Sadushët dhe Drejtësia e Re
Thonë se çudia më e madhe në Shqipëri nuk zgjat më shu...

Talat Xhaferri është prej nesër kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut për një periudhë kalimtare deri në zgjedhjet e reja.
Rëndësia e tij si kryeministër i parë shqiptar nuk është thjesht simbolike, por është arritja më përmbajtjesore e shqiptarëve në kontributin e tyre për ta bërë Maqedoninë e Veriut një shtet evropian.
Beteja e shqiptarëve për të drejtat e tyre ka ndjekur një kalvar të mundimshëm prej vitit 1991, kur u shpall pavarësia e Maqedonisë. Ata janë përballur në këto 32 vjet me një betejë të përhershme për defaktorizimin e tyre, jo vetëm nga faktori nacionalist maqedonas, por herë-herë dhe nga Shqipëria e së fundmi nga Kosova.
Ndërhyrja brutale e Sali Berishës në vitin 1993-1994, kundër Partisë së Prosperitetit Demokratik, i dobësoi ata dhe i bëri të parëndësishëm për palën maqedonase. Vetëm pas luftës së vitit 2001 ata arritën përmes Marrëveshjes së Ohrit të fitojnë statusin e pakicës shtetformuese dhe të drejtave kushtetuese në vend, realizmi i të cilave vazhdon të mbetet një sfidë e vështirë.
Shqiptarët luajtën rol kyç që Maqedonia e Veriut të kërkonte anëtarësimin në NATO dhe ta arrinte atë. Shqiptarët ishin po ashtu një argument politik pse Maqedonia e Veriut duhet të anëtarësohet në BE.
Nacionalizmi maqedonas, i cili herë shfaqet si racizëm serb e herë si nacionalizëm i vjetër bullgar, sa herë niset për luftë, luftën e ka vetëm me shqiptarët.
Për këtë arsye shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë garancia nëse Maqedonia e Veriut do të jetë properëndimore apo jo. Dhe ata janë garant kur janë të rëndësishëm.
Nëse rëndësia e tyre politike bie, fati i tyre dhe fati perëndimor i Maqedonisë së Veriut është në dorë të nacionalistëve serbo-bullgarë, të shpërndarë në të dyja blloqet politike.
Në zgjedhjet e fundit, Maqedonia i mbijetoi krusit proevropian falë faktorizimit të shqiptarëve dhe rolit pozitiv të Tiranës në këtë drejtim. Bashkimi i faktorëve shqiptarë nga Tirana bëri që ata të ishin vendimtarë në krijimin e qeverisë që ruajti kursin e saj properëndimor, duke bërë një marrëveshje, e cila perëndon dhe me kryeministër shqiptar.
Zgjedhjet e reja e kanë risjellë këtë sfidë sërish për shqiptarët.
Opozita nacionaliste e VMRO-së është sipas sondazheve parti e parë dhe mund të bëhet fituesja e zgjedhjeve, duke shkatërruar partinë e majtë në pushtet, në koalicion me shqiptarët.
Për këtë arsye maksimizimi i votave të faktorit shqiptar, nuk duhet për ideologji, as për të ruajtur pushtetin e sotëm, por për të qenë vendimtar në krijimin e qeverisë së re.
Maksimalizimi i votave bëhet vetëm nëse gjithë faktorët politikë shqiptarë janë brenda një koalicioni, çka e mundëson sistemi elektoral i Maqedonisë së Veriut. Si të tillë ata marrin maksimumin e mandateve dhe kështu mund të kushtëzojnë çdo tendencë të re në Maqedoni, kundër shqiptarëve.
Ky koalicion deri tani është ende i rrezikuar nga ndërhyrja e Albin Kurtit në Maqedoni dhe përkrahja e tij për Partinë Besa dhe disa disidentë të Ali Ahmetit dhe Aleancës për Shqiptarët.
Kjo ndërhyrje e Albin Kurtit dhe mbështetja e tij që ata të sfidojnë Ali Ahmetin dhe partitë e tjera shqiptare, zvogëlon mandatet e shqiptarëve dhe i jep mundësi fituesit të radhës së zgjedhjeve, sidomos nacionalistëve pro-bullgarë, të bëjnë lehtë qeverinë duke futur Maqedoninë e Verit në një rrugë të panjohur dhe plot rreziqe për shqiptarët.
Kurorëzimi i sotëm i Talat Xhaferrit si kryeministër i Maqedonisë se Veriut, është fryt i përpjekjeve për bashkimin e shqiptarëve katër vjet më parë, por kjo është një fitore simbolike.
Fitorja reale është që shqiptarët ta diktojnë kursin properëndimor të Maqedonisë së Veriut me mandatet e tyre parlamentare. Dhe kushdo që lufton për të kundërtën, lufton për nacionalizmin maqedonas. Më qartë lufton kundër shqiptarëve.
Thonë se çudia më e madhe në Shqipëri nuk zgjat më shu...
Në një të ardhme të afërt operacionet në spitale do i ...
Çështja e McGonigal, afera e ish-zyrtarit të lartë ...
Deputetët e opozitës të bashkuar rreth Gazment Bardhit, du...
Dokumentat e reja, të botuara nga shqyrtimi që Zëri i ...
Me kapacitetin e ekspertit për Sigurinë Kombëtare, Raj...
Zhvillimi i inteligjencës artificiale është padyshim një k...
Sa herë vjen kjo datë, shpërthen një dhunë-zhurmë mediatik...
Shumë nga shqiptarët treguan indinjatë me presidentin për ...
Kam marrë pjesë në të gjitha votimet që janë zhvilluar...
Ajo që ndodhi sot në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj-G...
Edi Rama mund të ankohet sa të dojë lartë e poshtë, pë...
Në vitin 1989, në ekranin e vetëm shqiptar, RTSH, shik...
Në kohën kur 1+1 nuk është më e sigurt nëse bëjnë dy a...
Në regjimin e diktatorit, tej viteve 90-të, kishte dis...
Selitë kryesore diplomatike në Tiranë kanë reaguar në ...
Qekur, veziri i madh Tao i kishte mbushur mendjen Babos se...
Dikur, para shumë vitesh, nga Çmendina e Qytetit tonë u ar...
Një ditë, një burrë hyri në një dyqan me gjëra antike dhe ...
Më duhet ta pranoj se më janë ngjallur shpresat. Prej...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...