Intervista djallëzore dhe dëshpëruese e Putinit
E kam ndjekur me përgjegjësi shtesë intervistën eskluzive,...

Parada e shkurtër e sekretarit të shtetit Antony Blinken në Tiranë i ka hedhur një dush të ftohtë iluzioneve të tërë atyre opozitarëve që shpresojnë se SHBA nuk mbështet një regjim antidemokratik në Tiranë.
Togfjalëshat, “një udhëheqës i shquar dhe kryeministër shumë i mirë”, në adresë të Edi Ramës, i vunë kapak të gjitha pandehmave, se shefi i qeverisë që korruptoi zyrtarin më të lartë të FBI të rekrutuar ndonjëherë, ishte që prej asaj kohe i padëshëruar për këtë administratë amerikane.
Prej kohësh, mes opozitarëve dhe kritikëve të autokratit shqiptar qarkullonte një bestydni, e shprehur dhe publikisht, se skandali McGonigal e dogji njëherë e mirë Ramën në sytë e zyrtarëve të përtej Atlantikut. Dikush spekulonte se dhe dosja që po heton Dumani ishte direktivë nga Uashingtoni, të tjerë se Blinkeni nuk i kishte dhënë as dorën në OKB, e ndonjë tjetër se lobimi i Sorosit nuk po pinte më ujë.
Jo nuk është kështu. Blinken jo vetëm erdhi në Tiranë, jo vetëm i thuri elozhe Ramës, por mbi të gjitha ai refuzoi të takohet me çdo lloj kundërshtari të tij brenda vendit.

Pra mesazhi i vizitës së tij është i qartë: nëse nuk iu pëlqen Edi Rama, nëse besoni se ai është i korruptuar, nëse këmbëngulni se ai po grabit dhe shpopullon Shqipërinë, mos e llogarisni SHBA-në në betejën kundër tij. Në Uashington vlerësojnë më shumë ndihmën për afganët që u mbetën në derë, pasi nuk e eksportuan dot demokracinë drejt lindjes, bazën e Kuçovës të cilën mund ta përdorin pas muajit të ardhshëm, sesa skrupujt demokratikë të një vendi gjeopolitikisht të papërfillshëm.
Edhe njëherë, idiotët e dobishëm që i besojnë në mënyrë idealiste moralit të hipërfuqisë dhe merakut të saj për mbarëvajtjen demokratike të Shqipëerisë, me siguri që kanë mbetur të zhgënjyer. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Nëse në arenën e madhe globale Blinken mund të lërë ndonjë trashëgimi, në histrorinë e këtij vendi ai do të ngulitet me aktin e non gratas, që përçau në mënyrë të pariparueshme opozitën, duke përmbyllur instalimin e një regjimi autoritar.

Midis këtij akti dhe lavdeve të sotme është një histori e tërë. Aty duhen llogaritur përshëndetja për “fitoren historike” të zgjedhjeve, ende pa dalë rezultati i masakrës elektorale të 2021-shit, kërcënimet për politikanët që manifestonin kundër qeverisë me flamuj amerikanë, urimin për zgjedhjen e gjykatëseve kushtetuese të bregut të Lanës, që më pas Venecia i konsideroi të paligjshme, mbylljen e syve për prishjen e marëveshjes elektorale të 5 qershorit, e deri tek thirrjet për ngrënie bari.
Pra shkurt, nëse regjimi i Ramës është ky që është sot, ai është i tillë edhe falë ‘carta bianca”-s amerikane.
Për këdo që është i ndërgjegjësuar për këtë, vizita tetë orëshe e Antony Blinken nuk përbënte asnjë lajm. Ndërsa të tjerëve, që përkundin ëndrra për Amerikën shpëtimtare, aleatin tonë të madh strategjik, të cilit duhet ti bindemi verbërisht, mbetet një pikëpyetje: A i shpjegojnë ata dot fjalët: “një udhëheqës i shquar dhe kryeministër shumë i mirë”, në adresë të Edi Ramës?
E kam ndjekur me përgjegjësi shtesë intervistën eskluzive,...
Të dashur miq, vizita e sekretarit të Departamentit të Sht...
Më shumë sesa ka vetëvrasje për shkak të ndikimeve nga...
Në PD po ndodh ajo që dukej e pamundur dy vite më parë, ku...
Një nënë e re i dha fund jetës (siç raportohet deri më tan...
Ajo që sot mendohet e pa imagjinueshme, - një ditë pa lajm...
Gjykata së fundmi lëshoi vendimet për dënimet e 2 personav...
Në një vend ku procesi i vendimmarrjes së mazhorancës ...
Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftërat dhe zg...
Të premtojnë revolucionin dhe përmbysjen e regjimit at...
Sigurisht e kam ndjekur me interes të shtuar konfirmimin e...
Intervista e ish-njeriut më të rëndësishëm të qeverisë...
Mendoja se pas atyre që tha ish-zv/kryeministri shqipt...
Shumë reagime të shkruara lexova këto ditë rreth lajmit se...
Shqiptarët nuk janë më të palumturit! I tronditur nga laj...
Në fakt kjo është një metaforë, por që dëshmon e metam...
Në PS nuk ka qetësi. Nën sipërfaqen e lëmuar të unitetit, ...
1- Tani edhe spitalet e shtetit u bënë me lekë. Ç’ka ngelu...
Big Brother sot është një programacion televiziv që ka bër...
Edhe dje, pothuajse si një muaj rresht, "non-grata " v...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...