Berisha flet me gjuhën e Metës/ Sulmon Altin Dumanin
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me gjuhën kërcë...

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti, u shpreh në një deklaratë nga selia blu se Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet të hënën për të diskutuar kërkesat e këshilltarëve të opozitës.
"Më në fund, mazhoranca në Këshillin Bashkiak, ka njoftuar se ditën e hënë në orën 17:00, do të mblidhet Kryesia e Këshillit Bashkiak për të diskutuar dhe marrë vendim mbi kërkesat e dorëzuara nga këshilltarët e opozitës për mbledhje të jashtëzakonshme të vetë Këshillit Bashkiak", u shpreh ai.
Teliti thekson se i është drejtuar dy herë zyrtarisht Kryesisë së Këshillit Bashkiak, që të fusin në rend të ditës së mbledhjes së Kryesisë të hënën, edhe një pikë shtesë, ngritjen e këtij komisioni, sidomos në kuadër të publikimeve mbi gllabërimet e dhjetëra miliona eurove nga funksionarët e lartë të bashkisë.
"Nuk ka asnjë arsye për të mos e ngritur këtë komision, i cili, e përsëris, është një detyrim i rregullores së brendshme të funksionimit të Këshillit Bashkiak. Nëse mazhoranca e majtë në Këshill do të vazhdojë të refuzojë zbatimin e ligjit dhe rregullores duke mos e ngritur këtë komision, kjo vetëm një gjë do të thotë: fshehje të së vërtetës, të abuzimeve, të vjedhjeve", u shpreh ai.
Deklarata e plotë:
Të dashur qytetarë! Së pari, një falënderim për të gjithë, për mbështetjen që i keni dhënë Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozitës shqiptare këto tri javë, në betejën e përbashkët për transparencë, për të zbardhur të vërtetën dhe vendosjes para drejtësisë të çdokujt që ka abuzuar dhe vjedhur paratë e taksapaguesve të Tiranës dhe Shqipërisë.
Kur bota demokratike ecën përpara në respektimin e të drejtave të njeriut dhe iniciativës së lirë e të ndershme, këtu në Shqipëri shkelja e ligjit, abuzimi i tij dhe përdorimi i strukturave shtetërore për interesa politike dhe personale është kthyer në normë.
Abuzimi dhe vjedhja e fondeve nga grupi i strukturuar i krimit financiar 5D dhe shefi i tyre politik Erion Veliaj, kanë shënuar rekord Guiness, duke e ngritur korrupsionin në nivelet 100%.
Më në fund, mazhoranca në Këshillin Bashkiak, ka njoftuar se ditën e hënë në orën 17:00, do të mblidhet Kryesia e Këshillit Bashkiak për të diskutuar dhe marrë vendim mbi kërkesat e dorëzuara nga këshilltarët e opozitës për mbledhje të jashtëzakonshme të vetë Këshillit Bashkiak.
Megjithëkëtë, shkelja e hapur e ligjit dhe rregullores së brendshme të funksionimit të Këshillit Bashkiak vijon.
Në nenin 36 Rregullorja detyron Këshillin Bashkiak të ngrejë Komisionin e Brendshëm Financiar, komision i cili funksionon për gjithë periudhën 4-vjeçare, dhe ka në përbërje përfaqësues të mazhorancës dhe të opozitës. Mbi të gjitha ky komision ka për detyrë funksionale kontrollin mbi të ardhurat dhe shpenzimet e kryera nga organi ekzekutiv, pra nga bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj, në përputhje me buxhetet e miratuara vjetore.
Që prej korrikut 2023, praktikisht çdo muaj, në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, në cilësinë e NënKryetarit të Këshillit dhe automatikisht edhe anëtar i Kryesisë së këtij Këshilli, kam kërkuar zyrtarisht ngritjen e këtij komisioni, por jam përballuar me heshtjen dhe mohimin e kësaj kërkese ligjore. Kanë kaluar 10 muaj nga konstituimi i Këshillit Bashkiak, por mazhoranca bën sikur nuk e sheh dhe nuk e njeh rregulloren.
Edhe gjatë kësaj jave i jam drejtuar dy herë zyrtarisht Kryesisë së Këshillit Bashkiak, që të fusin në rend të ditës se mbledhjes së Kryesisë të hënën, edhe një pikë shtesë, ngritjen e këtij komisioni, sidomos në kuadër të publikimeve mbi gllabërimet e dhjetëra milionë euro nga funksionarët e lartë të Bashkisë.
Nuk ka asnjë arsye për të mos e ngritur këtë komision, i cili, e përsëris, është një detyrim i rregullores së brendshme të funksionimit të Këshillit Bashkiak.
Nëse mazhoranca e majtë në Këshill do të vazhdojë të refuzojë zbatimin e ligjit dhe rregullores duke mos e ngritur këtë komision, kjo vetëm një gjë do të të thotë: fshehje të së vërtetës, të abuzimeve, të vjedhjeve./CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me gjuhën kërcë...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka denoncuar kryetaren e bashk...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka komentuar sulmet ...
Policia e Tiranës arrestoi 3 protestues që morën pjesë...
Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar për 3...
Kreu i PD-së së "Vulës", Lulzim Basha, në një takim me...
Zëdhënësja për antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli,...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Në një tryezë të organizuar nga PL-ja për "Fuqizimin e...
Pas plasjes së skandalit me një tufë drejtorësh të arr...
Këtë të shtunë në podcast-in "Flasim" kryeministri Edi...
Në podcast-in e tij të përjavshëm, kryeministri Edi Ra...
Kryeministri Edi Rama ftoi në podcast-in e tij pedagog...
Të pyetur për pëlqyeshmërinë që kanë për figurat kryesore ...
Ekspertja e Ekonomisë Brisida Shehaj ka komentuar reagimet...
Deputetja Monika Kryemadhi ka mbajtur fjalimin e saj në mb...
Deputetja Monika Kryemadhi ka "degjenuar" publikisht I...
Partia e Lirisë ka mbledhur Komitetin Drejtues Kombëtar. P...
Deputetja Monika Kryemadhi i ka dhënë sërish një shupl...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...