"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po bën gjithçka që të heqë vëmendjen nga afera e dosjes “5D”, nga inceneratorët dhe skandali më i madh se i inceneratorëve, që është ai i dherave.
Sot, pas sulmeve të vazhdueshme personale që ai ka bërë në media ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, mediat e Irfanit, të sponsorizuara nga Erion Veliaj dhe në urdhrin e këtij të fundit kanë sulmuar Sekretarin e Përgjithshëm të Këshilit të Ministrave, Engjëll Agaçi.
Sulmi ndaj Agaçit vjen në mediat e Veliajt menjëherë pas plasjes së skandalit të dosjes “5D”, ndërkohë që edhe vetë Veliaj pritet të paraqitet në SPAK dhe pritet të ketë arrestime në ditët në vijim për dosjen e inceneratorëve, teksa janë thelluar edhe hetimet e dosjes “5D”.
Erion Veliaj gjen të sulmojë në mënyrë të vazhdueshme Engjëll Agaçin, krahun e djathtë të kryeministrit Edi Rama, sekretarin e përgjithshëm. Veliaj po bën gjithçka që të heqë vëmendjen nga aferat e tij, nga skandalet dhe për këtë për herë të dytë përsërit skemën që përdori me “Xibrakën”.
Ditën që u arrestuan drejtorët e tij, Erion Veliaj suportoi në mediat e tij opozitën me një denoncim ndaj kryeministrit dhe vëllait të këtij të fundit.

Pak kohë më pas, në momentet që pritet të ketë veprime të tjera nga SPAK-u dhe pritet të paraqitet Erion Veliaj në Prokurorinë e Posaçme, kryebashkiaku sulmon sekretarin e përgjithshëm të parlamentit, Engjëll Agaçi.
Këtë e bën nga television i tij “News 24”, një media e financuar nga inceneratorët, një media afër Erion Veliaj, pasi Irfan Hysenbelliu njihet si një nga mbështetësit kryesorë të kryebashkiakut të Tiranës.

Për më tepër, Hysenbelliu deklaron edhe mbështetjen e madhe që i jep Veliajt dhe interesat që ka me të, ndaj dhe sot është zgjedhur një nga mediat më të mëdha në vend afër Erion Veliaj për të goditur sekretarin e përgjithshëm të këshillit të ministrave, Engjëll Agaçi.

E gjithë kjo vjen pas goditjeve të njëpasnjëshme që Irfan Hysenbelliu ka bërë për disa drejtorë, ndaj ministres Belinda Balluku, apo edhe ministrave të tjerë të cilët nuk shkojnë pas urdhrave që ka Irfani apo nuk mbështesin Erion Veliajn, duke krijuar edhe një “luftë” të brendshme në Partinë Socialiste.
Irfan Hysenbelliu është pozicionuar qartazi në mbështetje të Erion Veliajt dhe 99-çave të tij për të goditur Ramën, ministrat e tij dhe pushtetin, Jo për të bërë opozitë, por për luftën e intrigave brenda PS-së, të cilën e sponsorizon Erion Veliaj.
Në fakt, Veliaj është edhe “truri” i kësaj “lufte”, skenaristi i të gjitha intrigave dhe betejave që ndodhin në media kundër kryeministrit Rama dhe jo vetëm në mediat pro Veliajt, pro edhe në mediat e pushtetit dhe ato që janë afër opozitës, që sponsorizohen nga kryebashkiaku dhe pushteti i tij./ CNA




Afera “5D” është “patatja e nxehtë” që do të djegë pol...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vijon me akuzat n...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, den...
Partia Demokratike ka reaguar për shkarkimin nga detyr...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Telit...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me gjuhën kërcë...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka denoncuar kryetaren e bashk...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka komentuar sulmet ...
Policia e Tiranës arrestoi 3 protestues që morën pjesë...
Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar për 3...
Kreu i PD-së së "Vulës", Lulzim Basha, në një takim me...
Zëdhënësja për antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli,...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Në një tryezë të organizuar nga PL-ja për "Fuqizimin e...
Pas plasjes së skandalit me një tufë drejtorësh të arr...
Këtë të shtunë në podcast-in "Flasim" kryeministri Edi...
Në podcast-in e tij të përjavshëm, kryeministri Edi Ra...
Kryeministri Edi Rama ftoi në podcast-in e tij pedagog...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...