web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy faktet/ Përse SPAK-u duhet të marrë të pandehur Erion Veliajn për çështjet e inceneratorit?

28 Prill 2024, 10:01, Editorial CNA
Dy faktet/ Përse SPAK-u duhet të marrë të pandehur Erion
Erion Veliaj

CNA do të sjellë sot dy fakte, të cilat janë të verifikuara, të investiguara, pra në mënyrë profesionale, dhe që në çdo jurist që mund të pyesësh, të thonë që këtu ka dy vepra penale të kryera nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka përgjegjësinë direkte, si pronari faktik i incenatorit të Tiranës, deklaruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij politikë.

Sipas të dhënave që CNA ka siguruar, ka një marrëveshje të Bashkisë së Tiranës, të drejtorëve të Veliajt, të cilët janë vënë në shërbim të kompanisë së inceneratorit, dhe kjo kompani, pra ajo e landfillit të Tiranës, për një incenerator që nuk ekziston, ka filluar mbledhjen e të ardhurave nga dherat.

Dy faktet/ Përse SPAK-u duhet të marrë të pandehur Erion

 

Dy faktet/ Përse SPAK-u duhet të marrë të pandehur Erion

Dy faktet/ Përse SPAK-u duhet të marrë të pandehur Erion

Duhet të kemi parasysh që janë dy zëra, dherat si mbetje, të cilat i shërbejnë inceneratorit të Tiranës. Pa asnjë lloj diskutimi, i shërbejnë landfillit për pjesën e kapsulimit dhe mbulimit të plehrave, gjithashtu edhe pjesa e inerteve.

Pjesa e dherave kishte një tarifë 4 mijë lekë për metër kub, dhe pjesa e inerteve 8 mijë lekë për metër kub. Vlera e tyre ka qenë 4 dhe 8 euro. Ndoshta ato lëvizin edhe sipas kursit valutor. Por le t’i shikojmë në thelb.

Dy faktet/ Përse SPAK-u duhet të marrë të pandehur Erion

 

Dy faktet/ Përse SPAK-u duhet të marrë të pandehur Erion

Dy faktet/ Përse SPAK-u duhet të marrë të pandehur Erion

Këto dy tarifa janë shumë domethënëse. I kanë sjellë kompanisë koncesionare mbi 60 milionë euro të ardhura, të cilat nuk kanë qenë të parashikuara në asnjë kontratë, thjesht dhe vetëm thuhej, mbetje inerte, mbetje urbane, por tarifë nuk ka pasur të miratuar.

Bashkia e Tiranës ka bërë një marrëveshje, i ka vënë në shërbim gjithë institucionin për çështjen e dherave, dhe kompania ka siguruar miliona euro të ardhura. Si shpërblim, zyrtarisht, kompania koncesionare i ka dhënë Bashkisë së Tiranës disa mjete me qira, të cilat i merrte te kompania ku aksioner është ministri aktual i Ekonomisë, zoti Blendi Gonxhe. Policia Bashkiake, IMT dhe të gjithë strukturat e bashkisë në terren për të bllokuar dherat, gjoja në mbrojtje të mjedisit.

Dy faktet/ Përse SPAK-u duhet të marrë të pandehur Erion
Procesverbali për mjetet
Dy faktet/ Përse SPAK-u duhet të marrë të pandehur Erion
Marrëveshja

 

Skema bashki-landfill, kundër ndërtuesve dhe qytetarëve

Në fakt, e gjithë skema ishte që dherat të shkonin nga gropat që hapeshin për ndërtim te landfilli. Kostoja për hapjen e një grope është 5.500 lekë të vjetër, e cila përfshin gërmim, ngarkim dhe transportim deri në landfill.

Ndërsa në landfill, pasi futej në peshim, për 1 metër kub, i cili mbante 1.5 tonë. Përllogaritja bëhej me ton, jo më me metër kub, dhe merreshin rreth 7.500 lekë të vjetër, pra rreth 7.5 euro. Tarifë kjo e pamiratuar.

