Nga Eduard Halimi/ 5 ARSYE PSE VENDIMI PËR NDALIMIN E KOMUNIKIMIT PËR SALI BERISHËN ËSHTË MASË E PALIGJSHME!
5 arsye pse vendimi për ndalimin e komunikimit për Sal...

Sot fermerët e Lushnjes mbushën rrugët me qumësht safi. Eshtë një protestë fisnike, për shkak se ka kohë që nën atë të ashtuqujturin Ballkan i Hapur, qumështi pluhur dhe hirra vijnë nga Serbia, për rrjedhojë, shumë nga ata shitën lopët dhe bagëtitë e imta.
Arsyeja, tregu i afrohet më shumë leverdisë se sa prodhimit vendas, edhe pse në studio televizive të gjithë flasin për traditën, prodhimin vendas dhe bio etj.
Nga ana tjetër programet për mbështetje nga qeveria janë të vakëta, për më keq akoma, i përfiton vetëm nëse voton Edi Ramën dhe patronazhistët e tij të pashkollë ose me diploma falco. Megjithatë këto janë drama kombëtare që kërkojnë një soldiratet social i cili thekshëm ka munguar vitet e fundit në Shqipërinë tonë.
E kam cekur edhe më parë, tek tashmë ka bërë vend një shthurje sociale për sa i përket nervit kombëtar, që dmth, protestojnë arsimtarët, askush nuk i bashkohet. Protestojnë studentët, askush nuk i bashkohet. Ndodhin skandale me vlera miliardash të vjedhur, askush nuk indinjohet, revoltohet apo të protestoj për shkak se asnjë nga qeveritarët nuk mban përgjegjësi.
Arrestohet një kryetar Bashkie, madje edhe gjysma e administratës, prapë fitojnë hajdutët. Qytetarët pajtohen kollajllisht dhe sikur e presin me magji një dorë qiellore që të vendosi drejtësi. Por le të shkojmë edhe pak më tej, protestojnë fermerët e Europës, fermerët tanë nuk ndihen.
Nuk kanë as minimumin e favoreve të fermerëve të Europës apo edhe rajonit, prapë nuk ngrihen. Vetëm ta dini ama, se, një nga arsyet që nuk futemi edhe në Europë, është edhe koherenca, qoftë kjo ekonomike në raport me fermerin europian, por edhe indinjata kolektive për padrejtësi.
Të shkojmë edhe më akoma..., Lushnja sot është totalisht e shkatërruar administratisht, pa Gjykatë, pa Prokurori pa Drejtori Arsimore, biles më thanë se edhe spitalet e ambulancat varen të gjitha nga Fieri.
Megjithatë askush nuk u ngrit kur institucionet e drejtësisë, arsimit, shërbimit shëndetësor shkriheshin. Dhe ta mendosh që një vend i cili prodhon për gjithë Shqipërinë dhe rajonin, trajtohet jo sikur të jetë një minerë ari, por një moçal internimesh.
Sot qeveria shqiptare paguan milion euro për rrjetet e fuqishme botërore për gjoja turizmin. Eshtë një politikë e tëra propagandë për shkak se nuk ka efekt parësor tek xhepat tuaj, edhe ato pak punësime sezonale që krijohen, janë pjesë e një ekonomie formale. Në fund të fundit, bregdeti i jugut tashmë është një mollë e ndalur për qytetarin shqiptar.
Nëse 10% e këtyre pagesave plus politikave favorizuese për fermerin do vinin tek ju, sot rrugët e Lushnjes nuk do laheshin nga qumështi, por do mbushte makineritë e përpunimit dhe frigoriferët e tregut.
Megjithatë edhe kjo protestë le të shpresojmë se nuk do jetë me kaq. Jo vetëm Lushnja por në përgjithësi Shqipëria është një rënie të lirë drejt një anarshie sociale për shkak të një regjimi që ka dështuar. Ndaj është e domosdoshme, që, fermerë, intelektualë, arsimtarë, popull etj., vetëm me Edi Ramën mos më asnjë pakt, paktin bëjeni mes vedi. Poshtë ata që ju vjedhin!
5 arsye pse vendimi për ndalimin e komunikimit për Sal...
Aferat korruptive në qeveri dhe në Bashkinë e Tiranës kanë...
Përgjegjësia është personale, thotë edhe Veliaj, edhe ...
Ka një moment shumë interesant në librin "Lëkura" të shkri...
Aferat korruptive në qeveri dhe në Bashkinë e Tiranës kanë...
Shkuarja e qetë orët e fundit e një zyrtareje të re dy...
I nderuar zoti Dumani, në raportimin që Ju bëtë përpar...
Në njëfarë mënyre, me kthimin e Kuvendit në “normalitet”, ...
Në bashkinë e Tiranës, me të njëjtën lehtësi idiote që...
4 Prilli 2024 shënon 75-vjetorin e themelimit të Aleancës ...
Nëse nuk e mbani mend, po e përsëris, SPAK u krijua pë...
Leximi i dosjes që çoi në burg tre nga drejtorët e rën...
Përulësia duhet të jetë një privilegj i veçantë i njerëzve...
Në 122 faqe vendim, GJKKO na tregoi se si SPAK-u kisht...
Nga ana formale kemi një demokraci të qëndrueshme. Nga...
Në Shqipëri sporti më popullor nuk është futbolli, por...
Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revis...
Bujqësia është sektori më i prapambetur i ekonomisë sh...
Ashtu sikurse ndodh pothuajse me çdo arrestim të SPAK,...
Është e rëndësishme të pranohet se dinjiteti i çdo ind...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...