LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tagrat e Vulës së "ëë Gazit"

3 Prill 2024, 14:21, Editorial Elvi FUNDO
Tagrat e Vulës së "ëë Gazit"
Gazment Bardhi

"U kthyem në ëë Kuvend sepse më ë morën në ëë telefon ca ndërkombë ë tarë"

Gazi qenka kthyer në Kuvend se e paskan marrë në telefon ca ndërkombëtarë!

Kjo është fjalia më e freskët e Gazit.

Kush janë ndërkombëtarët që kanë folur me Gazin, çfarë gjuhe flasin dhe pse rrinë fshehur dhe e paskan për turp të dalin e të pranojnë që kanë folur me Gazin, këtë e di vetëm Gazi?

Por Gazi do që ne të besojmë që për shkak të tagreve që Gazi ka, e paskan marrë fshehurazi në telefon ca ndërkombëtarë dhe pas kësaj Gazi përdori tagret që ka dhe e urdhëroi grupin e deputetëve që të kthehen në Kuvend pasi u pastroi me dorën e vet xhepat nga shashkat, bilbilat dhe fishekzjarret.

Gazi ky!

Me siguri do jenë të njëjtët ndërkombëtarë për të cilët edhe Luli tha para ca javësh se kishin negociuar që Luli, nëpërmjet Enkelejdit, të kthehej në komisionin e Reformës Zgjedhore.

Edhe Lulit ndërkombëtarët ia mbushnin mendjen gjithmonë!

Tani paskan filluar me Gazin këta ndërkombëtarët!

Por ka një detaj që nuk duhet të na shpëtojë. Luli nuk e hap më atë muhabetin e Vulës. Diç nuhat Luli kur shikon xhirot e Gazit!

Nëse ndjek ligjërimin e mbushur me shumë "ëëë" të Gazit, kur Gazi ndenji te Luli, "ëëë vula e PD-së i takonte Lulit".

Kur Gazi shkruante letrat që firmoste Enkelejdi, "ëë vula i takonte ëë Enkelejdit".

Kur Gazi shkoi poshtë ballkonit, "vula ëë i takonte ëë Berishës".

D.m.th. sipas Gazit vula ndjek prapanicën e Gazit. Ku ulet Gazi, ulet dhe ëë Vula!

Dhe këtë shëtitje me tagrin e Vulës në prapanicë, Gazi e quan "ëë bashkim".

Është e qartë pse Gazi nuk ka as cipë, as turp, sepse Gazi nuk ka asnjeri nga pas përveç ndjesisë që ka një vulë të ngjitur në prapanicë. Ndaj ngre duart përpjetë me letra mbushur dhe i tund duke u përpjekur që të paktën të trashë zërin.

Prandaj hardiset sa në një anë në tjetrën i bindur se gudulisja që ndien i jep tagrin e liderit të padiskutueshëm.

Shikoni Gazin, dëgjojeni kur flet dhe do e kuptoni se ç'po heq vula e PD-së. Dhe bashkë me të demokratët e lënë rrugëve.

11:20 Editorial Elvi FUNDO

Skulptori i Rilindjes

Në filmin “Zonja nga Qyteti”, një nga ikonat e Kinostu...

Lajmet e fundit nga