web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

6 rastësi skandalesh mediatike nga Erion Veliaj

27 Prill 2024, 11:08, Editorial Elvi FUNDO
6 rastësi skandalesh mediatike nga Erion Veliaj
Erion Veliaj

Pas shpërthimeve të skandaleve korruptive, dy janë mënyrat klasike të reagimit nga kasta politike.

Një: ajo e dorëheqjes, që në Shqipëri nuk njihet. Standardi i vendosur nga Ilir Rusmajli gjatë qeverisë së parë të Berishës nga viti 2005 në vitin 2009.

Dhe e dyta: bëj pis gjithçka, ndot gjithçka, thuaj “të gjithë jemi njësoj”, trego dhëmbët, për të çuar në opinion publik mesazhin se nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe, për të relativizuar, kështu janë të gjithë, kështu ndodh në vendin tonë, është një nga ngjarjet e zakonshme dhe shpërthim pas shpërthimi. Një skandal sjell një skandal më të madh, për të mbyllur skandalin e radhës. Duket si lojë fjalësh, por në fakt është e vërtetë.

Çfarë po ndodh me Erion Veliajn? 6 rastësi e më shumë kanë ndodhur në pak javë.

6 rastësi skandalesh mediatike nga Erion Veliaj
Olsi Rama

Rasti i parë

Ndërkohë që nga mediat po raportohej se në gjykatë ishin çuar aktet për arrestimet e drejtorëve të Erion Veliajt për aferën “5D”, paralajmërohet një skandal nga opozita dhe risillet dosja famoze e Olsi Ramës, në lidhje me çështjen e Xibrakës, një aferë, një trafik ndërkombëtar droge, me dhjetëra të arrestuar dhe me persona të dënuar. (lexo këtu)

Olsi Rama ishte denoncuar me dhjetëra herë nga Sali Berisha, por dosja sillet këtë herë nga Gazment Bardhi. Pikërisht në të njëjtën orë që po arrestoheshin drejtorët e Erion Veliajt, të cilët ndodhen pas hekurave për aferën “5D”. Njëri prej tyre, Taulant Tusha, dhe për aferën e inceneratorëve.(lexo këtu)

6 rastësi skandalesh mediatike nga Erion Veliaj
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Rasti i dytë

Në të njëjtën kohë, pak ditë më pas, “çmendet” Ilir Meta. Krejt rastësisht, 2 vite pasi ka lënë postin e Presidentit, Ilir Meta e kupton se partinë ia ka zënë nepotizmi dhe servilët besnikë të Monika Kryemadhit, bashkëshortes së tij. Fillon të hipë në paralele, fillon të hipë majë reklamave, fillon me sustat, flet për nepotizmin, dhe në krah nxjerr këtë herë, jo kushërinjtë e Monës, por kushërinjtë e tij, të cilët nuk janë nepotizëm për Ilir Metën. Por, që Ilir Meta nuk është “i çmendur”, këtë e dimë të gjithë.(lexo këtu)

6 rastësi skandalesh mediatike nga Erion Veliaj
Tom Dosh dhe djali i tij

Rasti i tretë

Një skandal tjetër shpallet në media, se si në Lezhë kishte ndodhur fakti që djali i një ish-deputeti (Tom Doshi, sot kreu i PSD-së) kishte bërë një aksident, kishte ikur, policia e kishte mbyllur. Një "skandal" i madh. Po ta shikoje, ta verifikoje informacionin e publikuar, ngjarja nuk kishte ndodhur para disa ditësh kur u publikua në media, po gati 2 muaj më parë dhe kishte qenë një aksident pa pasoja, nga ato që palët i zgjidhin me njëra-tjetrën. Por, në media shpërtheu disa javë më vonë, pikërisht kur duhej zhurmë pas arrestimeve të drejtorëve të Erion Veliajt dhe akuzave ndaj kryebashkiakut të Tiranës se ishte kreu i organizatës së hajdutëve në institucionin e tij. 

6 rastësi skandalesh mediatike nga Erion Veliaj
Engjëll Agaçi

Rasti i katërt

Del një emision në “RAI 3”, ku sërish përmendet Olsi Rama, por këtë herë, “tabela e qitjes” është Engjëll Agaçi, i cili akuzohet se është avokat i trafikantëve. Avokatët, trafikantë mbrojnë dhe të korruptuar e kryeministri pati një reagim të drejtë.

Nga ana tjetër, skemat me të dënuarit në Itali, dhe që vijnë në Shqipëri, prej 30 vjetësh janë të ditura, janë klasike, përfitojnë nëpërmjet ekstradimit, përfitojnë ulje dënimesh, e kështu me radhë, dhe të gjitha janë ligjore. Agaçi, prej 10 vjetësh Sekretar i Përgjithshëm dhe dihet se të gjithë njerëzit që braktisin studiot e tyre dhe shkojnë në administratë, studiot i mbajnë persona të tjerë, deri në momentin që largohen.(lexo këtu)

Ajo e Agaçit, tashmë është një histori e ditur, dhe rasti i Olsi Ramës, po njësoj, por e sjellë nga mediat italiane, kishte një “shije” tjetër dhe në këtë rast personi ishte ish-prokurori italian, Giuseppe Mandoi, i cili deri para disa muajsh, ose ndoshta para një viti, ka qenë këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë, i vendosur me rekomandimin e Fatmir Xhafajt, gjatë kohës që ministria drejtohej nga Etilda Gjonaj. Mendoi për 3 vite, ishte këshilltar, prokuror kontakti, mik i ngushtë i Fatmir Xhafajt, njeriut të Erion Veliajt. 