Gropat që hapeshin shkonin nga 100 deri 400, apo 500 mijë euro. Theksojmë se diferenca vjen për shkak të kateve dhe thellësisë që ka gropa.

Kompania koncesionare fitonte miliona e miliona euro. Bashkia ishte në dijeni, por deklarimi i Veliajt publikisht ka qenë disa herë: çështja e dherave është marrëdhënie privat-privat. Pikërisht këtu fillon përgjegjësia e parë penale e Erion Veliajt.

Veliaj, në dijeni për 50 milionë eurot e dherave

Erion Veliaj pranon se ka qenë në dijeni të një tarife apo takse të pamiratuar që i kishte vendosur vetë kompania koncesionare. Për të cilën nuk ka vënë në dijeni qeverinë shqiptare apo autoritetin nënkontraktor siç është Ministria e Mjedisit. Sepse nuk ka marrëdhënie privat – privat (nuk paguhen kostot nga privati, por qytetarët), por koncesion monopolist dhe privat dhe këtu rregullat i vendos shteti, i cili ka dhënë këtë kontratë.

Që në faqen 4 të kontratës, një nga pikat thotë: Bashkia e Tiranës, si përfaqësuese e Qarkut Tiranë, në momentin e firmosjes së kontratës. Erion Veliaj ka qenë në dijeni të tarifës, por thotë marrëdhënie privat-privat. Në fakt nuk kemi të bëjmë me një marrëdhënie privat-privat, e përsërisim, kemi të bëjmë me një marrëdhënie privat me një kompani koncesionare.

Dy faktet/ Përse SPAK-u duhet të marrë të pandehur Erion
Kontrata

Kemi të bëjmë me privat, kompani koncesionare monopoliste, e cila ka marrë një monopol dhe ka vendosur një tarifë të pamiratuar nga autoriteti kontraktor, i cili ka dhënë koncesion.

Për këtë Erion Veliaj ka qenë në dijeni sepse ai e përmend, ka pasur ankesa nga ndërtuesit. Fakti është se ndërtuesit nuk kanë kërkuar të mos paguajnë tarifën apo të mos respektojnë mjedisin, por ajo të ishte e rregulluar.

Fakti është se bashkia duhet të ndërhynte dhe qeveria gjithashtu, për të rregulluar kostot që paguante sepse ka një detaj, kompania ka marrë në 6-7 vite rreth 60-70 milionë euro nga shteti shqiptar. Po kaq ka marrë edhe për dherat, ndërkohë që kompania paguhet 29 euro/ton mbetje urbane. Po të zbritej diferenca e të ardhurave nga dherat sa do të paguante Bashkia Tiranë dhe qeveria?

Të gjithë pa sy e veshë në Bashkinë e Tiranës

Pika e parë, me vendosjen e tarifës për plehrat, minimalisht qeveria duhet të përgjysmonte paratë që i jepte kompanisë koncesionare.

Pika e dytë, ndryshe janë dherat dhe ndryshe janë inertet. Dhera kompania koncesionare nuk prodhonte dot, si do t’i bënte kapsulimet? Atëherë duhet të shkonte të merrte leje për të gërmuar diku në ndonjë kodër dhe do të kishte një kosto "x", pra do të paguante para për ato dhera.

Dy faktet/ Përse SPAK-u duhet të marrë të pandehur Erion
Bashkia Tiranë

Atëherë shteti ndërhyn, kompania koncesionare merr dherat nga ndërtuesit, i përdor për shërbimin që duhet, por paguan një tarifë, e cila mund t’u zbritet ndërtuesve nga kostoja që kanë inertet, e cila është dyfish më e lartë.

