Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar
Në ditën kur supozohej ta arrestonin, ai u zgjua në or...

Pas rënies së diktaturës, shqiptarët nuk e kuptuan se çfarë sistemi po kërkonin të ndërtonin. Në themel të përmbysjes ishte shkatërrimi i rregullit. Gjithçka e ndërtuar deri në atë kohë perceptohej si shkatërrim, regres dhe antishqiptare. Problemi dukej i thjeshtë sepse në vetëdijen kolektive po ngulitej ideja që mjafton të mohoje, të shkatërroje dhe të denoncoje të shkuarën tënde dhe ti automatikisht kishe ndërtuar modelin tjetër.
Sot të gjithë po vëmë re se që nga ajo kohë ne, në fakt, e kemi shpartalluar kuptimin për sistemin, që do të thotë se shoqëria shqiptare nuk ka mundur dhe nuk po mundet që të ndërtojë shoqërinë e saj duke fuqizuar sistemin social, burokratik, arsimor, juridik dhe atë të sigurisë kombëtare.
Për hir të së vërtetës, vetëm një strukturë po duket sikur ka nisur të vendoset në bazamentin e shkërmoqur të shtetit shqiptar dhe kjo strukturë është SPAK-u. Eksperimentin e saj e bënë të huajt dhe vini re se çfarë impakti ka mbi shoqërinë. Ndërkohë, mendoni sikur me këtë frymë dhe me këtë seriozitet të kishim ndërtuar administratën shtetërore, burokracinë e palëvizshme dhe atë që mban të gjallë shtetin, pra mendoni sikur administrata shtetërore të ishte rregulluar me ligje të tilla që t’i jepnin asaj pavarësi politike, ekonomike dhe garanci juridike, ashtu siç ndodh në vendet normale dhe do të kuptonim se forca e partive politike do të binte.
Mirëpo, ne, sot, gjithë sistemin e kemi vendosur në shërbim të partive politike, të cilat qeverisin jo me programin kombëtar të vendit por me idetë dhe voluntarizmin e liderit partiak. Që të ndodhte kjo ne duhet të kishim krijuar kulturën e familjarizimit me ligjin dhe me formalizimin e jetës shoqërore në të gjitha hallkat e saj. Mirëpo ka ndodhur e kundërta. Veçanërisht në këta vitet e fundit kur Parlamenti është kthyer në një vend lufte, askush nuk dëgjon apo merr vesh se çfarë ligjesh miratohen, sa prej atyre ligjeve njihen nga ne dhe sa të tjera do të duhej të bëheshin në mënyrë që të vendosej jeta jonë mbi binarë ligjorë.
Në Shqipëri, për fat të keq, po instalohet kultura e vjetër që jeta e çdo individi nuk varet nga sistemi ligjor që ndërtojmë, por nga vullneti politik i atij që na drejton. E gjithë kjo ka sjellë më pas edhe luftën pa asnjë ide e pa asnjë princip që bëhet mes palëve politike. Fjala vjen, ajo që po ndodh tani në fund me Erion Veliajn e ilustron më së miri këtë. Veliaj është kryetari i bashkisë më të madhe në vend. Posti që ai mban e detyron atë që të firmosë vendime vetëm atëherë kur ato kanë kaluar të gjitha hallkat kolegjiale që nisin me Këshillin Bashkiak e përfundojnë me sektorët përkatës. Ai ka dorëzuar në SPAK të gjithë dokumentacionin nga i cili organi i hetimit dyshon se mund të jenë bërë abuzimet në hallka të tjera.
Nëse do të ishim në një shtet normal me një sistem të ngritur, të gjithë duhet ta përshëndesnim këtë hap të Veliajt sepse, më në fund, te ne po krijohet kultura që drejtësia nuk është një sistem armiqësor, por është një sistem që na mbron të gjithëve nga shkeljet dhe se para ligjit të gjithë janë të barabartë. Veliaj nuk ka asnjë akuzë. Ai është titullari i një prej institucioneve më të zhvilluara në vend. Pikërisht në mungesë të këtij sistemi ka triumfuar kaosi dhe retorika e luftës.
Është e kotë të përmendësh tani plagën e madhe që i ka shkaktuar këtij vendi veprimtaria shkatërruese dhe nxitja e kaosit nga Sali Berisha. Duke zaptuar hapësirën publike dhe duke e shndërruar atë në një arenë të pështirë lufte, shoqëria shqiptare ka përjashtuar nga vëmendja e saj jetën dhe fatin e të rinjve, jetën dhe fatin e arsmit shqiptar, jetën dhe fatin e natyrës dhe zonave të mbrojtura. Në një vend ku gjithçka është në përleshje e përplasje, në një hapësirë ku nga mëngjesi në darkë të gjithë duhet të shohin e të dëgjojnë retorikën e kaosit, në këtë vend ka shumë pak hapësirë për të ngjallur shpresë, për të ndërtuar një jetë të qetë e për ta gëzuar këtë vend./CNA
Në ditën kur supozohej ta arrestonin, ai u zgjua në or...
Përplasja e fundit mes Baton Haxhiut dhe Erion Veliajt më ...
Pasi qendroi 7 orë me kolegët e tij në SPAK, përkundër asa...
Ajo që ka ndodhur në Shkollën e Magjistraturës është m...
Erion Veliaj nuk është projekti politik individual i n...
Mëngjesi i sotëm ishte mjaft i bukur. Një diell i ngrohtë ...
Tirana DC u krijua në tetor të vitit 2020 si shoqëri a...
Për të gjithë ata që e këshillonin Edi Ramën të mos me...
Kur ishin vetëm, të rithemeluarit rrinin me gëzim posh...
Gazetari i pushtetit, Mero Baze, dje, në editorialin e...
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e V...
Shtypi ka publikuar me pesë muaj vonesë një ngjarje, e cil...
Altin Belbën, djalin tridhjetedyvjeçar nga Përrenajsi ...
Në gjithë këtë tranzicion tejet të tejzgjatur, u desh ...
Të krishterët si qytetarë të përgjegjshëm në vendin ku pun...
Qëndrimi aspak proporcional i disa ambasadorëve, mes b...
Shqipëria mbetet një vend që ofron shumë kuriozitet pë...
Në mes të vorbullës me shkrime dhe kronika limonatë pë...
Kriza dhe sfidat e mëdha të kohës që po jetojmë, në nj...
Reagimi i qytetarëve, i grupimit “Aleanca për Mbrojtje...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...