Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Fundjavën e kaluar Irani ndërmori një sulm të drejtpërdrejtë kundër Izraelit, përmes ??qindra dronëve dhe raketave nga territori i tij, duke nxjerrë në dritë luftën e gjatë që zhvillohet në hije midis dy armiqve rajonalë në Lindjen e Mesme. Kjo shfaqje force pasqyron një ndryshim në strategji nga Teherani, i cili është mbështetur në doktrinën e “durimit strategjik” dhe ndërmarrjes së sulmeve ndaj Izraelit përmes satelitëve të tij në Irak, Siri dhe Liban.
Irani përqafoi doktrinën e “durimit strategjik” pasi SHBA-ja vrau komandantin Qasem Soleimani në Bagdad në vitin 2020. Që prej asaj kohe, Teherani është kujdesur të shmangë përplasjen e drejtpërdrejtë me SHBA-në dhe aleatët e saj në rajon. Madje, njoftoi administratën Trump përpara se të godiste objektivat amerikanë në Irak, si kundërpërgjigje për vrasjen e ushtarakut të lartë.
Sulmi i drejtpërdrejtë ndaj Izraelit tregon gatishmërinë e Iranit për përplasje, por në një mënyrë të llogaritur pa shkaktuar një përshkallëzim dhe pa shkaktuar viktima. Në planin e brendshëm, gatishmëria dhe mobilizimi për luftë kundër Izraelit dhe aleatëve të tij, asfikson lëvizjet e protestat që kërkojnë ndryshime politike dhe më shumë të drejta civile në Iran. Në planin rajonal e ndërkombëtar, Irani nuk dëshiron të perceptohet si i dobët.
Pavarësisht sulmit ndaj Izraelit, strategjia afatgjatë e Iranit bazohet në hipotekimin e arritjeve gjatë dekadave të fundit dhe evitimin e luftës në shkallë të gjerë. Gjatë tri dekadave të fundit Irani është investuar në pasurimin e uraniumit për prodhimin e armëve bërthamore, mbështetjen e Hezbollahut në Siri dhe Liban, mbështetjen e Hamasit. Ai është investuar gjithashtu në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me Rusinë, Kinën, Korenë e Veriut dhe Venezuelën.
Nga ana tjetër, Irani synon të arrijë një marrëveshje me SHBA-në dhe të njihet nga kjo e fundit si një fuqi kryesore rajonale. Ky objektiv qëndron në qendër të konfliktit edhe me Izraelin, i cili refuzon të njohë Iranin si një vend me ndikim të barabartë rajonal.
Pika e kthesës në raportet me Izraelin erdhi pasi ky i fundit lëshoi ??raketa në një kompleks diplomatik iranian në Damask, duke vrarë disa ushtarakë të lartë të Iranit. Vështirë të thuhet nëse konsullata përmbushte ose jo kriteret e përcaktuara nga e drejta ndërkombëtare, për sa i përket mbojtjes diplomatike. Gjithsesi, sulmi izraelit mbi godinën iraniane në Damask, u konsiderua si një sulm "në tokën iraniane" nga Teherani. Pra, nga këndvështrimi i Iranit, ishte Izraeli që e kaloi vijën e kuqe dhe sulmi i fundjavës së kaluar nuk ishte gjë tjetër veçse një kundërpërgjigje.
Vështruar në rrafshin historik, sulmi i Iranit kundër Izraelit përbën kërcënimin e parë serioz të jashtëm për sigurinë e Izraelit qysh se Saddam Hussein lëshoi raketat ndaj Izraelit në vitin 1991. Megjithatë, duhet thënë se kundërpërgjigjja e Iranit ishte më tepër në funksion të “sedrës së lënduar” së brendshmi për shkak të goditjes që i shkaktoi Izraeli në kompleksin diplomatik në Damask. Koreografia e sulmit iu bë e njohur më përpara SHBA-së përmes Irakut dhe Turqisë, për të minimizuar dëmin. Kjo i dha kohë Izraelit për të interceptuar dronët para se të arrinin në hapësirën ajrore izraelite, dhe partnerëve të tij për të përsëritur angazhimin e hekurt për sigurinë e Izraelit.
SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar përdorën sistemet antiraketore për të interceptuar raketat iraniane në hapësirën ajrore të Sirisë, Irakut dhe Jordanisë. Nuk ka ndonjë provë se Irani po synonte goditjen e aseteve të SHBA-së apo Britanisë së Madhe të instaluara në rajon. Duket se Irani nuk ishte në kërkim të një përplasjeje me aleatët perëndimorë të Izraelit.
Njoftimi paraprak, si dhe zgjedhja e objektivave ushtarakë të sulmit, sugjerojnë se Irani ishte i kalibruar në përçimin e mesazhit ndaj Izraelit duke e konsideruar tanimë çështjen të mbyllur nga ana e tij. Të njëjtin skenar patën ndjekur SHBA-në në përgjigje të sulmeve të iranianëve ndaj pjesëtarëve të shërbimit amerikan në Jordani në fund të janarit. Ata pritën disa ditë për t’iu kundërpërgjigjur Teheranit përmes Irakut, duke u dhënë kohë iranianëve që të largonin forcat e tyre nga zona. Në të dyja rastet qëllimi nuk ishte përshkallëzimi, por rivendosja e kufirit të parandalimit dhe adresimi i presionit të brendshëm në përgjigje të sulmeve, duke shmangur një konflikt rajonal në shkallë të gjerë.
Për Izraelin, agjenda subversive e Iranit është shumë e dukshme për t'u fshehur, e lëre më të tolerohet. Irani nuk ka plane të ndalojë mbështetjen ndaj grupeve në rajon që përbëjnë kërcënim serioz për Izraelin. Ndërtesa që Izraeli bombardoi në Damask shërbënte si një qendër për planifikimin ushtarak. Eksperienca jonë tregon se Irani përdor misionet diplomatike dhe qendrat kulturore për të përhapur ndikimin e tij malinj. Ushtron sulme kibernetike për të dëmtuar infrastrukturën kritike. Gjithsesi, një gjë është e sigurt: që nga fundjava e kaluar, rregullat e angazhimit midis Izraelit dhe Iranit kanë ndryshuar.
Izraeli ishte mes dilemës për kundërpërgjigje dhe vetëpërmbajtje. Gjasat që Izraeli do të përgjigjej për të dëshmuar se sulme të kësaj natyre nuk mund të tolerohen në të ardhmen, duke peshuar përfitimet e kundërpërgjigjes përkundrejt thirrjeve të aleatëve të tij për çtensionimin e situatës, ishin të mëdha. Sulmi ajror i Izraelit afër bazës ajrore të Iranit në Provincën e Isfahanit, është zbatim strikt e i pashmangshëm i logjikës së kundërpërgjigjes. Pasi kemi të bëjme me goditjen e një baze ajrore nga e cila u lëshuan dronët iranianë kundër Izraelit. Sipas medias shtetërore iraniane, dëmet janë të papërfillshme. Ndërkohë që Izraeli ka zgjedhur heshtjen.
Më shumë sesa një goditje frontale në tokën iraniane, që do të zgjeronte në mënyrë dramatike konfliktin, kemi të bëjme me një përgjigje të kalibruar që mund të lexohet si “administrim i përshkallëzimit të konfliktit”. Thënë ndryshe, përpjekja izraelite për t’u kundërpërgjigjur pa shkaktuar përshkallëzim të mëtejshëm ka qenë e suksesshme. Zgjerimi i konfliktit nuk është në interes të rajonit dhe aleatëve që mbështesin Izraelin. Sidomos në kushtet kur SHBA-ja është në prag të zgjedhjeve presidenciale.
Në kushtet e krijuara së fundmi, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka fituar një hapësirë për frymëmarrje politike së brendshmi, pas një vale të gjatë protestash të organizuara kundër planeve të tij për të kufizuar rolin e drejtësisë për t’u shpëtuar proceseve gjyqësore, dhe luftës së ndërmarrë në Gaza, e cila ka shkaktuar dëme njerëzore e materiale të pallogaritshme.
