“Beleri” si simbol i debilizimit të debatit publik
Po të analizosh i shkëputur nga tirania e çastit, qoft...

Në dhjetëra lajmet e ditës mbi “dhunën” e “shtetit” ndaj shpinës së kërrusur të shqiptarëve, që po u ndalohet të jetojnë me dinjitet në tokë të vet, po i ndajnë nga fëmijët për së gjalli, po u marrin shtëpi e prona pa gjyqe, po u kërcënojnë jetën me gjyqe, po u shkurtojnë ditët e perëndisë me ndotje të lartë, ushqime të pakontrolluara dhe shëndetësi copë e çmim të lartë, po i varfërojnë e telendisin publikisht si maskarenj, që nuk meritojnë më shumë, po u marrin peng jetët e po u tradhtojnë besimin, po i përçudnojnë në çdo formë gjersa t’u shtrembërohet shtylla kurrizore me breza dhe e gjitha nën shikimin e dëshminë personale të secilit.
Pra në këtë habitat “pjellor” revolte publike e personale, media zgjodhi të merret me dy video personale, pak sekondëshe, të një konflikti, që askush nuk di të thotë qe shkak a pasojë, të një raporti ish-bashkëshortësh brenda katër mureve, të një situate nisur vite para videos, në rrethana krejt të paqarta të videos, për çështje, që as nuk preken në videon e bërë nga dikush, për qëllim të paditur, për një jetë të vetën, që e dinë veç protagonistët.
Ka 100 kamera "Big Brother", në çdo skutë bashkëjetese, 24 orë "live" i përgjuar, qysh nga nisja e jetës së përbashkët, me mundësi sqarimi përmbi çdo fjalë, akt e veprim të dokumentuar dhe nuk ia del dot publiku të bjerë dakord se kush ka të drejtë e kush gabim.
Me dy video disa sekondëshe, marrë s’dihet kur, në ç’pjesë të konfliktit, pa kontekst, pa njohje rrethanash para e pas, të një familjeje, që nuk ia njohim as hallet, as huqet, me pamje që turp i madh kush i “shkarkoi” në media si kocka për “ujqit” e uritur të rrjetit, kemi marrë përsipër të bëjmë gjyqin e plotë, duke ndarë pretenca e verdikte si gjykata ambulante.
Zot ndihmona të mbledhim mendjen, të shkoqisim hallin tonë nga dallavaret e të tjerëve, të ndajmë grurin e jetës sonë nga kashta e dramave të të tjerëve, të mbajmë hundën tonë jashtë punës së të tjerëve, të dallojmë "show"-n nga jeta reale, telenovelën nga skena e përditshmërisë lodhëse, të ruajmë energji për çfarë na duhet e bën mirë, të mos mbushim egon tonë me fatkeqësitë e tjetrit dhe mos zbrazim qetësinë tonë me xhelozinë ndaj tjetrit, të dallojmë interesin publik nga “xhepi” i klikimeve dhe të mësojmë të meritojmë jetën që ndërtojmë e jo mbijetesën, që na imponojnë.
Kaq vend jemi, kaq njerëz kemi mbetur. Ia morëm erzin sho-shoqit./CNA
Po të analizosh i shkëputur nga tirania e çastit, qoft...
Gazeta konservatore greke “Ta Nea”, shumë pranë partis...
Nato shpenzoi në Kuçovë rreth 55 milionë euro dhe sot Shqi...
Siç është bërë gjerësisht e njohur, sot, “datë 4 mars ...
Arrestimet janë gjithmonë të bujshme, por kur këto ndo...
Më në fund u pranua që ka një plan për të përdorur amnisti...
Në një botë në prag të kaosit, dhe Luftës së Madhe ku ...
Me një lojë në grup, duke nisur nga Rama i pari, Mirela Ku...
Emigracioni në vendet e Ballkanit Perëndimor është në nive...
Lexoj dëshmitë e fëmijëve që janë vënë nën akuzë për vrasj...
Siç është gjerësisht e njohur, dy ditët në vijim (28-2...
Koalicioni anti-Kurti në aksin Tiranë – Prishtinë - Te...
Sivjet, shënojmë 32 vjetorin e Referendumit të 1 dhe 2 mar...
Media të ndryshme thonë se ka zbritur nga malet, dhe ekspe...
Sigurisht e ndoqa me interes dhe përgjegjësi shtesë Konfer...
Nuk e di se si e pse, ndërsa shfletoja nja dy libra kur më...
Dëgjoja një ditë administratorin bullafiq të një gjoja uni...
Mua më tmerron kur shumë prefesorë kanë tmerr nga tekn...
Lexova me shumë vëmendje një peticion të disa akademikëve,...
Në Devollin e punës, aty ku Dritëroi i madh nisi udhën e l...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...