EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Siç është bërë gjerësisht e njohur, sot, “datë 4 mars 2024”, nëpërmjet një ceremonie të shtetit shqiptar, Aleancës Euroatlantike, SHBA-së, etj. do të inaugurohet përfundimi i projektit të NATO-s për: “ndërtimin e Bazës Mbështetëse Ajrore të Kuçovës”.
Në pamundësi për t’ju përgjigjur fizikisht ftesës “gjithëpërfshirëse” të ministrit Peleshi, në “kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s”, po adresoj disa këndvështrime rreth mesazheve gjeopolitike, strategjike, operacionale dhe ndoshta ekonomike të këtij projekti, ose mbi prezencën, për herë të parë me instalime ushtarake në kohë paqe (Peace Establishment) të NATO-s në territorin e RSh:
Pikësëpari, për (a) peshën gjeopolitike të këtij projekti mjafton të sjellim në memorien kombëtare, që jorastësisht, përfundimi i këtij projekti u konfirmua nga Sekretari i Shtetit të ShBA, z. Blinken, gjatë vizitës në Tiranë: “muajin e ardhshëm do të përurohet baza ajrore NATO-s në Kuçovë”!
Kjo pasi, si për çdo vend tjetër anëtar, prezenca (footprint) ushtarake në kohë paqe e NATO-s në territorin e Republikës së Shqipërisë, mbart jo vetëm mesazh strategjik për sigurinë kolektive (artikulli 5), por edhe për mbrojtjen e interesave gjeopolitike të Aleancës Euroatlantike (USA/NATO) në Rajon dhe Mesdhe. Për rrjedhojë, besoj se vendi i parë mes 31 vendeve anëtare të Aleancës që ka përfitime gjeopolitike është RSh!
Për më tepër, përzgjedhja e kësaj e baze nga NATO, sigurisht lidhet edhe me (b) pozicionin gjeostrategjik të bazës së Kuçovës, e cila “prej 1955 deri 1992 ka shërbyer si bazë me peshë strategjike, kryesisht për shkak të Mig-ve, që edhe pse përtej mundësive të një vendi mjerisht të izoluar, për prapagandën e regjimit konsideroheshin si “legjione kamikaze” të fuqisë ajrore të RPSSh, pra kundër kampeve të imperializmit (USA/NATO) si dhe revizionistëve sovjetikë (Varshavë), ose edhe të dyja së bashku” !!
Por në situatën aktuale, ndërtimi i kësaj baze, ose prezenca në kohë paqe e NATO-s në territorin e RSh, sigurisht mbart edhe një “mesazh force” ndaj Rusisë - putiniste dhe çdo vendi tjetër që vijon të shpërdorohet nga Kremlini: “kush guxon të sulmojë ushtarakisht jo vetëm integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë, por tashmë edhe prezencën e NATO-s (siç është Baza Ajrore e Kuçovës), do të përballet dhe do të ndëshkohet në mënyrë shembullore nga fuqia e pakonkurrueshme Ajrore e Aleancës së Atlantikut të Veriut”, që u konfirmua si e tillë në 1999, kundër makinerisë kriminale të Millosheviçit, apo jo?
Nga ana tjetër, ndërtimi i kësaj baze në territorin e RSh (edhe pse gjithsesi modeste), u jep (c) peshë shtesë aftësive operacionale të NATO-s, por edhe garanci besimit publik te fuqia dhe vlerat e Aleancës për mbrojtjen e tërësisë territoriale në kuadër të artikullit 5, por edhe në kuadër të mbështetjes së stërvitjeve dhe manovrave operacionale të NATO-s dhe Forcave Ajrore të RSh.
Përsa (d) përfitimet ekonomike nga ndërtimi i kësaj baze (gjithsesi modeste në kapacitete), nuk janë as pjesë e ekspertizës, as qëllimi i këtij opinioni. Megjithatë mund të përmend: “projekti ka nisur në 2018 me reciprokisht 50 milionë € nga nga fondi përbashkët i Aleancës (NATO Common Funds) si dhe 5 milionë € nga pala shqiptare”, që ka edhe përgjegjësitë e vendit pritës (RSh) për: “shpronësimet, ndërtimin e perimetrisë së sigurisë dhe rrugëve lidhëse, standardet e mirëmbajtjes së hangarëve, depozitave të karburantit, ndriçimit, kamerave të sigurisë si dhe të sensorëve të zbulimit përreth bazës”.
