Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Të dashur miq, vizita e sekretarit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, për çdo vend dhe për më tepër për Shqipërinë, është një eveniment shumë i rëndësishëm, sidomos në këtë periudhë të trazuar për botën dhe rajonin tonë.
Partia Demokratike, promotore kryesore e bashkëpunimit dhe miqësisë midis Shqipërisë dhe Shtetve të Bashkuara këto 33 vite, e cila futi zyrtarisht Shqipërinë në NATO, një dekadë e gjysmë më parë, lokomotivë kryesore e proceseve integruese të Shqipërise në BE, mbetet e vendosur të mbështesë e palëkundur, sikundër deri sot, bashkëpunimin dhe miqësinë midis dy vendeve tona dhe çdo përpjekje në kuadrin e NATO-s, por edhe në rrafshin bilateral të SHBA-së për paqen e sigurinë në rajon, Evropë dhe më gjerë. Të dashur miq, vizita e sotme e Sekretarit Blinken është vizita e 6-të e një Sekretari të Shtetit në Shqipëri.
Por kjo është e para vizitë e një sekretari shteti, pas 33 vitesh pluralizëm, që fatkeqësisht të paktën në protokoll ka takime vetëm me partinë-shtet.
Kjo për shkak të dhunimit masiv të votës nga qeveria, sot si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit, 95% e të gjithë zyrtarëve të lartë të emëruar apo të zgjedhur i përkasin partisë-shtet të Edi Ramës.
Së dyti, Edi Rama, aktualisht kryeministri më i korruptuar në Evropë, për të vënë në kontroll opozitën në një super Watergate të këtij shekulli, korruptoi shefin e kundërzbulimit të FBI në New York, Charles McGonigal, dhe i pagoi atij së paku 225 mijë dollarë për të manipuluar dosje kundër opozitës shqiptare. Dokumentet dëshmojnë se përveç McGonigal, Louis Bladel, Marko Rossini, Edi Rama dhe mentori i tij George Soros lobuan fort për shpalljen time "non grata", pa prova, për korrupsion domethënës, 8 vite pasi kisha dhënë dorëheqjen nga çdo funksion.
Ata e bënë këtë me qëllimin e vetëm që të shuanin zërat që denonconin fuqishëm megaaferat korruptive të Edi Ramës, lidhjet e tij të tmerrshme me krimin në Shqipëri, rajon deri te bosët shqiptarë të Sinaloa-s në Meksikë, por edhe denoncimin e mbështetjes nga Edi Rama të projekteve serbo-ruse në rajon si ndryshimi i kufijve dhe de facto ndarja e Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërisë.
Ata e bënë këtë se ne kundërshtuam me forcë projektin e Ballkanit të Hapur që mbështetet haptazi nga Sergei Lavrov dhe po kaq haptazi nga Aleksis Soros si dhe mbrojtjen hapur të Beogradit nga ana e tij në samite ndërkombëtare për mosrespektimin e sanksioneve të NATO-s dhe BE-së ndaj Rusisë. Por me këtë rast dua t’ju garnatoj miq se ashtu sikundër kam shkruar në letrën time drejtuar Sekretarit Blinken në maj të vitit 2021 se në momentin kur qeveria e SHBA-së, agjencitë e saj apo të çdo vendi tjetër do paraqesin një provë apo dokument të vetëm për të faktuar korrupsionin tim, Sali Berisha largohet perfundimisht nga politika.
E vërteta është se pas tri vitesh hetime intensive e të shumanshme, qeveria, drejtësia e kontrolluar prej saj dhe askush tjetër nuk kanë gjetur dot asnjë provë, fakt apo dokument që të fajësojnë Sali Berishën, ndaj dhe unë jam sot me urdhër politik të Edi Ramës, si asnjë lider tjetër opozite, nën arrest, por pa asnjë akuzë dhe me një proces në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve shqiptare, por edhe të Konventave Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut!
Jam sot me urdhër politik në arrest shtëpie si person në hetim sepse dhëndri im, Jamarbër Malltezi, si njeri nga 510 mijë qytetarë shqiptarë që në vitet 2006-2021 kanë marrë në total me kthim dhe kompensim 1 miliardë e 577 milionë e 400 mijë m2 tokë ka marrë dhe ai në përputhje të plotë me ligjin 410 m2 tokë të familjes së tij të konfiskuar nga regjimi komunist 60 vite më parë.
Monizmi në Shqipëri është i instaluar edhe sepse Edi Rama prej shumë kohësh u mohon 43 deputetëve të opozitës në Parlament të drejtat themelore kushtetuese. Ai nuk pranon krijmin e komisioneve hetimore parlamentare për megaaferat e tij të mëdha korruptive, PPP e tij. Dubai City-n e Durrësit, Parkun e Butrintit, për superkandalin e Rama-McGonigal për të cilin ka një gjyq nesër në Washington.
Ai nuk pranon përfaqësuesit e tyre të zgjedhur në komisionet parlamentare dhe me kontrollin e tij të rreptë mbi drejtësinë dhe urdhër publik të tij mban në arrest shtëpie pa akuzë liderin e partisë më të madhe opozitare duke shndërruar Shqipërinë, vendin anëtar të NATO-s, në Ugandë apo Tunizinë e Evropës.
Me këtë akt Edi Rama vazhdon traditën e babait të tij biologjik, ish-zëvendësit të diktatorit Ramiz Alia që firmoste në gusht të vitit 1988 ekzekutimin e fundit politik në gjithë Evropën Lindore, varjen në litar si kundërshtar politik të poetit disident Havzi Nela. Për gjithë këto dua të garantoj shqiptarët dhe miqtë e Shqipërisë në SHBA dhe kudo në botë se opozita shqiptare është sot më e vendosur së kurrë të rivendosë zgjedhjet e lira dhe pluralizmin politik në Shqipëri bazuar pikërisht mbi vlerat e lirisë për të cilat sekretari James Baker foli para 200 mijë shqiptareve 33 vjet më parë./CNA
Më shumë sesa ka vetëvrasje për shkak të ndikimeve nga...
Në PD po ndodh ajo që dukej e pamundur dy vite më parë, ku...
Një nënë e re i dha fund jetës (siç raportohet deri më tan...
Ajo që sot mendohet e pa imagjinueshme, - një ditë pa lajm...
Gjykata së fundmi lëshoi vendimet për dënimet e 2 personav...
Në një vend ku procesi i vendimmarrjes së mazhorancës ...
Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftërat dhe zg...
Të premtojnë revolucionin dhe përmbysjen e regjimit at...
Sigurisht e kam ndjekur me interes të shtuar konfirmimin e...
Intervista e ish-njeriut më të rëndësishëm të qeverisë...
Mendoja se pas atyre që tha ish-zv/kryeministri shqipt...
Shumë reagime të shkruara lexova këto ditë rreth lajmit se...
Shqiptarët nuk janë më të palumturit! I tronditur nga laj...
Në fakt kjo është një metaforë, por që dëshmon e metam...
Në PS nuk ka qetësi. Nën sipërfaqen e lëmuar të unitetit, ...
1- Tani edhe spitalet e shtetit u bënë me lekë. Ç’ka ngelu...
Big Brother sot është një programacion televiziv që ka bër...
Edhe dje, pothuajse si një muaj rresht, "non-grata " v...
Janë mbushur faqet e Web-eve me gjithfarsoj titujsh. Fillo...
Talat Xhaferri është prej nesër kryeministri shqiptar i Ma...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...