Irfan Hysenbelliu, mashtruesi që kërkon të dalë kundër shtetit
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...

Ajo që sot mendohet e pa imagjinueshme, - një ditë pa lajme ka ndodhur dikur, diku jo larg prej nesh.
Nëse kthejmë akrepat e orës pas dhe ndalemi: më 15 mars 1857; ditë e dielë; ditë pushimi. Lexuesit e një gazete u ndodhën para një mrekullie.
Në faqen e parë të gazetës italiane “Risorgimento” u shfaq vetëm një fjali: “Sot nuk kemi lajm me vlerë që të meritojë vëmendjen tuaj.”

Kjo fjali ishte dhe lajmi i ditës.
Ndryshe nga sot, atëherë, mungesa e lajmit ishte shkak për të festuar dhe jo për t’u dëshpëruar.
Sot është më lehtë të besosh se do të lësh pas në renditjen e njerëzve më të pasur të planetit Elon Musk-un, se sa të kesh një ditë pa “skandale”, një ditë pa “rrëfime”, një ditë pa “aksidente”, një ditë pa “shpërthime”, një ditë pa “thashetheme”, një ditë pa “spektakël”, një ditë pa “investigime”. Kjo ditë duket si ditë “parajse” mbi tokë. Një ditë që sot nuk guxon ta premtojë as një prift, asnjë hoxhë dhe madje asnjë lider!
Në kaosin e sotëm ku lajm është gjithçka; që nga “lufta në Ukrainë” e deri te “bombat” që shpërthejnë në rrjet nga fotot e modeleve/moderatoreve, që nga psherëtimat e politikanëve e deri te gërhimat e qenve duke parë televizion, një ditë pa lajme duket si ...fundi i botës. Një fund më i tmerrshëm se parashikimet ogurzezë të konspiracionistëve.
Një ditë e zakonshme pushimi (e shtunë ose e dielë) nis me gjerbjen e kafesë dhe me konsumimin në ekran të të “rejave” më të fundit:
“Breaking news”: aksident me biçikletë në Lushnjë!
Lajmi i fundit: Tornado në Honolulu.
Titull kryesor: Lista e dëmshpërblimeve…
FLASH: Sot vendoset e ardhmja e Mbapes.
Plas bomba: Tigri kërcënon…
Shpërthen rrjeti nga të pasmet e ….
Në epokën e komunikimit të menjëhershëm ku çdokush është gazetar vullnetar nuk imagjinohet dot e pamundura: një ditë e qetë. Cunami i ngritur mbi filxhanë kafeje në studio televizive prodhon lëndë të parë për rrjetet sociale dhe ushqim shpirtëror për baret dhe kafenetë. Është dita kur duhet të shohësh “live” deputetët duke shkuar në punë, vipat në big brother duke fjetur gjumë, makinat në trafik dhe zogjtë mbi teleferik.
Dikur- dikur lajmi më i rëndësishëm kumtohej nga tellalli, sot çdokush me një celular në dorë, jep njoftime të rëndësishme si çfarë po ha, çfarë po gatuan, si i ka prerë thonjtë, si duhen larë sytë dhe më e rëndësishmja si duhen fshirë duart dhe si dhe me çfarë duhet ushqyer macja.
Dikur-dikur njerëzit shikonin programe edukative në televizion, sot makabritetet, kronika e zezë dhe banalitetet e kanë kthyer atë që dikur quhej televizion, në terror-vizion.
Në këtë pavion të madh marrëzie ku lajm është gjithçka që të sheh kokërdhoku i syrit dhe shumëçka që të rrok rradakja, një orë pa internet nuk shihet si 60 minuta që ia vlen t’i jetosh, por si një paralajmërim se përpara kemi fundin e botës.
167 vjet më parë, gazeta “Ringjallja” i qetësoi lexuesit e vet me njoftimin se nuk ka ndodhur asgjë që ja vlen për t’i marrë vëmendjen atyre.
Sot beteja për vëmendje e ka lënë pas betejën për të pushtuar vende apo planete të tjera.
Sa kanë ndryshuar kohërat! Në fakt koha nuk ka ndryshuar. Është ajo që ka qenë. Kemi ndryshuar ne. Ose më saktë kanë ndryshuar shijet tona.
E imagjinoni dot, në këtë moment, se çfarë mund të bëjë njeriu një ditë pa “lajme”. Ka shumë të ngjarë të nisë të bëhet primitiv, të flasë me njerëz, të shijojë kafen dhe natyrën dhe larg qoftë të kalojë në veprime aspak dinjitoze si leximi i ndonjë libri apo thjesht të mendojë për diçka apo dikë…
Gjykata së fundmi lëshoi vendimet për dënimet e 2 personav...
Në një vend ku procesi i vendimmarrjes së mazhorancës ...
Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftërat dhe zg...
Të premtojnë revolucionin dhe përmbysjen e regjimit at...
Sigurisht e kam ndjekur me interes të shtuar konfirmimin e...
Intervista e ish-njeriut më të rëndësishëm të qeverisë...
Mendoja se pas atyre që tha ish-zv/kryeministri shqipt...
Shumë reagime të shkruara lexova këto ditë rreth lajmit se...
Shqiptarët nuk janë më të palumturit! I tronditur nga laj...
Në fakt kjo është një metaforë, por që dëshmon e metam...
Në PS nuk ka qetësi. Nën sipërfaqen e lëmuar të unitetit, ...
1- Tani edhe spitalet e shtetit u bënë me lekë. Ç’ka ngelu...
Big Brother sot është një programacion televiziv që ka bër...
Edhe dje, pothuajse si një muaj rresht, "non-grata " v...
Janë mbushur faqet e Web-eve me gjithfarsoj titujsh. Fillo...
Talat Xhaferri është prej nesër kryeministri shqiptar i Ma...
Thonë se çudia më e madhe në Shqipëri nuk zgjat më shu...
Në një të ardhme të afërt operacionet në spitale do i ...
Çështja e McGonigal, afera e ish-zyrtarit të lartë ...
Deputetët e opozitës të bashkuar rreth Gazment Bardhit, du...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...