Ndërsa përtej konfuzionit që e ushqehet jo vetëm nga ushtria e “sekserëve mendjendryshkur”, shtoj se, mundet edhe të ketë efekte ekonomike modeste, për komunitetin e biznesit në zonën e Kuçovës, përfitime që gjithësesi do të ndërvaren nga personeli aktiv ushtarak për sigurinë e bazës, operatorët, mirëmbajtjen si dhe kryesisht nga dinamika e aktiviteteve ushtarake, siç janë stërvitjet e NATO/USA (p.sh Steadfast 2024), apo të FARSh, etj. që mund të organizohen në këtë bazë. Sigurisht do doja dhe uroj të jem i gabuar, por nuk besoj kurrsesi se komunitetit të rrethinave të Kuçovës: “bashkë me këtë bazë do t'i vijë ndonjë parajsë ekonomike, as do shpërthejnë puse elektorale punësimesh, etj”.
Së dyti, pikërisht për këto vlera dhe asnjë mëdyshje, 4 marsi 2024 meriton të skalitet si “një datë që i bën nder historisë së marrëdhënieve të RSh me NATO-n”. Por përtej vullnetit konstant politik në 1994, 2008, 2013, apo 2018, nuk janë kurrësesi vitet që e “veshin me dekorata të ekzagjeruara Partinë në pushtet”, ndërsa 2018 është inventarizuar si viti që NAC/NATO ka miratuar projektin e propozuar nga SHAPE për ndërtimit e Bazës Ajrore Mbështetese të Kuçovës.
Kështu përtej kakofonisë së jo vetëm opinionistëve të gjithëditur dhe për shkak të së vërtetës duhet qartësuar se: “parimi i panegociueshëm” për miratimin e projekteve që ndërtohen nga fondi i përbashkët i Aleancës, nuk janë kurrsesi kërkesat/ambiciet e Qeverisë së radhës/rastit, por vetëm pesha gjeostrategjike dhe operacionale që ofrojnë projekti konkret në dobi të misionit të NATO-s për mbrojtjen e sovranitetit të 31 vendeve anëtare.
Si ndër dëshmitarët teknikë të reformës së mbrojtjes, më tej si Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në Komandën Supreme të NATO-s (SHAPE), më duhet ta konfirmoj me përgjegjësi se “lista me të gjitha infrastrukturat strategjike” (bazat tokësore, detare dhe ajrore të RSh, përfshi Bazën Ajrore të Kuçovës etj.,) janë vënë vullnetarisht në dispozicion të Aleancës që mbas aplikimit të RSh për në programin e Partneritetin për Paqe në 1994 (PfP/NATO). Ndërsa për më tej, këtë listë e kam/kemi dorëzuar zyrtarisht (në emër të RSh) në SHAPE sipas një formulari standard (të detyruar) për secilën (çdo infrastrukturë të listës) mbas marrjes së ftesës së anëtarësimit në Samitin e Bukureshtit, në prill 2008.
Pra miratimi i projekteve që investohen nga Fondi i Përbashkët i Aleancës (NCF) nuk bazohet kurrsesi në orekset dhe axhendat elektorale të 31 vendeve anëtare apo nga emri, gjatësia apo partia e KM, apo MM në detyrë, por vetëm nga nevojat dhe impaktet operacionale që prodhohen për mbështetjen e policimit ajror si dhe përmbushjen e misionit bazë (artikulli 5) apo/dhe rast pas rasti në angazhimet paqebërëse të Aleancës.
Konkretisht, miratimi për financimin e 50 milionë € për ndërtimin e Bazës Ajrore të Kuçovës është bërë nga NAC në 2018 (pa asnjë kërkesë specifike të Qeverisë RSh), por vetëm pasi u peshua (nga një listë me qindra baza ajrore të ofruara nga vendet e tjera) si dhe u rekomandua nga Komanda Supreme e NATO-s (SHAPE) si një “bazë ndihmuese eficiente për mbështetjen e operacioneve të Aleancës”.
