Deputeti dhe elektorati, kur tradhtohet vota e besimi?
Përpara disa kohësh kam debatuar me disa analistë në lidhj...

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur kërkimet për kompaninë që do të monitorojë zbatimin e kontratës koncesionare për Projektimin, Ndërtimin dhe Mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Triport Vlorë, miratuar me VKM nr. 299, datë 11.5.2022.
Në një procedurë të çelur këtë të hënë njoftohet se fondi limit është 67 milionë lekë apo më shumë se 660 mijë euro. Sipas termave të referencës që shoqërojnë këtë procedurë inxhinierit të pavarur i kërkohet të ofrojë ekspertizë në të gjitha fushat e Koncesionit pa përjashtim. Çdo aspekt i ecurisë së Koncesionit duhet t’i nënshtrohet certifikimit në bazë të Sistemeve të tij të cilësisë dhe auditimit sa i takon cilësisë në lidhje me rezultatet e Koncesionarit me cilësi të siguruar dhe kontrolluar.
“Roli kryesor i IP do të përfshijë të gjitha funksionet e përgjithshme dhe specifike dhe përgjegjësitë, të cilat janë të përcaktuara në Kontratën e Koncesionit/PPP, si dhe çdo funksion apo përgjegjësi që nuk mund të specifikohen”, thuhet në dokument. Kjo nuk është hera e parë që MIE çel këtë tender pasi një procedurë e njëjtë u çel edhe në muajt e fundit të 2023-shit, por që nuk u finalizua me një kontratë.
Porti i Triportit
“Porti i Integruar ne Triport, Vlorë parashikohet të ndërtohet 9 km në Veri-Lindje të qytetit të Vlorës dhe konkretisht në portin e peshkimit të këtij qyteti të quajtur 'Triport'.
Porti ndodhet në bregdetin Jugor të Shqipërisë, afërsisht 160 km në veri të kufirit tokësor me shtetin e Greqisë dhe konkretisht 167 km larg nga pika kufitare më e madhe me Greqinë që është Kakavia, 150 km (80 Nm) nga deti deri në Portin e Korfuzit dhe vetëm 90 km (50 Nm) nga rajoni i Puglias në Itali. Kufiri tokësor me Malin e Zi është afërsisht 244 km në veri të Vlorës, dhe hyrja në Gjirin e Kotorrit (gjithashtu formon kufirin tokësor midis Malit të Zi dhe Kroacisë) është 125 Nm me det.
Porti i Peshkimit 'Triport' ndodhet rreth 3 km në veri të Portit të Vlorës, midis Terminalit të përpunimit të naftës dhe nënprodukteve të saj 'Petrolifera Italo-Albanese) PIA dhe TEC Vlorë, ndërsa nga Juglindja kufizohet me Parkun Industrial Vlorë. Porti është i rrethuar nga pylli i Sodës ku në këtë zonë ndodhen edhe shumë aktivitete private kryesisht argëtimi në fushën e kulinarisë”, thuhet në dokumente.
Koncesioni i portit
Kontrata e koncesionit u fitua nga një konsorcium ku bëjnë pjesë “Agbes Construcion” sh.p.k., “Besta” sh.p.k., “Premium Construction & Maintenance” sh.p.k., “ITE Grup” sh.p.k. dhe “ArkonStudio” sh.p.k., të cilët u shpallën fitues në një procedurë prokurimi në vitin 2021. Kontrata që ka në objekt “Dhënie me koncesion/partneritet publik privat për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Triport Vlorë” ka një afat 10-vjeçar.
Sa i takon financimit investimi do të kryhet nga Koncesionari dhe qeveria do të nisë të paguajë për punën e bërë me mbarimin e investimit. “Pagesat e disponueshmerise do te fillojnë te paguhen pas ndërtimit te plote dhe dorëzimit përfundimtar te objektit dhe jo me pare se viti 2025”, thuhet në dokument. Vlera e përgjithshme e projektimit + ndërtimit + mirëmbajtje është 44,900,000 euro, ku vetëm vlera e ndërtimit është 38,900,000 euro./Monitor
Përpara disa kohësh kam debatuar me disa analistë në lidhj...
Me se pari, nuk eshte distancuar nga gjema, madje thot...
Si është e mundur që i zemëroheni Oltës, për një dekla...
Nëse s’do të ishim dëshmitarë të gjallë të këtyre kohëve, ...
Charles McGonigal, sipas vendimit të gjyqtares duhej t...
Sot fermerët e Lushnjes mbushën rrugët me qumësht safi...
5 arsye pse vendimi për ndalimin e komunikimit për Sal...
Aferat korruptive në qeveri dhe në Bashkinë e Tiranës kanë...
Përgjegjësia është personale, thotë edhe Veliaj, edhe ...
Ka një moment shumë interesant në librin "Lëkura" të shkri...
Aferat korruptive në qeveri dhe në Bashkinë e Tiranës kanë...
Shkuarja e qetë orët e fundit e një zyrtareje të re dy...
I nderuar zoti Dumani, në raportimin që Ju bëtë përpar...
Në njëfarë mënyre, me kthimin e Kuvendit në “normalitet”, ...
Në bashkinë e Tiranës, me të njëjtën lehtësi idiote që...
4 Prilli 2024 shënon 75-vjetorin e themelimit të Aleancës ...
Nëse nuk e mbani mend, po e përsëris, SPAK u krijua pë...
Leximi i dosjes që çoi në burg tre nga drejtorët e rën...
Përulësia duhet të jetë një privilegj i veçantë i njerëzve...
Në 122 faqe vendim, GJKKO na tregoi se si SPAK-u kisht...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...