Robotët në spitale
Në një të ardhme të afërt operacionet në spitale do i ...

Thonë se çudia më e madhe në Shqipëri nuk zgjat më shumë se tre ditë. Kështu ndodhi dhe me rastin e Sokol Sadushit, aktualisht, kryetar i Gjykatës së Lartë.
Fotoja e tij krah eksponentëve të lartë të Partisë Socialiste me simbolin e komunizmit të lidhur në fyt, bëri lajm për keq në dy apo tre portale dhe ashtu siç ndodh rëndom, lajmi zuri lajmin dhe u harrua.
Ajo çfarë bie në sy është se asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk reaguan. Nuk reagoi Presidenti. Nuk reagoi Parlamenti. Nuk reagoi KLGJ( Këshilli i Lartë i Drejtësisë). Nuk reagoi ILD(Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë).
Nuk reaguan as partitë politike shqiptare( me përjashtim të PD-Rithemelimi), bile as partitë “ reaksionare” të spektrit të djathtë si partia e Ballit Kombëtar, Legalitetit etj.
Të gjitha mediat kombëtare e kaluan në heshtje të plotë, megjithëse lajmi në fjalë shkërrmoqte shpresën e shqiptarëve tek drejtësia e re,për të cilën shpresuan thuajse një dekadë.
U shpenzuan dhe shpenzohen qindra milion euro të vjela nga taksat, fukarallëku dhe skamja e shqiptarëve.
Shfaqja arrogante në foto e Sadushit, ishte një termet i fortë për shpresën e tyre se drejtësia e re do zgjidhte padrejtësitë e bëra në emër të drejtësisë për vite e vite të tëra.
Heshtja e institucioneve ,memecëria e mediave dhe politikës ka të bëjë me disa faktorë:
Së pari,droja, frustimi se mos ndoshta duke demaskuar Sadushin do të na etiketojnë si kundërshtarë të reformës në drejtësi.
Së dyti, një pjesë e krerëve të partive dhe drejtuesve të mediave “kanë ca halle” dhe nuk duhet ta prishim me të se të bën gjëmën.
Së treti, disa krerë të institucioneve kushtetuese, janë propozuar nga vetë Sadushi ,si miq apo lidhje familjare e politike e ngushtë e tij.
Në mungesë dhe heshtje të plotë të institucioneve, qetësinë e prishi vetë Sokoli.
Nuk kërkoi ndjesë por me arrogancë na përshkroi historinë e luftës, sikur edhe lirinë që gëzojmë sot e gëzojmë nga Ai dhe paraardhësit e tij.
Kur flet dhe shkruan Sadushi, të gjitha institucionet duhet të heshtin. Duhet të heshtin edhe në rastet kur shkruan vendime politike në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën.
Institucionet duhet të heshtin dhe ta miratojnë pasi askush nuk duhet ti bjerë në sy për keq “babait” të drejtësisë së re shqiptare.
Vendimet e tij janë të pa kundërshtueshme për të gjitha instancat e gjyqësorit, pavarësisht se ato bien ndesh me ligjet, parimet e të drejtave të njeriut,konventat ndërkombëtare dhe vendimet e GJEDNJ.
Nëse i bie ndesh bindjeve të Sadushit apo vendimeve të tij, Ai, është në gjëndje të influencojë dhe ka vendosur kontroll të plotë në gjithë hallkat e drejtësisë.
Ndaj vetë ekspozimi i Sadushit ,arrogant,për krah politikanëve të lartë socialistë në një aktivitet politik e cënon rëndë besimin tek institucioni.
Tek institucioni më i rëndësishëm i drejtësisë në vënd, tek kryetari i Gjykatës së Lartë.
Është një akt që bie ndesh me ligjin dhe etikën e gjyqtarit. Është një akt që ka dëmtuar rëndë besimin ,shpresën dhe paanësinë e drejtësisë së re.
Marrja e masave ndaj tij dhe çdo gjyqtari që shkel ligjin dhe kodin e etikës është detyrë e institucioneve.
Heshtja e këtyre të fundit është një lajm i keq. Mbi të gjitha është lajm i keq për shqiptarët që presin rezultate nga reforma në drejtësi.
Nga drejtësia e re cila është kompromentuar rëndë nga kryetari i Gjykatës së Lartë ,institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë dhe krye ekspertit të kësaj reforme.
Nxjerra e tij jashtë rradhëve të saj ,do të ishte një ogur i mirë për drejtësinë e re shqiptare , do të ishte një dritë e vogël shprese, rritje e besimit në popull se fundja ky vënd bëhet, ky vënd nuk duhet të braktiset siç po ndodh, se drejtësia më në fund po funksionon jashtë kapjes dhe përdorimit nga politika.
Largimi i Sadushit dhe Sadushëve nga sistemi i drejtësisë do u jepte shpresë pronarëve se mund të marrin pronën e tyre të trashëguar, do tu jepte shpresë të persekutuarve se drejtësia shqiptare më në fund është e barabartë dhe për ta.
Do tu jepte shpresë së fundmi edhe të persekutuarve të rinj politikë, të nxjerrë forcërisht nga institucionet shtetërore të përfitojnë ato të drejta që u jep ligji por u a mohojnë Sadushët.
Fundja,largimi i Sadushit nga sistemi i drejtësisë nuk i shkakton atij dëm kolateral pasi ,vetëm pensionin ja ka caktuar vehtes aq sa është paga e një deputeti sot.
Të shkojë dhe të gëzojë edhe pasuritë miliona euro, të cilat, gruaja e tij nuk i justifikoi dot në veting dhe prapë nuk i hyri gjëmb në këmbë.
Vetëm pasi të mos jetë më pjesë e sistemit gjyqësor, Sadushi, mund të marrë pjesë në aktivitetet politike të organizuara nga partia e tij, përkrah miqve të tij politikanë.
Nga largimi i Sadushit dhe Sadushëve prej sistemit të drejtësisë, ata që fitojnë janë shqiptarët, të cilët kanë humbur çdo shpresë se drejtësia në këtë vënd do bëhet./ CNA
Në një të ardhme të afërt operacionet në spitale do i ...
Çështja e McGonigal, afera e ish-zyrtarit të lartë ...
Deputetët e opozitës të bashkuar rreth Gazment Bardhit, du...
Dokumentat e reja, të botuara nga shqyrtimi që Zëri i ...
Me kapacitetin e ekspertit për Sigurinë Kombëtare, Raj...
Zhvillimi i inteligjencës artificiale është padyshim një k...
Sa herë vjen kjo datë, shpërthen një dhunë-zhurmë mediatik...
Shumë nga shqiptarët treguan indinjatë me presidentin për ...
Kam marrë pjesë në të gjitha votimet që janë zhvilluar...
Ajo që ndodhi sot në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj-G...
Edi Rama mund të ankohet sa të dojë lartë e poshtë, pë...
Në vitin 1989, në ekranin e vetëm shqiptar, RTSH, shik...
Në kohën kur 1+1 nuk është më e sigurt nëse bëjnë dy a...
Në regjimin e diktatorit, tej viteve 90-të, kishte dis...
Selitë kryesore diplomatike në Tiranë kanë reaguar në ...
Qekur, veziri i madh Tao i kishte mbushur mendjen Babos se...
Dikur, para shumë vitesh, nga Çmendina e Qytetit tonë u ar...
Një ditë, një burrë hyri në një dyqan me gjëra antike dhe ...
Më duhet ta pranoj se më janë ngjallur shpresat. Prej...
Nuk është e habitshme aspak se si një lumë komentesh,s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...