LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse duhet bërë analiza juridike për rastin Gjici-Kaçi?

9 Shkurt 2024, 11:33, Opinione Juristi

Pse duhet bërë analiza juridike për rastin Gjici-Kaçi?

Gjykata së fundmi lëshoi vendimet për dënimet e 2 personave, Safet Gjicit dhe Alma Kaçit. Njëri u dënua për shpërdorim detyre, tjetra për prostitucion.

Nga këndvështrimi i dispozitave penale te të cilat u referua gjykata, duket sikur këta të 2 nuk janë takuar fare me njëri-tjetrin dhe 2 gjyqet nuk kishin lidhje mes tyre.

Neni 248 i K.Penal, parashikon se: “Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin , që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në shtatë vjet.”

Nga interpretimi i dispozitës arrihet në përfundimin se dispozita ka në fokus marrëdhëniet që kanë të bëjnë me përmbushjen e rregullt të detyrës, zbatimin e ligjeve, rregulloreve dhe urdhrave të dalë në bazë e për zbatim të ligjit, si dhe për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të ligjshme të shtetasve.

Këto marrëdhënie janë vlerësuar nga dispozita si marrëdhënie juridike të rëndësishme, të cilat mbrohen posaçërisht nga legjislacioni penal.

Kjo është një dispozitë që quhet "dispozitë e bardhë". Si e tillë në identifikimin e shkeljes konkrete, rast pas rasti duhet referuar tek akte të tjera ligjore e nënligjore, që normojnë punën e personit që ushtron funksione publike.
Në rastin konkret të Safetit, cilin ligj apo akt nënligjor që rregullon detyrat e Safetit si kryebashkiak, ka shkelur Safeti kur bëri seks në zyrë??

- për ligjvënësin cenimi i atyre marrëdhënieve të shpjeguara në dispozitë, konsiderohet vepër penale e parashikuar si e tillë nga neni 248 i K.Penal dhe jo çdo lajthitje e zyrtarit publik.

Sipas dispozitës që është përdorur për të dënuar Safetin, që të ekzistojë vepra penale duhet që: 

• të ekzistojë objekti i veprës penale, d.m.th. të vërtetohet thyerja e rregullave të vendosura nga aktet ligjore ose nënligjore, që normojnë detyrat e nëpunësit shtetëror apo publik. Pra, përveç dispozitës “Blanket” të Kodit Penal, në çështjen e Safetit duhet të referohet Ligji dhe dispozitat e shkelura nga Safeti kur bëri seks në zyrë. Safeti, ish-kryetar bashkie! Cilën nga detyrat e normuara nga ligji për kryetarin e bashkisë ka shkelur Safeti?
Në çështjen ndaj Safetit, veprimet e Safetit duhet të kenë ardhur në kundërshtim me ndonjë nga dispozitat që normojnë kryerjen e detyrës së kryetarit të bashkisë.

• nga ana objektive duhet që i gjykuari me veprime aktive, ose mosveprime të kundërligjshme duhet të ketë sjellë pasoja në dëm të shtetit ose të shtetasve, të cilat konsistojnë në dëme materiale, financiare, apo shkelje të të drejtave themelore të shtetasve (jeta, shëndeti apo prona e tyre), apo përfitime të padrejta, materiale ose jomateriale për vete apo për persona të tretë.
Si në çdo vepër penale për të marrë në përgjegjësi personin e dyshuar për veprën, duhet patjetër të ekzistojë lidhja shkakësore e drejtpërdrejtë mes veprimit apo mosveprimit të të pandehurit dhe ardhjes së pasojës kriminale që në këtë rast mund të jetë: 

1- dëm ndaj subjekteve të ndryshme fizike dhe juridike apo/dhe shtetit; 

2- përfitime materiale apo jomateriale të padrejta për vete apo për të tretë.

- Nëse ka "shpërdorim detyre" ka dispozita kompetencash të nëpërkëmbura duke nxjerrë akte të kundërligjshme, si dhe ka përfitues nga aktet e kundërligjshme.

- Cili është interesi i shtetasve ose i personave juridikë që është prekur nga seksi i Safetit?

