Ramës nuk i del e keqja me "RAI 3": U mbajtën nëpër gojë personazhet publike
Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ka ftuar në podca...

Këshilltari për Çëshjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti, u shpreh në një deklaratë nga selia blu se kryeministri Edi Rama kërkon eliminimin e shtresës së mesme.
Ai theksoi se Gjykata Kushtetuese të pranojë kërkesat e opozitës për shfuqizimin e ligjit për taksimin e profesioneve të lira.
Deklarata e plotë:
Është fakt i njohur se Shqipëria që prej vitit 2014 ka nivelin më të lartë të taksave në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Është gjithashtu fakt, se këto taksa kanë qenë ndër arsyet kryesore të falimentimit të dhjetëra mijëra bizneseve, largimit të shumë sipërmarrësve të huaj dhe gjithashtu një ndër pengesat kryesore për thithjen e investimeve të huaja direkte.
Në vend që të bëjnë hapa pas nga këto politika të gabuara e ti shpallin luftë krimit të organizuar, klientelizmit dhe korrupsionit 100%, të denjë për rekordet Guinness, që po gërryen ekonominë e vret konkurrencën, Edi Rama dhe mazhoranca morën vendimin për një taksim të ri ndaj profesionistëve të lirë.
Rama shkeli, jo për herë të parë, zotimin para shqiptarëve për taksim zero për çdo biznes të vogël deri në vitin 2029.
Faturat e kripura disa milionëshe të këtij tatimi ndaj 29 mijë profesionistëve, kanë mbërritur në dyert e tyre.
Sipas një sondazhi të revistës ekonomike ‘Monitor’ gjendja është alarmante.
96 % e të anketuarve shprehen se ky taksim i ri do të ketë efekte negative në aktivitetin e tyre si sipërmarrës të lirë.
38 % e të anketuarve shprehen se do të rrisin çmimet e shërbimeve të tyre, që do t'i shkojë si barrë shtesë konsumatorit shqiptar.
26 % e të anketuarve shprehen se kostot financiare të kësaj barre të re fiskale do ta përballojnë duke ulur fitimet, thënë ndryshe më pak para për këta profesionistë të lirë për rritje profesionale, investime në biznesin, dhe në rastin më të keq edhe shkurtime të numrit të punonjësve.
17.5 % të të anketuarve shprehen se po mendojnë seriozisht që të mbyllin aktivitetin, ndërsa 5.4 % po bëjnë gati valixhet për t'iu larguar përfundimit nga Shqipëria.
Të nderuar qytetarë.
Ky vendim i qeverisë së Edi Ramës ka në prapavijë interesat e tij politike dhe është eliminimi i shtresës së mesme.
Partia Demokratike i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese, që të pranojë kërkesat e opozitës dhe grupeve të interesit për shfuqizimin e këtij taksimi, i cili rrezikon të falimentojë biznese dhe të shtojë shqiptarë në radhën ndërkohë të gjatë të shpopullimit të vendit./CNA
Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ka ftuar në podca...
Kryeministri Edi Rama njofton se më 12 maj do të jetë ...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar që të mblidhe...
Organizata “Reporterët Pa Kufij”, në indeksin e fundit...
Për skandalin te Shkolla e Magjistraturës, Sekretari p...
I habitur, i përgjumur, u shfaq këtë të premte në një ...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në një prononcim pë...
Pas mbledhjes me kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun ...
Të premten, kryesocialsiti Edi Rama do të mbledhë në s...
Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka treguar përse ...
Përveç debateve, në Kuvend kanë plasur dhe batutat. Depute...
Ekspertët e BE-së hedhin poshtë një pjesë të propozime...
Seanca plenare e kësaj të enjteje nisi me debate, pasi opo...
Në një deklaratë për mediat nga e Partisë së Lirisë, I...
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar qytetarët për paraqit...
Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Akil Kraja, rendit...
Kryeministri Edi Rama ka neveritur publikisht kryebash...
Kryebashkiaku zdroms, Erion Veliaj, është lagur sërish...
Kryeminstri Edi Rama është i pranishëm sot në ceremoninë q...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, hodhi akuza ndaj qeveris...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...