
Titulli i këtij shkrimi ndoshta është fjalia e duhur për momentin politik, faktet dhe situatën që po ndodh me kryebashkiakun e Tiranës. Është fiks si në ato filmat amerikanë, ku polici paraqitet me një mandat në dorë për të arrestuar një person, apo në flagrancë, ku e kap dhe i vendos prangat. Ndërsa, ndryshe nga kjo formë, Erion Veliaj ka zgjedhur të flasë.
Pasi tha se miqtë e tij duhet të provojnë pafajësinë, tha dhe tjetrën që është dhe gjykata. Në fakt, duhet të kuptojë se zyrtarët e tij janë kapur në flagrancë, janë mesazhet, janë komunikimet, janë provat, janë faktet dhe ka një vendim gjykate për arrestimin e atyre drejtorëve të tij që ndodhen pas hekurave.
Emrat fillojnë me Taulant Tushen ka që në dhjetor në burg, Mariglen Qato, Redi Molla, e kompani, ato zonjat drejtoresha që kanë dhënë kodet e tenderëve që flisnin me Nestorin, hajde sill letrat, apo hiqnin kompani të ndryshme.

Ato skemat e përdorura nga brenda janë fakte dhe prova konkrete me vendim gjykate, prandaj dhe gjyqtarja Rudina Palloj e mbajti dosjen 10 ditë derisa dha vendimin. Ato zonjat janë jashtë, jo se janë më pak të korruptuara se Mariglen Qato, po sepse janë zonja.
Situata e tyre është mjaft e rëndë në lidhje me hetimet dhe përgjegjësi kryesor, “truri” i kësaj pune e ka emrin Erion Veliaj, se ai i ka emëruar dhe i ka qarkulluar. Dhe në vend që të heshtë dhe të mos flasë, Erion Veliaj na tregon përralla me ish-drejtorë, tregon barsoleta me gjoja gjykatën dhe pafajësinë, ku në fakt një vendim gjykate paraprak është. Ato pranga janë hedhur me vendim gjykate.
Erion Veliaj, në vend që të heshtë, ka të drejtë të heshtë dhe të mos flasë, zgjedh të bëjë politikë, ta politizojë çështjen, të shkojë sa te Saliu, sa tek Argita, sa te dhëndri që quan Belind Këlliçi.
I vjen ndoshta mirë apo jo, Veliaj ka mundur Belind Këlliçin me një diferencë shumë më të madhe, pikërisht për shkak të kësaj makinerie që është ngritur në Bashkinë e Tiranës. Makinerinë me gati 10 mijë punonjës që patronazhon një punonjës bashkie, 66 qytetarë të Bashkisë Tiranë dhe këtë e ka thënë gazetari Neritan Sejamini me fakte dhe shifra.
Mund të ketë marrë më shumë vota Erion Veliaj dhe ta ketë mundur thellë Belind Këlliçin, por po, kishte këtë makineri bashkie, kishte këta drejtorë, që merrnin miliona euro tenderë dhe në finale shkonin te blerja e votës, te pushteti i Erion Veliajt, që Erion Veliaj të bëhej kryetar bashkie dhe këta të qëndronin drejtorë, qarkullonin sa në një sektor, në një sektor tjetër, sa në një drejtori, në një drejtori tjetër dhe bashkë të bënin kompani për të vjedhur, dhjetëra miliona euro nga taksat e qytetarëve të varfër.
Erion Veliaj, ke të drejtën të mos flasësh për çdo argument që thua dhe për çdo gjë që jep ke një provë më shumë për gjykatën, ke një provë më shumë për drejtësinë, sepse janë prova kundër teje. Sepse është Erion Veliaj njeriu që i ka emëruar këta drejtorë, që i quante ish-drejtorë dhe më pas u detyrua t'i zëvendësonte dhe në fund me subkoshiencë na tha se ai ishte kreu i një organizate.
Ajo është një organizatë kriminale, e ngritur në Bashkinë e Tiranës, në shërbim të Erion Veliajt, që të zgjidhet kryetar bashkie dhe më pas hajdutët rreth e rrotull t'i shërbejnë për të blerë vota apo për ta mbajtur në pushtet Erion Veliajn, i cili ditën që del nga ajo zyrë nga ajo bashki, nuk ka asnjë votë.
Pikërisht sepse ka krijuar strukturën e partisë shtet, ka krijuar strukturën e korrupsionit brenda Bashkisë të Tiranës, me individë, shërbëtorë besnikë të tij, hajdutë të paparë dhe padëgjuar më parë në Shqipëri, të cilët ndryshe nga korrupsioni klasik, 10% apo 20%, merrte të gjitha fondet dhe i fuste në xhep, pa folur me shkëmbimet e qokave edhe nëpër kompani të tjera.
Prandaj Erion Veliaj ka të drejtën të mos flasë sepse është kreu i një organizate kriminale hajdutësh, në Bashkinë e Tiranës dhe në krye të saj, Erion Veliaj./CNA
Sot ishte dita kur drejtorët e Veliajt, 6 drejtues të ...
Erion Veliaj reagoi dje në një takim me disa nxënës pa...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjeti një mënyr...
"U kthyem në ëë Kuvend sepse më ë morën në ëë telefon ...
Në filmin “Zonja nga Qyteti”, një nga ikonat e Kinostu...
Pas një vendimi gjykate, policia zbatoi urdhrat për të...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i qartë që ditën e parë ...
Arrestimi i Jorgo Goros solli shumë pak zhurmë mediati...
SPAK-u njoftoi ditën e shtunë arrestimin e kreut të Bashki...
Kryeministri Rama pas një publikimi të bërë në mediat amer...
Në fakt, diçka thelbësore ka me SPAK-un kjo mazhorancë, që...
Sot kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, mori pjesë në takimi...
Dikush mund të habitet me këtë titull, edhe më shumë pse e...
Opozita shpalli fitoren. Pas 5 muajsh betejë u deklaru...
Në Shkodër, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në datën 25 jana...
Disa ditë pas një dalldie masive publike, të komenteve dhe...
Nëse do që të shohësh të gjitha këndet e hipokrizisë njerë...
Ditën e shtunë, CNA publikoi një shkrim shumë etik, me...
Një ishte fjalia kryesore e Rilindjes dhe socialistëve...
Prej gati një viti, Alfred Peza është zgjedhur kreu i ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...