Gaza dhe civilët janë humbësit e mëdhenj të situatës së re, pasi vëmendja ndërkombëtare është zhvendosur drejt shmangies së një përshkallëzimi që do të çonte në një luftë rajonale. Megjithëse rrënjët e përhapjes së konfliktit në Lindje të Mesme janë në Gaza dhe në dështimin e shtrëngimit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që kërkon armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e pengjeve, situata që nga 7 tetori i vitit të kaluar mbetet dramatike.
Për SHBA-në frenimi i ambicieve të Iranit në rajon është një çështje parësore. Projekti bërthamor iranian si edhe përpjekjet e Iranit për të riformatuar rajonin sipas dëshirës së tij përbëjnë shqetësime kryesore për Washington-in. Në këtë këndvështrim duhen lexuar veprimet energjike të Washington-it gjatë fundjavës, të cilat synojnë fuqizimin e aleatëve në Lindje të Mesme dhe njëkohësisht shmangien e viktimave.
Pasojat e konfliktit në Lindje të Mesme ndihen në Evropë më shumë se kudo, për shkak të afërsisë gjeografike. Që prej luftës në Siri në vitin 2015 brenda BE-së ka një debat të madh për sa u përket valëve të refugjatëve dhe pranimit ose jo të “ndryshmit”. Paradoksalisht, rindezja e konfliktit në Lindje të Mesme është shoqëruar edhe me rritje të antisemitizmit edhe me rritje të islamofobisë në Evropë, të cilat shërbëjnë si karburant për partitë e ekstremit të djathtë e të majtë në një vit zgjedhjesh për në Parlamentin evropian.
Megjithëse deri tani arti i diplomacisë ka rezultuar efektiv në administrimin e ciklit të rrezikshëm të përshkallëzimit, situata në Lindjen e Mesme na sjell në vëmendje Luftën e Parë Botërore, e cila shpërtheu jo se palët ndërluftuese e donin atë, por sepse nuk ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga spiralja e rrezikshme e përshkallëzimit të konfliktit.
Vështruar në këtë kontekst, parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit, armëpushimi i menjëhershëm dhe lirimi i pengjeve në Gaza, ndërtimi i një arkitekture të sigurisë në Lindjen e Mesme që siguron raporte normale mes vendeve arabe dhe Izraelit, e njëkohësisht parashtron hartën e rrugës për krijimin e shtetit palestinez janë alternativa e vetme përkundrejt luftës./CNA
A është çmendur, Ilir Meta, Edi Rama, apo shqiptarët vet? ...
Thuajse të gjithë partitë e reja, të cilat premtojnë t...
Ilir Meta në daljen e djeshme konfirmoi terrorin që e ka m...
Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga t...
“Një demokraci pa vlera, "kan shkrue n’ Encilklikën Centes...
Një mikesha ime që jeton në Paris më shkruan: Iren si...
Propaganda e dhunshme e Erion Veliajt na ka sjellë disa he...
Të dashur miq, këto ditëkompania botërore “Shell” pasi inv...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur kërkime...
Përpara disa kohësh kam debatuar me disa analistë në lidhj...
Me se pari, nuk eshte distancuar nga gjema, madje thot...
Si është e mundur që i zemëroheni Oltës, për një dekla...
Nëse s’do të ishim dëshmitarë të gjallë të këtyre kohëve, ...
Charles McGonigal, sipas vendimit të gjyqtares duhej t...
Sot fermerët e Lushnjes mbushën rrugët me qumësht safi...
5 arsye pse vendimi për ndalimin e komunikimit për Sal...
Aferat korruptive në qeveri dhe në Bashkinë e Tiranës kanë...
Përgjegjësia është personale, thotë edhe Veliaj, edhe ...
Ka një moment shumë interesant në librin "Lëkura" të shkri...
Aferat korruptive në qeveri dhe në Bashkinë e Tiranës kanë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...