Si dhe sa është dëmtuar ky interes? Dëmi i shkaktuar shtetit nuk mund të jetë çështje morale. Dëmi është një gjë konkrete!
Me logjiken e prokurorisë dëm konkret do na dalë tjetërsimi i destinacionit të zyrës për marrëdhënie seksuale!?
Hajde se po e pranojmë! Por ky tjetërsim është i matshëm! Për të kryer marrëdhënie seksuale në ambient të mbyllur Gjicit do t’i duhej p.sh. një dhomë hoteli dhe atë do ta paguante 2000 deri në 5000 lekë. Gjici paska kursyer lekët e hotelit? Ka përdorur zyrën si dhomë hoteli? Masa e dëmit i bie sa lekët që kurseu për dhomë hoteli.

- Nëse shohim dëmin e shkaktuar nga ngjarja (akti seksual), pasurise se tundshme te Bashkis, ky dëm eshte i pamatshëm.
Safeti s'i ka dhënë as kafe asaj çupës. Edhe kafen e kishte me vete ajo!

- Nëse bëjmë analizë të kundërt!
D.m.th. analizën me dëmin që ka pësuar shteti nga përfitimi i Safetit!
Safeti ka marrë shërbim seksual pa paguar kundërvlerën (5.000 lekë) për shërbimin.
(Sido që ta masësh "dëmi" nuk e kalon 5.000 lekëshin). Por vështirë se shteti i kishte kalkuluar si shërbime ndaj bashkisë "shërbimet seksuale të Almës" dhe këto shërbime i aneksoi Safeti duke mos e lënë bashkinë të çiftëzohej me Almën!!!

- Vendimin mund ta analizojmë po të doni edhe nga këndvështrimi i Alma Kaçit.

Alma Kaçi dënohet për prostitucion! Ajo nuk është prostitutë! Mund ta quajmë grua të përdalë, por ajo nuk ofron seks kundrejt shpërblimit, si profesion. Alma Kaçi nuk ka shkuar në zyrën e Gjicit si prostitutë, për prostitucion. Ka shkuar që të kryejë seks dhe të filmojë aktin.

Si ka mundësi që gjykata ka MANIPULUAR NGJARJEN???

Dhe nuk dënon Alma Kaçin për motivin e vërtetë për të cilin ajo ka kryer!? Të gjitha shpjegimet e Kaçit, tregojnë se ajo donte videon. Nuk donte 5.000 lekëshin për seksin! Si fshihet thelbi i hetimit penal? Ka dispozitë penale për shantazhin. E cila në rastin e Safetit është kryer në bashkëpunim. I mbetur në tentativë.

-Nga ana tjetër, vepra penale e prostitucionit ka gjithmonë 2 ose më shumë persona si të përfshirë. Nëse ka "ushtrim prostitucioni", ka "shfrytëzim prostitucioni"... ose edhe "tutor".

Ku janë këta të tjerët? Nëse Alma kur u seks me Safetin ishte "prostitutë", atëherë Safeti që seksi Almën duhet të dënohej si "shfrytëzues prostitucioni". Por këtë shfrytëzim nuk e ka bërë, (nuk e bënte dot) duke shkelur ligjin që rregullon funksionet si kryebashkiak. Nëse gjykata thotë që Safeti në këtë rast ka shpërdoruar detyrën, duhet të na lexonte nenin që i ndalon Safetit si kryebashkiak të bëjë seks në zyrë. Safeti nuk mund të ketë shpërdoruar detyrën duke shfrytëzuar prostitucionin. Sepse shfrytëzimi i prostitucionit është vepër penale më vete e Kodit Penal.

Dhe dispozita e nenit 248 thotë "...konsiderohet shpërdorim detyre.....kur nuk përbën vepër tjetër penale..."
Nga ana tjetër Alma s'ka shkuar në zyrën e Safetit si prostitutë dhe Safeti nuk e ka pritur në zyrë si të tillë!

- Nëse Safeti ka shkelur kodin etik te bashkisë (nëse ka Bashkia e Kukësit kod etike), Gjykata duhet të kishte administruar atë Kod dhe të shihte sanksionin për shkelje të atij Kodi. Se jo çdo veprim që vjen në kundërshtim me përmbysjen e rregullt të detyrës është vepër penale.

Nëse drejtësia e re ka bërë lëmsh një çështje kaq të thjeshtë dhe kaq banale sa kjo, imagjinoni pak se në çfarë çorbe do t’u duhet shqiptarëve të kërkojnë drejtësi këtej e tutje./CNA 

21:22 Opinione Ilir Levonja

Robotët në spitale

Në një të ardhme të afërt operacionet në spitale do i ...

Lajmet e fundit nga