
Kryeministri Edi Rama, në reagim e tij dje, “pushkatues” për kryebashkiakun e Erion Veliaj, më shumë ishte përpjekur të na thonte thjesht dhe vetëm se ishte dakord me atë çka kishte thënë lali dhe pjesa tjetër ishte një sulm ndaj mediave me akuza killera mediatikë, tashethemaxhinj, interesaxhinj, gjobaxhinj, ekrane, portale, e të tjera me radhë.
Kryeministri Edi Rama, në fjalët e shkruara prej tij thonte:
“Mendësia e vjetër komuniste, fatkeqësisht ende shumë e pranishme në mënyrën e të parit të tjetrit si armiku që duhet shkatërruar (falë trashëgimisë së hidhur në një segment të tërë të politikës e të medias shqiptare të një komunisti fanatik, të konvertuar në liderin trushpëlarës të krejt atij segmenti që nga dita e parë e pluralizmit deri sot) nakatosur me thashetheme kafenesh, mllefe interesaxhinjsh dhe interesa gjobaxhinjsh, nëpër ekrane e portale që u ngjajnë tabelave të fletë-rrufeve të komunizmit, prodhon përditë baltë e helm me çështjet e drejtësisë! Po kësaj s’kemi ç’i bëjmë për sa kohë shpifjet e politikanëve dhe denigrimet e killerave mediatikë, janë bërë pjesë e jetës sonë publike të kthyer në një xhungël ku s’e merr vesh i pari të dytin, ku nuk debatohet me argumenta po vetëm propagandohet me akuza e bërtitet për të mos lënë tjetrin të flasë, ku liria e shprehjes është bërë liri e shpifjes, ku shpifësit përveçse me votë nuk ndëshkohen as me ligj e as me zakon, po vetëm zaptojnë me pafytyrësi që edhe në Kanunin e vjetër të shqiptarëve, edhe në çdo libër edukate të qytetërimit demokratik, konsiderohet shkelje e pafalshme”.
Këto të gjitha kryeministri i di mjaft mirë sepse i ka rreth e rrotull të gjithë ata për të cilët flet. Nuk mund të kenë interesa me pushtetin mediat të cilat flasin të vërtetën kundra Erion Veliajt.
Janë mediat e pushtetit, ata që kanë këtë qasje dhe këtë përshkrim që bën kryeministri ynë sepse i dimë që i mbajnë iso, “Top Channel”-it i japin pronë, “News 24”-ës, Irfan Hysenbelliut, Carlo Bollinos, e kështu me radhë.

Ata të cilët nuk flisnin gjatë gjithë javës për çështjen e arrestimit të drejtorëve të Erion Veliajt nga SPAK, janë të njejtët që kur u arrestua drejtori i “Rrugëve” e mbajtë në ajër, rreth 10 ditë u raportuan vetëm lajme për të po në të njejtën formë dhe kryeministri ynë nuk reagoi.
Rama nuk reagoi të thonte sharje, shpifje dhe fyerje ndaj medias, por heshti. Për Erion Veliajn kërceu dhe thotë se janë thashetheme kafenesh, kur në fakt mediat që kanë nxjerrë të vërtetat për Erion Veliajn, i kanë nxjerrë me dokumente.
Janë pak, numërohen me gishtat e dorës. Janë MCN Tv me “Të paekspozuarit” e Ylli Rakipit, Lapsi.al, CNA, Syri deri diku që më shumë se hallin e Lalit kishte hallin e vëllait të kryeministrit Edi Rama.

E vërteta është se kur u arrestua Vangjush Dako, nuk reagoi kështu Edi Rama, nuk reagoi as kur u arrestua kryebashkiaku i Lushnjës, nuk reagoi për kryetarin e bashkisë së Bulqizës, nuk reagoi në këtë formë për Lefter Kokën, nuk reagoi kështu as për Alqi Bllakon.
Për Erion Veliajn reagoi duke sulmuar mediat, por edhe duke e “pushkatuar” kryebashkiakun në detyrë, duke kërkuar që SPAK të shkojë deri në fund për këdoqoftë që ka marrë të pandehur. Kryeministri ynë u shqetësua me mediat pse kanë zbardhur vendimin e gjykatës.
Pra, ajo që ka ndodhur para 10 ditësh është se disa media kanë publikuar akuzat e ngritura pas një vendimi gjykate, por kryeministri i quan thashetheme kafenesh.
Kur Belind Këlliçi në konferencë për shtyp denonconte dosjen “5D”, kur dilte natën në fushatë dhe denonconte rrugën që po asfaltohej, ndërkohë që tenderi zhvillohej më vonë, kur çonte kallëzim në SPAK për drejtorët, kryebashkiaku i tij Erion Veliaj dilte dhe i mbronte.
Edi Rama duhet ta dijë mjaft mirë se bashkëpunëtori i tij i ngushtë që është në krye të bashkisë së Tiranës është një person që ishte në dijeni të zullumeve të drejtorëve dhe meqënëse Rama i quan thashetheme, ne po i themi se ka edhe të tjera që do provohen me fakte dhe dokumente, deri te HEC-et e vendosura te furnizimi me ujë në Bovillë, apo kompani të tjera të vendosura në emra të personave të tjerë.

