?
Pse flet Alibeu në emër të Bashës? Kush po bëhet gati t’i bashkohet Berishës?
Pas kësaj deklarate duhet të përgatitemi që Alibeun ta shohim te Rruga e Salës, apo do vejë Luli te babai i Zenit siç shkoi Gazi. Alibeaj në vend që të bëjë zëdhënësin e Bashës nuk ka nevojë të dalë të betohet (si Gazi) që ai pranon më mirë të largohet nga paradhoma e politikës sesa të bashkohet me Berishën.
Alibeaj të na thotë: çfarë do bëjë kur Basha t’i bashkohet Berishës. Që Alibeaj të duket ndryshe bën mirë ta djegë një akt nga teatri që po luajnë të gjithë prej 3 vjetësh./CNA
Një hajdut ama i tipit AliBaba me emrin E kishte mbërr...
Lajmi se Zelenski, Presidenti i Ukrainës, është me ori...
Cili është mendimi i parë që ju vjen, kur dëgjoni fjal...
Një pjesë shumë e madhe e elektoratit dhe shoqërisë sh...
Nuk është njëra nga pamjet më të këndshme ajo ç’ka shikojm...
Cilido që i ka ndjekur penat më të mprehta analitike g...
Budva. Ezmerka kishte datëlindjen. Bëmë konak ...
“Eureka-Eureka-Eureka!” Kjo ishte britma e parë e majmuni...
Në dhjetëra lajmet e ditës mbi “dhunën” e “shtetit” nd...
Po të analizosh i shkëputur nga tirania e çastit, qoft...
Gazeta konservatore greke “Ta Nea”, shumë pranë partis...
Nato shpenzoi në Kuçovë rreth 55 milionë euro dhe sot Shqi...
Siç është bërë gjerësisht e njohur, sot, “datë 4 mars ...
Arrestimet janë gjithmonë të bujshme, por kur këto ndo...
Më në fund u pranua që ka një plan për të përdorur amnisti...
Në një botë në prag të kaosit, dhe Luftës së Madhe ku ...
Me një lojë në grup, duke nisur nga Rama i pari, Mirela Ku...
Emigracioni në vendet e Ballkanit Perëndimor është në nive...
Lexoj dëshmitë e fëmijëve që janë vënë nën akuzë për vrasj...
Siç është gjerësisht e njohur, dy ditët në vijim (28-2...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...