
Policia e Tiranës arrestoi 3 protestues që morën pjesë në protestën e djeshme para Bashkisë Tiranë, të cilët akuzohen për hedhje molotovi dhe dhunë ndaj punonjësve të policisë.
Për këto arrestime, kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, theksoi se narko-policia e Taulant Ballës ka bërë terror orëve të vona të natës. Sipas saj policia arrestoi dhe mban në kushte çnjerëzore të rinjtë protestues që kërkuan largimin e kryehajdutit Veliaj.
Ajo i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të lirohen të gjithë të ndaluarit të cilët i konsideroi të burgosur politikë të regjimit.
Deklarata e plotë:
Në një valë terrori policesk në orët e vona të natës, narkopolicia e Rama-Ballës përndoqi dhe arrestoi të rinjtë që protestuan dje kundër kryehajdutit të Tiranës, Erion Veliaj, para bashkisë së kryeqytetit.
Ata arrestuan në Lushnjë anëtarin e kryesisë së PD, dega Laprakë, FRANC KALOSHI dhe e mbajnë në qelitë e narko-komisariatit të Fierit. Po kështu prej dje në mesditë mbahen pa asnjë shkak, në kushte çnjerëzore në narko-komisariatin Nr 1. në Tiranë, aktivistët e shquar të FRPD, KEVIN VIDRICA dhe BERNARD METALIAJ.
Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe terrorin policor ndaj të rinjve protestues, si një akt kriminal, antikushtetues të urdhëruar nga Rama-Balla, dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tyre. U shprehim atyre solidaritetin e plotë të PD dhe mirënjohjen e thellë për pjesëmarrjen në betejën pa kthim kunder kryehajdutit të Tiranës, Veliaj, dhe për qëndrimin e tyre burrëror e të pamposhtur para falangave të krimit me uniformë të krerëve të narkoshtetit Rama-Balla.
Patronazhistët e Taulant Ballës gjithashtu u infiltruan mes protestuesve dje duke filmuar dhe provokuar qytetarët e mbledhur kundër korrupsionit dhe vjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. Patronazhistët e Rilindjes, pas mbarimit të protestës kanë tentuar të marrin me forcë disa prej protestuesve. Pa shenja identifikimi, të veshur civilë dhe me makina personale ata janë vënë në ndjekje të protestuesve.
Disa prej tyre i kanë shoqëruar në polici, disa të tjerë nuk kanë arritur pasi i kanë penguar qytetarët që u kanë dalë zot.
Partia Demokratike dënon përdorimin e Policisë së Shtetit si kope patronazhistësh dhe zagarë antiopozitarë.
Ne i kemi emrat, fotot, target dhe identitetet e tyre, dhe ata do të pëgjigjen të gjithë, bashkë me padronët e tyre, për mohimin e dhunshëm të njërës prej të drejtave themelore të njeriut, asaj të protestës, për dhunën dhe provokimin e ushtruar ndaj njerëzve të opozitës dhe qytetarëve të lirë.
Raprezalja e policëve civilë apo e patronazhistëve të paraqitur si policë kundrejt opozitarëve, është në stilin komunist të Rilindjes, është një atentat që i bëhet të drejtës për tubim dhe protestë.
E përsërim thirrjen që të lirohen të gjithë të ndaluarit të cilët i konsiderojmë të burgosur politikë të regjimit.
I falënderojmë të gjithë qytetarët që na u bashkuan dje, dhe i sigurojmë se asnjë patronazhist, civil apo me uniformë, nuk na pengon që dordolecët e kalbur që kanë në krye t’ua hedhim në Lanë, në ujërat e zeza të Tiranës, për ta shpëtuar.
Shqipërinë nga e zeza që ka veshur maskën mavi të Rilindjes. Do të jemi sërish bashkë përballë bashkisë dhe kundër hajdutëve. Më të fortë, më të vendosur, më të bashkuar. O sot, o kurrë!/CNA
Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar për 3...
Kreu i PD-së së "Vulës", Lulzim Basha, në një takim me...
Zëdhënësja për antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli,...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Në një tryezë të organizuar nga PL-ja për "Fuqizimin e...
Pas plasjes së skandalit me një tufë drejtorësh të arr...
Këtë të shtunë në podcast-in "Flasim" kryeministri Edi...
Në podcast-in e tij të përjavshëm, kryeministri Edi Ra...
Kryeministri Edi Rama ftoi në podcast-in e tij pedagog...
Të pyetur për pëlqyeshmërinë që kanë për figurat kryesore ...
Ekspertja e Ekonomisë Brisida Shehaj ka komentuar reagimet...
Deputetja Monika Kryemadhi ka mbajtur fjalimin e saj në mb...
Deputetja Monika Kryemadhi ka "degjenuar" publikisht I...
Partia e Lirisë ka mbledhur Komitetin Drejtues Kombëtar. P...
Deputetja Monika Kryemadhi i ka dhënë sërish një shupl...
“Ne nuk tërhiqemi pa larguar nga zyra kryebashkiakun...
Të premten, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kry...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Tedi Blushi u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin ...
Ditën e sotme në orën 11:00 pritet të zhvillohet prote...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...