Veliaj, kryetari i drejtorëve hajdutë
Në 122 faqe vendim, GJKKO na tregoi se si SPAK-u kisht...

Përulësia duhet të jetë një privilegj i veçantë i njerëzve që merren me jetën publike e politikën dhe, shyqyr Zotit, në Shqipëri kemi disa persona, që janë në poste pushteti apo pozicione politike dhe i menaxhojnë me respekt ndaj qytetarëve që i dërguan atje me votën e tyre.
Por kjo është njëra anë e medaljes dhe, siç ndodh në këto raste, është edhe ana tjetër...
Një numër shumë i madh pushtetarësh e politikanësh, të cilët nuk gjejnë kohë që bisedojnë e të dëgjojnë njerëzit e thjeshtë, madje as ata që i kanë votuar. Gjatë gjithë kohës të rrethuar nga oborrtarët e pushtetit, të cilët aspak nuk u tregojnë realitetin, por pagëzojnë shi... pështymën..., duke i çorientuar e duke i shkëputur nga jeta!
Për disa nuk lejohen as kritikat, për të mos... njollosur imazhin e tyre! Duke ecur në “Rrugën e Gabimeve”, ata as nuk i shikojnë qytetarët në sy, ata qytetarë, të cilët u dhanë postet me votën e tyre në mënyrë që të dëgjojnë kritikat dhe të bëhen më të mirë. Fatkeqësisht, shkëlqimi i pushtetit dhe... fishekzjarreve të oborrtarëve servilë nuk i lejon të shohin realitetin.
Sepse pushteti u është kthyer në obsesion. Një obsesion që i bën të shohin edhe karrigen e tyre politike si bast egoist dhe personal, edhe nëse pretendojnë se janë mbështetës të pasionuar të liderit.
Kur një gjë e tillë ndodh me pushtetin, çfarë duhet të presësh nga ata që janë në opozitë dhe që duhet të bënin ndryshimin?
Normalisht të kundërtën!
Politikanët e së ashtuquajturës opozitë shqiptare sillen, veprojnë e flasin në mënyrën më të gabuar të mundshme, duke ecur edhe ata në rrugën, të cilën e pagëzojnë si “Rrugë të shpresës!”.
Skllevër patologjikë të ambicies e dashurisë së tyre për pushtet e para; të kapur nga lideri i partisë së tyre; pa vizion, kurajo e guxim; me një fjalor me 100 fjalë, të cilat i rrotullojnë në çdo dalje publike; me urrejtje ndaj atyre që i kundërshtojnë e mendojnë ndryshe; në pritje të ardhjes së pushtetit, pasi vetë as do ta marrin ndonjëherë, sepse janë provuar si humbës kronikë, kudo që shfaqen, në radio, në shtyp dhe në televizion, sillen sikur kanë njohuri absolute të gjithçkaje për çështjet politike të vendit. Prania e tyre nxjerr arrogancë dhe inteligjencë të kufizuar.
Sipas tyre, kush nuk mendon si ata është kundër tyre, kush nuk është me ata është kundër tyre, kur vetë ata janë realisht kundër demokracisë e progresit!
Për ta të gjithë bashkëbiseduesit e tyre konsiderohen si njerëz të establishmentit, të shitur, të blerë dhe vetëm ata kanë monopolin e së drejtës e të së vërtetës.
Arrogantë, paçka se janë butakë dhe oborrtarë, drejtojnë gishtin drejt shoqërisë shqiptare dhe njerëzve të të njëjtës llogore politike, duke mos pranuar se ka mendime që mund të mos pajtohen me të tyren.
Pasi e kanë fshirë fjalën kritikë nga fjalori i tyre, dogmatistët e radikalizmit, ashtu siç ishin dogmatikë të antidogmatizmit në parti disa muaj më parë, veprojnë në logjikën e Njëshit të ngujuar, duke besuar se kështu drejtohet një parti dhe kështu duhet të drejtohet një vend.
Më kot, njerëz me logjikë të ftohtë, të bazuar në realitet, përpiqen të arsyetojnë me oborrtarët e tërbuar. Më mbretër se mbreti, më katolikë se Papa, duke mos pasur asnjë lidhje me funksionimin e politikës dhe psikologjinë e popullit, të gatshëm të puthen me ata që kanë sharë, të lëpijnë atë që kanë pështyrë, ata e çojnë vendin drejt shkatërrimit duke refuzuar të dëgjojnë edhe shokët e tyre.
Po, vendin, sepse partitë politike duhet të jenë ato, që së bashku me intelektualët të krijojnë programe e të prodhojnë elita jodogmatike.
Dhe, pikërisht këta njerëz, këta politikanë të opozitës do të jenë të parët që do të bërtasin pas disa muajsh: “Mbreti vdiq, rroftë mbreti!”, për të ngelur përgjithmonë skllevër të lustruar, oborrtarë- skllevër, pa principe e moral, në pritje të pushtetit!
Nëse duan të vijnë ndonjëherë në pushtet, duhet të jenë të përulur, të korrigjohen dhe të mos sillen e flasin si prokurorë të gjyqeve të komunizmit, të zbresin me këmbë në tokë, të ndërtojnë një dialog konstruktiv, të çliruar nga të gjitha peshat e së shkuarës, të një të shkuare të rrënjosur aq thellë në mentalitetin e tyre që po e tkurr kaq shumë opozitën.
Dhe pyes: “A ka ardhur koha t'i presim akoma, pasi vlerësimi për ta është zhgënjyes, ndërsa sjellja e tyre është tragjike?”/ CNA
Në 122 faqe vendim, GJKKO na tregoi se si SPAK-u kisht...
Nga ana formale kemi një demokraci të qëndrueshme. Nga...
Në Shqipëri sporti më popullor nuk është futbolli, por...
Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revis...
Bujqësia është sektori më i prapambetur i ekonomisë sh...
Ashtu sikurse ndodh pothuajse me çdo arrestim të SPAK,...
Është e rëndësishme të pranohet se dinjiteti i çdo ind...
Që kur rrjetet sociale janë shndërruar në një ndër pus...
Sot mbushen 32 vite nga dita e 22 marsit 1992 kur sheshi "...
Deputetët demokratë të Rithemelimit do t’i dorëzojnë k...
Një ngjarje që do të hyjë në analet e historisë si "Gjyqi ...
Ishte një kohë, kur kripa ishte gjëja më e çmuar mbi d...
Fjala e Kryeministrit, njëkohësisht Kryetarit të PSSH ...
Agron Gjekmarkaj është shembulli tipik i “Kolltukofagut” t...
Ka shumë pak lajme që mund të ndajmë në lidhje me tend...
Besoj të gjithëve u vjen mirë që aktiviteti parlamenta...
Nisi të krijohet në dy mandatet e para të qeverisjes s...
Tirana festoi dhe zhurmoi sot në disa arterie, dhe asg...
] Në një njoftim që nuk hidhëroi askënd, kryeministri s...
Lajmi i keq se 21 mijë të rinj dolën nga tregu i punës...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...