GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...

Sa herë vjen kjo datë, shpërthen një dhunë-zhurmë mediatike, produkt i një propagande të shfrenuar dhe histerike.
Gjithçka fokusohet tek pasoja fundore e kësaj ngjarjeje, duke lënë me qëllim jashtë vëmendjes shkakun, thelbin dhe dinamikën që prodhoi 21 Janarin e që ngjarja të mbesë e izoluar në përjetimin emocional (të drejtë) të humbjes së katër jetëve.
Është një shtrembërim i të vërtetave që mbështetet në teknologjinë e propagandës thërrmuese e jo në fakte.
Dhuna që prodhohet sot ndaj 21 Janarit, është ekuivalente me atë dhunë që u dëshmua nga organizuesit e saj politikë atë ditë.
Ndërkohë shkaku e thelbi i ngjarjes është i qartë dhe i dukshëm. 21 Janari nuk ishte protestë, siç e retushojnë sot e dje grafomanët politikë e mediet servile. Nuk ishte protestë e thjeshtë që rastësisht u shndërrua në tragjedi.
21 Janari ishte tentativë e përmbysjes së rendit kushtetues me dhunë dhe marrje pushteti e paralajmëruar po me dhunë.
Ai si i tillë u përgatit, u paralajmërua dhe u financua nga njerëz tashmë në pushtet, pushtet të cilin kërkuan që atëherë ta merrnin e mbanin me dhunë, në krye të cilëve qëndron Edvin Rama.
Kush ishte i dëshiruar për viktima?
21 Janari u pararend dhe u paralajmërua si ngjarje e përgjakshme nga vetë organizuesit. Rama vetë në prononcimet e tij deklaronte domosdoshmërinë e pasjes së viktimave. Dhe zinxhiri politik i tij përfshirë mediet pranë tij, ngrinte lart retorikën e një dhune të domosdoshme. Ndërsa organizuesit pajisën dhe financuan çdo detaj për ta derdhur turmën drejt policisë e për të pushtuar Kryeministrinë.
Rama i dërgoi njerëzit para Kryeministrisë që t’i vriste jo t’i drejtonte në një protestë politike. Suksesi i Ramës për atë ditë u barazua me dy fjalë: gjak dhe viktima. Kjo ishte dëshira e tij, por mbi të gjitha qëllimi i tij.
Rama ia arriti këtij qëllimi me format dhe mënyrat që dihen. Madje duke përdorur dhe grupin e zjarrit të gardës drejtuesin e së cilit e dekoroi politikisht, deri në Kryetar Bashkie. Dhe poshtërsisht këtë qëllim, vazhdon ta përdorë me të njëjtën dhunë, duke u munduar të fshehë rolin e përgjegjësinë penale të vetën ndaj kësaj ngjarje.
Aspak i interesuari për pasojat me jetë të kësaj ngjarje, ishte Kryeministri Sali Berisha. Kjo dhe në planin njerëzor, por dhe politik. Çdo degradim i ngjarjes do ishte një minus për qeverisjen e tij dhe ai bëri gjithçka që kjo të mos ndodhte.
Ai ishte personi më i largët i pasojave të kësaj ngjarje për faktin e thjeshtë se mbrojtja e institucioneve shtetërore bëhet pavarësisht vullnetit të tij, nga organet e përcaktuara ligjërisht. Retorika ndaj Sali Berishës është krejt boshe dhe e pavlerë.
Kush duhet të mbajë përgjegjësi për ngjarjen?
Moralisht për njerëzit që i merr për arsye politike mban përgjegjësi ai që i thërret. Këtu s’ka asnjë mëdyshje. Viktimat i përdori si mish për top ai që sot e gjithë këto vite teatron sikur i dhemb. Përgjegjësinë e ka njeriu që e ndërtoi pushtetin e vet mbi fatkeqësinë e katër familjeve që i keqpërdori atë ditë dhe vazhdon t’i keqpërdorë për qëllimet e tij të ulta politike e për të akuzuar pa asnjë bazë kundërshtarin e tij politik.
Juridikisht: Akuza e ngjarjes është e thjeshtë: Permbysje e rendit kushtetues me dhunë me autor Edvin Ramën.
Përgjegjësitë e tejkalimit të kompetencave nga garda janë marrë dhe janë konsumuar në një proces të ezaurur.
Ngelet vetëm pika e kontaktit e Ramës, jo e vetme, në grupin e zjarrit, aktiviteti i së cilit e të cilëve mbart shumë pikëpyetje.
Hiqeni vellon e emocionalitetit dhe dhunën ndaj 21 Janarit, sepse qartazi dhunën dhe pasojat e dhunshme i prodhoi tentativa e Ramës për të marrë pushtetin me dhunë! SPAK të marrë Ramën të pandehur për 21 Janarin!/CNA
Shumë nga shqiptarët treguan indinjatë me presidentin për ...
Kam marrë pjesë në të gjitha votimet që janë zhvilluar...
Ajo që ndodhi sot në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj-G...
Edi Rama mund të ankohet sa të dojë lartë e poshtë, pë...
Në vitin 1989, në ekranin e vetëm shqiptar, RTSH, shik...
Në kohën kur 1+1 nuk është më e sigurt nëse bëjnë dy a...
Në regjimin e diktatorit, tej viteve 90-të, kishte dis...
Selitë kryesore diplomatike në Tiranë kanë reaguar në ...
Qekur, veziri i madh Tao i kishte mbushur mendjen Babos se...
Dikur, para shumë vitesh, nga Çmendina e Qytetit tonë u ar...
Një ditë, një burrë hyri në një dyqan me gjëra antike dhe ...
Më duhet ta pranoj se më janë ngjallur shpresat. Prej...
Nuk është e habitshme aspak se si një lumë komentesh,s...
Kryeministri i Shqipërisë është i implikuar drejtpërsë...
Pretenca e prokurorëve të Kolumbias për skandalin McGo...
Zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit për “FokusTV” më tha...
Vetëvrasja me helmin fostoksinë e Bedrie Lokës, gruas,...
Në një natë magjike në fushën e futbollit, Armando Bro...
Leonardi që në mëngjes u ngul te kolltuku i salloni...
Letër që e shkruaj çdo 6 janar këtu e 26 vite I dashur Av...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...