
Pas plasjes së skandalit me një tufë drejtorësh të arrestuar në Bashkinë e Tiranës, Edi Rama ka gjetur mënyrën për t'iu përgjigjur akuzave, të cilat shkojnë edhe në drejtim të qeverisë të tij.
Kryeministri nuk ka kursyer asnjë zyrtar të tijin duke theksuar se s'ka të praprekshëm dhe drejtësia të merret me këdo që është i korruptuar, një fjali që shkon si mesazh i tij se asnjë nga zyrtarët socialistë, përfshi edhe kryebashkiakun Erion Veliaj, nuk duhet t'i shpëtojë drejtësisë.
Edi Rama e pranon publikisht që ka problem me korrupsionin, ndryshe nga Erion Veliaj që i quan punë normale të procedurave të bashkisë.
“Është e vërtetë që kemi probleme, pasi do të ishte e kotë t’i mohonim”, thekson kryeministri.
Më tej Rama nënvizon se “kemi një moment shumë të rëndësishëm ndryshimi, sa është inkurajues dhe fragjil dhe garantimi i paprekshmërisë së procesit është i domosdoshëm”.
Në fakt, sistemi i drejtësisë po sulmohet sa politikisht, sa nga krimi, aq edhe nga skemat dhe skenarët me komisione "Ad Hock" apo me lojën nën rogoz të Erion Veliajt për të nxjerë sa më shpejt nga burgu drejtorët e tij hajdutë. Kur në fakt ka dhe persona të tjerë të përfshirë dhe nën hetim në Bashkinë e Tiranës.
Këtu qartazi kryeministri mbështet betejën e SPAK-ut dhe thekson se lufta me korrupsionin nuk është thjesht lufta e drejtësisë, por një luftë për të pasur në të gjithë frontin e institucioneve.
"Duhet të ngremë shumë më tepër stekën e luftës kundër korrupsionit në të gjithë frontin", ky apel i Ramës duket si një thirrje e tij për SPAK-un që të marrë nën hetim edhe kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili kishte mbledhur dhe mban pas vetes një tufë 99-çash pa asnjë kontribut politik, ata funksionojnë si një organizatë hajdutësh në shërbim të pushtetit të Veliajt.
Edi Rama nuk kursen as propozimet direkte pas protestës së djeshme të qytetarëve kundër kryebashkiakut.
Sipas Ramës, “duhet gjetur një formë, mendoj, duhet një, duhet diçka konkrete që qytetarët të ndihen shumë të kënaqur që, ok, drejtësia të merret me këdo që është i korruptuar, por nga anën tjetër, duhet reagim i brendshëm ndaj korrupsionit”./CNA
Këtë të shtunë në podcast-in "Flasim" kryeministri Edi...
Në podcast-in e tij të përjavshëm, kryeministri Edi Ra...
Kryeministri Edi Rama ftoi në podcast-in e tij pedagog...
Të pyetur për pëlqyeshmërinë që kanë për figurat kryesore ...
Ekspertja e Ekonomisë Brisida Shehaj ka komentuar reagimet...
Deputetja Monika Kryemadhi ka mbajtur fjalimin e saj në mb...
Deputetja Monika Kryemadhi ka "degjenuar" publikisht I...
Partia e Lirisë ka mbledhur Komitetin Drejtues Kombëtar. P...
Deputetja Monika Kryemadhi i ka dhënë sërish një shupl...
“Ne nuk tërhiqemi pa larguar nga zyra kryebashkiakun...
Të premten, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kry...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Tedi Blushi u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin ...
Ditën e sotme në orën 11:00 pritet të zhvillohet prote...
Ilir Meta duke ditur që dalja e tij publike sonte, ishte n...
Mbrëmjen e sotme, në studion e Syri Tv, Ilir Meta ka zgjed...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vijuar me sulmin e ...
Kreu i Partisë Lirisë, Ilir Meta pasi u vonua në emisionin...
Ilir Meta njoftoi përgjatë ditës së sotme, se do të is...
Ditën e nesërme, të premten në orën 11:00, pritet të zhvil...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...