Rama nuk ka pse të çuditet, nuk janë thashetheme, nuk janë interesa, nuk janë gjoba e skandale të stisura, janë të vërteta se po të ishte çështje gjobash dhe interesaxhinjsh, njerëzit do të kishin marrë gjobat e interesat dhe do të kishte heshtur.
Kështu ka ndodhur me akuzat kur u publikuan dokumentet për inceneratorin e Tiranës, kështu po ndodh tani me këtë të Erion Veliajt, kështu kanë bërë disa pronarë mediash si Irfan Hysenvelliu apo Ylli Ndroqi, përfshi dhe Carlo Bollinon që të mos e përjashtojmë, përfshi dhe Vjollca Hoxhën dhe ndonjë tjetër.

Po, këta mund të kenë interesa me pushtetin dhe marrin para nga pushteti në mediat e tyre, por ata që kanë denoncuar dosjen “5D”, drejtorët e Erion Veliajt, ata që kanë denoncuar inceneratorët dhe pikërisht këto media të kapura dhe të korruptuara nga pushteti, ata nuk kanë sesi të jenë siç i përshkruan Rama.
Ata me atë lloj përshkrimi janë në krah të Edi Ramës janë ushtarët e tij, apo janë ushtarët e mediave kryesore të Edi Ramës, ata janë dhe më keq sesa e thotë kryeministri. Fjala që duhet përdorur ndaj tyre është këllira dhe jo vetëm killera se janë deri në neveri.
Ndoshta e kanë lodhur dhe kryeministrin, por ajo që çudit çdokënd është se ky i fundit ka një reagim për Erion Veliajn dhe drejtorët e tij se nuk kishte si ta dinte Veliaj që i kishte hajdutë kur i qarkullonte nga një zyrë në një zyrë dhe zyrtarët i jepnin kodet, fjalëkalimet e aksesit në sistemin e tenderave.

Çfarë bënte auditi i bashkisë? Çfarë bëjnë institucionet në varësi të kryeministrit? A ka inspektim kryeministri? A ka kontroll kryeministri? Për çfarë paguhet nga taksat e shqiptarëve një administratë e fryrë me dhjetëra mijë veta?
Për çfarë janë institucionet në Ministrinë e Brendshme? Çfarë pune bën SHISH-i? Strukturat në varësi të kryeministrit, inspektimet e tjera çfarë roli kanë? A kanë dështuar ato në kapjen e këtyre hajdutëve, apo e kanë ditur dhe kanë heshtur sepse hajdutët qenë me Erion Veliajn sipër?
Ndaj dhe zoti kryeministër, më shumë sesa të sulmojë mediat, duhet të thërrasë Erion Veliajn, i cili duhet të tregojë të vërtetën.
Pse janë përdorur paratë që ka fituar kompania “5D”? Ku janë çuar? Sepse këta njerëz janë kryesorët e fushatës elektorale të Erion Veliajt, sepse janë të gjitha dyshimet e arsyeshme se paratë mund të jenë përdorur për të blerë vota, prandaj dalin dhe ata rezultate.
E në rast se kryeministri i ka bekuar dhe i pranon që këta të ndërtojnë firma që të marrin para, me paratë të mbajnë Erion Veliajn në pushtet, që ai të rrijë kryetar bashkie e t’ua shpërblejë me ofiqe, e më pas të vërsulen për të blerë vota edhe për të mbajtur Edi Ramën në pushtet, atëherë fajin e paska pasur media që paska thënë të vërteta kaq të dhimbshme që nuk janë thashetheme kafenesh, por janë të vërteta ulëritëse që kryeministri duhet t’i shohë dhe megjithëse nuk ka për ta pranuar kurrë, do të vijë dita do të kërkojë ndjesë jo vetëm për dosjen “5D”, por siç ka ndodhur me inceneratorët dhe me shumë zullume të zullumqarëve dhe hajdutëve të pushtetit të Edi Ramës./ CNA
Titulli i këtij shkrimi ndoshta është fjalia e duhur p...
Sot ishte dita kur drejtorët e Veliajt, 6 drejtues të ...
Erion Veliaj reagoi dje në një takim me disa nxënës pa...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjeti një mënyr...
"U kthyem në ëë Kuvend sepse më ë morën në ëë telefon ...
Në filmin “Zonja nga Qyteti”, një nga ikonat e Kinostu...
Pas një vendimi gjykate, policia zbatoi urdhrat për të...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i qartë që ditën e parë ...
Arrestimi i Jorgo Goros solli shumë pak zhurmë mediati...
SPAK-u njoftoi ditën e shtunë arrestimin e kreut të Bashki...
Kryeministri Rama pas një publikimi të bërë në mediat amer...
Në fakt, diçka thelbësore ka me SPAK-un kjo mazhorancë, që...
Sot kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, mori pjesë në takimi...
Dikush mund të habitet me këtë titull, edhe më shumë pse e...
Opozita shpalli fitoren. Pas 5 muajsh betejë u deklaru...
Në Shkodër, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në datën 25 jana...
Disa ditë pas një dalldie masive publike, të komenteve dhe...
Nëse do që të shohësh të gjitha këndet e hipokrizisë njerë...
Ditën e shtunë, CNA publikoi një shkrim shumë etik, me...
Një ishte fjalia kryesore e Rilindjes dhe socialistëve...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...