
Nuk e bën se ka frikë, nuk e bën sepse i di zullumet që ka bërë, është fjalia e parë që të thotë çdo njeri kur e pyet pse Erion Veliaj ka frikë të marrë përgjegjësinë e hajdutërive në bashkinë e Tiranës.
Veliaj nuk bën dot as veprimin e Ilir Metës, që doli me video, me zë dhe figurë, “700, 700” dhe dha dorëheqjen, jo më të shkojë te standardi i Ilir Rusmajlit.
Kryebashkiakut i janë kapur gafil me presh në dorë, me miliona euro tenderë, vjedhje dhe abuzime edhe drejtorët e tij. Dhe ato deklarimet për 160 mijë vota në Tiranë, mjafton t’ju dalë përballë atyre socialistëve që e kanë votuar dhe e shikon sa pështyma neverie do marrë. Drejtorët hajdutë i ka emëruar ai, i ka mbështetur ai, i ka qarkulluar ai, i ka ngritur në detyrë ai dhe emrin shefi i tyre e ka Erion Veliaj. Dhe nuk është një, por janë disa. Janë mbi 10 persona, të gjithë drejtorë në Bashkinë e Tiranës, të gjithë hajdutë, të gjithë nën hetim, disa pas prangave, disa jo.

Sepse është një frikacak që do të fshihet pas mantelit të socialistëve duke thënë unë jam një socialist i vitit 2024. Në fakt, Erion Veliaj është një MJAFT-ist i vitit 2004, kur bënte protesta bashkë me Flamur Nokën dhe Sali Berishën kundër Fatos Nanos dhe socialistëve duke investuar që ata të kalonin në opozitë. Erion Veliaj është një 99-ç dhe MJAFT-ist që e provoi veten në garë në vitin 2009 dhe e pa sa vota mori. Por në 2013-ën shkoi te socialistët për të marrë pushtet si ministër dhe si kryetar bashkie për t’u dhënë atyre damkën e hajdutit.
Prandaj ai nuk jep dorëheqjen se do t’i përdorë socialistët si mburojë për të shpëtuar nga drejtësia. Për të shpëtuar nga drejtësia sa të mundet edhe drejtorët e tij, të cilët përveç shumë akuzave pritet të kenë dy a më shumë çështje ku janë përfshirë edhe në finale, në përfundim ata kanë lënë fëmijët rrugëve, familjarët e tyre. Pse? Sepse kanë qenë pjesë e skemave dhe kanë zbatuar skema korrupsioni.
Dikush dhe pa asnjë përgjegjësi është përballë drejtësisë, mund të bëjë burgun, por Erion Veliaj nuk ka burrërinë të japë dorëheqjen dhe të shkojë ai përpara drejtësisë, t’i shfajësojë kolegët e tij. Por kërkon të fshihet pas mantelit të socialistëve dhe nuk vendos dot një standard brenda PS-së, një 99-ç dhe një MJAFT-ist si Erion Veliaj.

Nuk mundet kurrë të vendosë standarde politike, një njeri i tillë pa shtyllë kurrizore politike, i cili përtej parimit “armikun mbaje afër për të njohur se çfarë bën” duhet të mësojë se është thjesht dhe vetëm kreu i një organizate hajdutësh në Bashkinë e Tiranës por përkohësisht mban emrin kryetar i saj.
Në fakt, Erion Veliaj është kryetar i organizatës së hajdutëve që nuk jep dot dorëheqjen se është frikacak ndaj dhe fshihet pas socialistëve që i turpëroi duke ju vënë damkën hajdutë, kur në fakt hajdutët e vërtetë janë 99-çat e MJAFT-it dhe Veliajt./CNA
Në vitin 2007, ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali...
I djersitur, i nxirë, në një monolog me gazetarë të he...
Nga televizioni i ortakërisë së inceneratorëve, Erion Veli...
Kryeministri Edi Rama, në reagim e tij dje, “pushkatue...
Titulli i këtij shkrimi ndoshta është fjalia e duhur p...
Sot ishte dita kur drejtorët e Veliajt, 6 drejtues të ...
Erion Veliaj reagoi dje në një takim me disa nxënës pa...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjeti një mënyr...
"U kthyem në ëë Kuvend sepse më ë morën në ëë telefon ...
Në filmin “Zonja nga Qyteti”, një nga ikonat e Kinostu...
Pas një vendimi gjykate, policia zbatoi urdhrat për të...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i qartë që ditën e parë ...
Arrestimi i Jorgo Goros solli shumë pak zhurmë mediati...
SPAK-u njoftoi ditën e shtunë arrestimin e kreut të Bashki...
Kryeministri Rama pas një publikimi të bërë në mediat amer...
Në fakt, diçka thelbësore ka me SPAK-un kjo mazhorancë, që...
Sot kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, mori pjesë në takimi...
Dikush mund të habitet me këtë titull, edhe më shumë pse e...
Opozita shpalli fitoren. Pas 5 muajsh betejë u deklaru...
Në Shkodër, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në datën 25 jana...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 43-vjeçar u arretstua në flagrancë pasi u konfliktua d...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar këtë të diel në ...
Një aksident i rëndë është shënuar sot në aksin rrugor Gji...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Or...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të shtunë në lagjen nr.1...
27% e popullsisë në moshë pensioni po shtyhet në mënyrë të...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Ndërsa Perëndimi mendonte se dëbimet masive të diplomatëve...
Gjermania po financon 50,000 dronë sulmues për Ukrainën. ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, siguroi sot se Ngushti...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi sot se ka...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Pensionet e reja të pleqërisë në vitin 2025 ishin mesatari...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka sjellë s...