Në përmbledhje të sa më sipër, ndërtimin e kësaj baze të NATO/RSh e çmoj me interesa të larta gjeopolitike, strategjike, operacionale, ekonomike si dhe për besimin publik te fuqia dhe vlerat e Aleancës Euroatlantike. Ndërsa përtej përfitimeve, Tirana Zyrtare duhet të demostrojë mirënjohje kombëtare dhe përgjëgjesi shtetërore shtesë duke përmbushur të gjitha detyrimet dhe standardet e Aleancës të përcaktuara në marrëveshjen e SOFA-s për personelin aktiv të angazhuar në sigurinë fizike, elektronike si dhe përmirësimin e kulturës së bashkëpunimit me Forcat Ajrore të USA/NATO (Ramstein, Gjermani).
Nga ana tjetër, ky projekt jo vetëm zyrtarizon prezencën (footprint) e parë në kohë paqe të NATO-s në territorin e RSh, por edhe që demostron peshën gjeostrategjike si dhe konsistencën 15-vjeçare të RSh (prej anëtarësinit, 4 prill 2009) si anëtare serioze ndaj kërcënimeve dhe përgjegjësive të përbashkëta, pasi edhe në këtë rast: “Tirana Zyrtare demostron mbështetje të pakushtëzuar ndaj projekteve për modernizimin e fuqisë ushtarake të Aleancës në interes të sigurisë kolektive (artikulli-5) të 31 vendeve të NATO-s, mbrojtjen e vlerave dhe interesave Euroatlantike (USANATO); si dhe deri në fitoren “jo vetëm për Ukrainën”!
Duke e vlerësuar me interesa të larta/afatgjata kombëtare ndërtimin nga NATO të Bazës Ajrore të Kuçovës, duhet edhe ta nënvizojmë se kësaj arritjeje nuk i vlejnë kurrsesi as ekzagjerimet dhe as privatizimi partiak; as llogjet cinike me “opozitën me/pa brava dhe vulë”; as shpërdorimi i Institucioneve Kushtetuese si infermieri (pa) shërimi nga “sëmundja bolshevike e të gjitha pushteteve”, POR: “vetëm dashuria, nderimi dhe përulësia për vendin, përgjegjësia e lartë shtetërore ndaj interesave kombëtare, besimi si dhe “bekimi” nga/ndaj vlerave perëndimore dhe partneritetit strategjik me SHBA, NATO dhe BE”.
Së fundmi, duke ju uruar suksese personelit të Fuqisë Ajrore të NATO-s si dhe kolegëve Shqiptarë, e meritojnë po ashtu t’ju shprehim mirënjohjen projektuesve, kontribuesve për ndërtimin e kësaj baze si dhe domosdoshmërinë e: “përditësit të mëtejshëm i Sistemit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare, duke modernizuar konceptin, strukturat, kapacitetet, balancat demokratike të pushteteve si dhe kulturën Euroatlantike të bashkëpunimit me NATO-n”.
* Autori, Gjeneral Piro Ahmetaj:
Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n,
Zv/President i Këshillit Atlantikut; & ish:
Këshilltar i Presidentit, Zv/ShShPFA,
Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO.
Arrestimet janë gjithmonë të bujshme, por kur këto ndo...
Më në fund u pranua që ka një plan për të përdorur amnisti...
Në një botë në prag të kaosit, dhe Luftës së Madhe ku ...
Me një lojë në grup, duke nisur nga Rama i pari, Mirela Ku...
Emigracioni në vendet e Ballkanit Perëndimor është në nive...
Lexoj dëshmitë e fëmijëve që janë vënë nën akuzë për vrasj...
Siç është gjerësisht e njohur, dy ditët në vijim (28-2...
Koalicioni anti-Kurti në aksin Tiranë – Prishtinë - Te...
Sivjet, shënojmë 32 vjetorin e Referendumit të 1 dhe 2 mar...
Media të ndryshme thonë se ka zbritur nga malet, dhe ekspe...
Sigurisht e ndoqa me interes dhe përgjegjësi shtesë Konfer...
Nuk e di se si e pse, ndërsa shfletoja nja dy libra kur më...
Dëgjoja një ditë administratorin bullafiq të një gjoja uni...
Mua më tmerron kur shumë prefesorë kanë tmerr nga tekn...
Lexova me shumë vëmendje një peticion të disa akademikëve,...
Në Devollin e punës, aty ku Dritëroi i madh nisi udhën e l...
Përse Amerika e përkrah Edi Ramën? Përse sekretari i s...
Parada e shkurtër e sekretarit të shtetit Antony Blink...
E kam ndjekur me përgjegjësi shtesë intervistën eskluzive,...
Të dashur miq, vizita e sekretarit të Departamentit të Sht...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...