"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka tronditur kabinetin e tij dhe ka marrë një vëmendje ndërkombëtare për deklaratat e forta që bëri gjatë një mbledhjeje qeverie pak ditë më parë.
Para gjithë kabinetit, ai iu drejtua Prokurorit të Përgjithshëm që të hetojë të gjithë ministrat dhe zyrtarët e lartë që qeverisë së tij për ryshfet dhe korrupsion.
Bukele u shpreh i vendosur se nuk do të kujtohet si presidenti që nuk vodhi, por u rrethua nga hajdutët. Ai theksoi se do të kujtohet nga populli i El Salvadorit si presidenti që nuk vodhi vetë dhe dërgoi në burg të gjithë ata që donin të vidhnin.

“Të gjithë ne që jemi këtu jemi pjesë e ekzekutivit, përveç një personi, Prokurorin e Përgjithshëm. Ai nuk është pjesë e Degës së Ekzekutivit, por është këtu për një arsye shumë të thjeshtë. Unë dua ta pyes atë publikisht, të investigojë të gjithë këta që janë ulur këtu në mënyrë retroaktive dhe në të ardhmen. Unë mendoj se nuk duhet të ketë asnjë problem me këtë. Janë disa presidentë, disa në burg dhe disa në arrati dhe shumica kujtohen si hajdutë. Unë nuk dua të kujtohem si hajdut. Kështu që nuk vjedh sepse nuk dua që të kujtohem si hajdut ose i korruptuar. Por për një president, presidentin Duarte, njerëzit thonë: Presidenti nuk ishte hajduti, por ai u rrethua me hajdutët, por ishte një kohë kur ai ofroi shpresë për popullin e El Salvadorit. Unë nuk dua të jem një president që nuk vodhi po u rrethua nga hajdutët. Por unë dua të kujtohem si një president që nuk vodhi dhe nuk la asnjë të vidhte dhe ai që çoi në burg këdo që vodhi”, u shpreh ai.
Pothuajse të njëjtin qëndrim ka edhe kryeministri Edi Rama, i cili në podcast-in “Flasim” ku kishte të ftuar gazetarin Blendi Fevziu theksoi se nuk mund të bësh 100 veta të korruptuar të një qeverie, ku në fakt janë vetëm 10.

Pra Rama është distancuar plotësisht nga veprimet korruptive në qeverinë e tij, edhe për aferat në Bashkinë e Tiranës dhe mesa duket i qëndron linjës së mëparshme që përgjegjësitë janë personale. Pra politikani hajdut duhet të identifikohet dhe të veçohet. Një mesazh i qartë ky edhe për Erion Veliajn, të cilin tashmë e ka lëshuar edhe kryesocialisti.
“T'u thuash hajdut 100 vetave dhe pastaj t’i dalë 10 vetave. Kjo nuk do të thotë që 90 të tjerët janë po ashtu, por nuk ka dalë akoma asgjë”, u shpreh Rama.
Por çfarë ka deklaruar Veliaj për aferat dhe hajdutëritë që kanë ndodhur në institucionin që drejton prej më shumë se 8 vitesh, Bashkinë e Tiranës?
Veliaj, edhe pse disa nga drejtorët e tij janë në qeli dhe akuzohen për korrupsion dhe vjedhje të shtetit, në asnjë moment nuk i ka quajtur hajdutë. Madje në një dalje mediatike, ai i ka quajtur ata të suksesshëm në punën e tyre dhe që nën drejtimin e tyre Bashkia Tiranë ka ecur para.
Ai e ka quajtur Bashkinë e Tiranës, një organizatë të disiplinuar, një organizatë të mençur, por në fakt hetimet e SPAK-ut kanë treguar që aty kemi të bëjmë me një “strofull hajdutësh” që nuk ngopen duke vjedhur paratë e shqiptarëve të varfër. Pra një organizatë kriminale që përdor skema nga më të ndryshmet për të vjedhur qytetarët e Tiranës.
Ndryshe totalisht nga presidenti i El Salvadorit, Veliaj, ka treguar se nuk ka problem që të rrethohet nga hajdutët, dhe vijon të mbrojë hajdutët apo bashkëpunëtorët dhe drejtuesit e fushatave të tij politike. Ky qëndrim i tij vjen pasi edhe ai vetë ka bashkëpunuar me hajdutët.

“Jam krenar për punët, jam krenar për gjithë lumin e bashkuar kundër nesh, se ne kemi vlerësuar për punët që kemi bërë dhe sa kanë inspiruar armiqtë e fundërrinat e këtij qyteti të bëhen bashkë si kurrë më parë”, ka thënë Veliaj.
Madje pas thirrjes në SPAK, ai, bashkinë që drejton, e quan një organizatë të disiplinuar, një organizatë të mençur.
Mesa duket Veliaj nuk e ka problem të mbahet mend si kryebashkiaku shqiptar që ka vjedhur më shumë, i rrethuar nga skuadra e tij e hajdutëve. Ai i mbron hajdutët vetëm një arsye, sepse ka frikë nga e vërteta./CNA
View this post on Instagram
Këshilltari për Çëshjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti...
Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ka ftuar në podca...
Kryeministri Edi Rama njofton se më 12 maj do të jetë ...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar që të mblidhe...
Organizata “Reporterët Pa Kufij”, në indeksin e fundit...
Për skandalin te Shkolla e Magjistraturës, Sekretari p...
I habitur, i përgjumur, u shfaq këtë të premte në një ...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në një prononcim pë...
Pas mbledhjes me kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun ...
Të premten, kryesocialsiti Edi Rama do të mbledhë në s...
Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka treguar përse ...
Përveç debateve, në Kuvend kanë plasur dhe batutat. Depute...
Ekspertët e BE-së hedhin poshtë një pjesë të propozime...
Seanca plenare e kësaj të enjteje nisi me debate, pasi opo...
Në një deklaratë për mediat nga e Partisë së Lirisë, I...
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar qytetarët për paraqit...
Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Akil Kraja, rendit...
Kryeministri Edi Rama ka neveritur publikisht kryebash...
Kryebashkiaku zdroms, Erion Veliaj, është lagur sërish...
Kryeminstri Edi Rama është i pranishëm sot në ceremoninë q...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...