Pra, dherat mund të merreshin falas ose me një tarifë "x" dhe të zbriteshin nga inertet. Në total të të ardhurave, shuma që do të krijonte kompania koncesionare nga të ardhurat, dherat me pagesë apo nga inertet dhe diferencat të zbriteshin nga kostoja që i paguante shteti shqiptar për landfillin që është 29 euro/ton për mbetjet urbane dhe Erion Veliaj ka qenë në dijeni edhe të kësaj të dytës dhe nuk e bëri sepse thoshte është marrëdhënie privat-privat.

Çfarë ndodhi në këtë rast?

Erion Veliaj shkatërroi NJZP-në duke mos çuar përfaqësuesit e tij në Njësinë e Zbatimit të Projekteve.

Çfarë bëri kjo?

Kjo bëri që qeveria shqiptare dhe shteti të mos ishin fare në dijeni zyrtarisht të tarifës, të vendosur nga kompania koncesionare në mënyrë të njëanshme, pa një studim, pa negocim, pa një miratim nga autoriteti kontraktor.

Erion Veliaj shkatërroi Njësinë e Zbatimit të Projekteve që kompania koncesionare të krijonte të ardhura 60 milionë euro dhe më tepër për të paguar media apo për të zhdukur miliona euro të tjera nëpër offshore.

Shkatërrimi i NJZP-së

Këto janë fakte dhe prova të pakundërshtueshme për SPAK-un, të cilat tregojnë se si Bashkia e Tiranës i shërbeu kompanisë koncesionare që nga firmosja e bashkëpunimit, që nga miratimi në heshtje i tarifës, që nga mbrojtja që iu bë kompanisë koncesionare, që nga sulmi që iu bë ndërtuesve, që nga mohimi që iu bë atyre, që nga detyrimi për të paguar miliona euro, të cilat në fakt nuk i kanë paguar vetë ndërtuesit, por i kanë futur në kostot e ndërtimit dhe i kanë paguar qytetarët dhe deri te shkatërrimi i NJZP-së, Njësisë së Zbatimit të Projekteve.

Në rast se NJZP do të ishte funksionale, do të konstatonte tarifën, do të konstatonte të ardhurat, do të ndërhynte, do të kërkonte të ndryshoheshin tarifat, do të uleshin kostot që paguante qeveria, të ndryshohej mënyra e marrëdhënies me privatët, ku për dherat mund të paguante kompania apo të merreshin falas dhe më pas të kishte një "fee", një çmim simbolik në momentin e marrjes së dherave, të ulej kostoja për inertet, çka do të sillte uljen e çmimit të kostove për ndërtim për qytetarët, apo nga ana tjetër mund të ulej çmimi prej 29 eurosh dhe mund të shkonte edhe 15 sepse shuma është gati e njëjta që kompania koncesionare ka marrë për mbetjet urbane.

Erion Veliaj e shkatërroi NJZP-në

Erion Veliaj e shkatërroi NJZP-në, nuk dërgoi përfaqësuesit e tij, pikërisht për këtë arsye që të mos krijohej struktura, e cila konstatonte tarifën e miratuar në heshtje nga bashkia, dhjetëra miliona eurot që ikën në offshoreë tek inceneratori i Tiranës, ku pronari faktik tashmë nga shumë burime, por edhe nga hetimet del se është kryebashkiaku Veliaj.

Këtë e vërteton edhe kontrata koncesionare, pasi në fund i dorëzohet kryebashkiakut Veliaj, Bashkisë së Tiranës, e cila ka qenë firmosësja e parë, kërkuesja e parë e kësaj kontrate dhe kështu thuhet edhe në vetë kontratën koncesionare.

Dy faktet/ Përse SPAK-u duhet të marrë të pandehur Erion

Prandaj SPAK-u tani ka në dorë fakte dhe prova të pakundërshtueshme për Erion Veliajn, për inceneratorin e Tiranës, për dosjen “5D”, për drejtorët e tij hajdutë dhe për çdo korrupsion dhe skandal që ka ndodhur në landfillin e Tiranës me vlerë mbi 130 milionë euro, të paguara nga taksat e qytetarëve shqiptarë./CNA 

 





Lajmet e fundit nga