“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...

Në mes të vorbullës me shkrime dhe kronika limonatë për mrekullitë e turizmit shqiptar, investigimi i “Report”, në "Rai 3", pati efektin e një rrufeje në qiell të pastër. Në të bëhej si rrallëherë autopsia e një shteti të ekzekutuar nga mafia.
Le të jemi të drejtë deri në fund. Emisioni qe i angazhuar dhe me pikësynim të caktuar. Ai ishte fryt i mërisë që e majta italiane ka ndaj një post fashisteje si Giorgia Meloni. Ai qe i yshtur nga atmosfera antiraciste dhe pro emigrantëve që ndeshet me ksenofobinë në vendin e saj. Si i tillë, ai nuk duhet parë i pandikuar nga qëndrimet e partisë simotër të PS-së në Itali, njëri prej deputetëve të së cilës shkoi deri aty sa të propozonte përjashtimin e forcës politike që drejton Edi Rama, nga familja e socialistëve evropianë.

Dokumentari i adresohej publikut të vendit fqinj dhe mesazhi i tij qe i qartë: e shikoni se ç’qeveri të korruptuar dhe të kriminalizuar ka zgjedhur Meloni për ta detyruar të shkelë të drejtat e emigrantëve që nisen nga Afrika për të zbarkuar në brigjet tona.
Dhe për të sendërzuar këtë mesazh faktet nuk mungonin. Sundimi 11-vjeçar i Edi Ramës ka prodhur ngjarje me bollëk për cilindo që do të bëjë një pasqyrë reale të këtij vendi. Dhe gazetarët italianë nuk harruan të na kujtojnë një ministër të brendshëm si Saimir Tahiri, që ndihmonte trafikantët të eksportonin drogën drejt brigjeve të tyre. Ata u kujdesën të shkojnë deri në Zvicër për të intervistuar, nga vendi ku strehohet politikisht Zagani, ish-polici që u burgos se zbuloi lidhjet kriminale të ministrit të vet. Ata zhvarrosën nga pensioni ish-gjeneralin që drejtonte Guardia di Financa, trupën që certifikonte një Shqipëri të pastruar nga kanabisi. Dhe pse e bënin këtë? Sepse gjeneralit italian i bëheshin dhurata të majme nga trafikantët e narkotikëve. Dhe kush i shërbente si ndërmjetës? Njeriu që qëndron në paradhomën e Edi Ramës, Engjëll Agaçi.
Por, kjo panoramë e përfituar nga ky paraardhës i hershëm i McGonigalit do të ishte e paplotë, nëse prokurori i Antimafias në Napoli, Nikola Gratieri, nuk do të deklaronte se fuqia e mafies shqiptare buron nga streha që ka në një shtet të korruptuar, apo nëse ish-prokurori Francesco Mandoi, nuk do të rrëfente se si u tall me të kryeministri Rama, që e mori gjoja këshilltar, por nuk e pyeti asnjëherë.
Pazëlli i një shteti fund e krye kriminal, plotësohet edhe nga dështimi i një drejtësie, që i ka dhënë mundësinë qeverisë të mbyllte media që nuk i pëlqenin, si "Agon Ghannel", apo që kur i del emri i të afërmve të kryeministrit në trafiqe i fshin nga dosjet. Sipas “Report” këto e kanë një shpjegim: sepse përzgjedhja e prokurorëve dhe gjyqtarëve është bërë sipas një Vettingu të politizuar.
Rrallëherë, shumë rrallë, përjashto përgjimet e "Bild" për vjedhjen e votave, artikujt e "New York Times" apo "Washington Post" për korruptimin e shefit të FBI-së McGonigal, apo ato se si regjimi i Tiranës po blen mbështetjen ndërkombëtare, ka ndodhur që ndonjë investigim mediatik të ketë pasqyruar një realitet kaq rrëqethës të pushtetit të Ramës. Emisioni i "RAI 3" e bëri, duke i hyrë në thellësi së keqes sonë dhe duke e nxjerrë atë në dritën e diellit.

Fatkeqësisht nuk e bëri për ne. E bëri për luftën e brendshme politike italiane, për t'i treguar publikut përtejt Adriatikut se me kë po bashkëpunon Giorgia Meloni. Nëse Edi Rama nuk do të kishte nënshkruar memorandumin për hapjen e kampeve të refugjatëve në Shëngjin e Gjadër, ndoshta këtë impenjim të gazetarit Sigfrido Ranucci, ne nuk kishim për ta parë kurrë. Ashtu sikurse ndoshta nuk do të lexonim dot në "New York Times", manovrat lobiste për të joshur dhëndrin e Trump, Jared Kushner, nëse kryeministri ynë nuk do të qe ngatëruar në lojëra politike më të mëdha sesa statura e tij.
Pra të mos kemi asnjë iluzion, kur gazetarët perëndimorë interesohen për ne, këtë nuk e bëjnë se u digjet shpirti për demokracinë tonë, as nga aspirata për një Shqipëri më të mirë. Ngacmimi u vjen pasi e shohin se regjimi i satrapit të Tiranës po përzihet edhe në politikën e tyre të brendshme.
Por sado cinik dhe i pashpresë të duket ky konstatim, ai ka dhe anën e vet pozitive. Pasi ai, së pari, na tregon se sa të lehtë e ka secili i huaj të zbulojë të vërtetat në një vend ku ato janë sheshit. Së dyti, sepse vendos në dritën e projektorëve palaçollëqet e lobuara të Shqipërisë turistike, që propagandohet çdo mbrëmje nga TV-të tona.
Kjo qe çudia e investigimit të “Report”, i cili na tha në italisht gjëra që këtu i dinim prej kohësh.
Kriza dhe sfidat e mëdha të kohës që po jetojmë, në nj...
Reagimi i qytetarëve, i grupimit “Aleanca për Mbrojtje...
Fundjavën e kaluar Irani ndërmori një sulm të drejtpër...
A është çmendur, Ilir Meta, Edi Rama, apo shqiptarët vet? ...
Thuajse të gjithë partitë e reja, të cilat premtojnë t...
Ilir Meta në daljen e djeshme konfirmoi terrorin që e ka m...
Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga t...
“Një demokraci pa vlera, "kan shkrue n’ Encilklikën Centes...
Një mikesha ime që jeton në Paris më shkruan: Iren si...
Propaganda e dhunshme e Erion Veliajt na ka sjellë disa he...
Të dashur miq, këto ditëkompania botërore “Shell” pasi inv...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur kërkime...
Përpara disa kohësh kam debatuar me disa analistë në lidhj...
Me se pari, nuk eshte distancuar nga gjema, madje thot...
Si është e mundur që i zemëroheni Oltës, për një dekla...
Nëse s’do të ishim dëshmitarë të gjallë të këtyre kohëve, ...
Charles McGonigal, sipas vendimit të gjyqtares duhej t...
Sot fermerët e Lushnjes mbushën rrugët me qumësht safi...
5 arsye pse vendimi për ndalimin e komunikimit për Sal...
Aferat korruptive në qeveri dhe në Bashkinë e Tiranës kanë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...