6 rastësi skandalesh mediatike nga Erion Veliaj
Fatmir Xhafaj dhe Erion Veliaj

Dokumentari ishte përgatitur disa javë më parë, ku janë kontaktuar edhe prokurorë, disa të larguar nga detyra sërish afër kryebashkiakut, apo ish-ministrit të Brendshëm, Xhafaj, i cili e ka të ekstraduar vëllain në Itali pas dosjes famoze “Babale” që në fakt ishte një tjetër skandal i manipuluar. (lexo këtu)

6 rastësi skandalesh mediatike nga Erion Veliaj
Delina Ibrahimaj

Rasti i pestë

Shpërthehet një tjetër informacion i kontrolluar, ngjarje e disa muajve më parë. Burri i ministres Delina Ibrahimaj ishte konfliktuar me drejtorin e ATK-së. Sipas të dhënave, drejtori i ATK-së e kishte ofenduar nga bashkëshortja. Ai e kishte goditur me një gozhdë, ndërkohë në media u shpërnda lajmi nga zyra e Erion Veliajt se ishin përdorur thika, ngjarja kishte ndodhur pak ditë më parë e kështu me radhë.

Ndërkohë që lajmi sillej pikërisht si shpërthim i kontrolluar, skandal pas skandali, për të bërë një zhurmë të madhe dhe ky ishte një lajm tepër i vjetër, ndoshta i padalë në media, por që së bashku me dosjen e Olsi Ramës, dosjen e djalit të Tom Doshit, të tria këto tregojnë se janë informacione të servirua nga prokuroria, nga një miqësi e ngushtë dhe një hije bashkëpunimi e Erion Veliajt me kreun e Prokurorisë, Olsian Çela, të cilët shpesh janë parë në praninë e njëri-tjetrit muajt e fundit. (lexo këtu)

6 rastësi skandalesh mediatike nga Erion Veliaj
Shkrimi i medias belge

Rasti i gjashtë

Pas burrit të Delina Ibrahimajt, një ngjarje e disa muajve më parë dhe të tjera ngjarjeve të shpërthyera, të plasura në publik me abuzime, me gjysmë të vërteta, me dozën e gënjeshtrave brenda, vjen një media belge për një biznesmen, i dënuar në Belgjikë, bërë në Shqipëri investitor strategjik. Një tjetër shpërthim që kërkon vëmendje.

Gjatë gjithë këtyre ditëve, skandal pas skandali, bëj pis gjithçka për të thënë që jemi njësoj dhe për të shkuar në fund te teza e nxjerrë nga Erion Veliaj për kryeministrin Edi Rama. Duhet të godasim për gjithçka, t'i drejtojmë bateritë tek Edi Rama, ta provojë edhe ai sepse kjo është e vetmja mënyrë që të mos na lëshojë. Ndryshe do të ngelemi të braktisur. 

6 rastësi skandalesh mediatike nga Erion Veliaj
Edi Rama dhe Erion Veliaj

Pra, ajo që kërkon Erion Veliaj është e thjeshtë, kërkon mbështetjen e kryeministrit dhe për ta marrë atë pas, për ta tërhequr zvarrë, servir skandal pas skandali, materiale, informacione, gjysmë të vërteta të konsumuara, të vjetra.

Disa të padala, disa me detaje të reja thjesht dhe vetëm për të hequr vëmendjen e opinionit publik nga dosja "5D" dhe dosja e inceneratorëve, apo nga fakti se ai mund të jetë një nga personat e akuzuar në këto afera, ku janë kapur drejtorët e tij me skema dhjetëra miliona euro me kompaninë "5D", apo afera e inceneratorëve, ku me firmat e drejtorëve të tij dhe bashkëpunimin e disa zyrtarëve, bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Erion Veliajt që ky i fundit i merr në mbrojtje, afera e dherave shkon në mbi 60 milionë euro. (lexo këtu)

Skemat janë të qarta, gjithçka tashmë është e lexueshme. Erion Veliaj kërkon të bëjë pis këdo, thjesht dhe vetëm që të tërheqë zvarrë pas vetes në unitet Edi Ramën që ky i fundit ta shtrëngojë, ta mbrojë, që të mos bjerë ai bashkë me 99-çat dhe hajdutërinë e tij në Bashkinë e Tiranës. 

6 rastësi skandalesh mediatike nga Erion Veliaj
Erion Veliaj

Prandaj në ditët në vijim mund të dëgjojmë skandal pas skandali, aferë pas afere, zhurmë pas zhurme që lidhet me çdo ministër, me çdo deputet, me çdo individ të qeverisë apo opozitës thjesht dhe vetëm të sfumohet, të harrohet dhe të hiqet vëmendja nga dosja "5D", por lali Eri do të bëjë të tijën, drejtësia do të bëjë të sajën./CNA 





Lajmet e fundit nga