EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Thuajse të gjithë partitë e reja, të cilat premtojnë të ndajnë shqiptarët një herë e mirë nga korrupsioni dhe politika e vjetër 30 vjeçare, javët e fundit kanë futur kokën si struci dhe nuk e shikojnë se çfarë ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës.
Përtej disa deklaratave publike të Arlind Qorrit, që edhe këto janë shumë pak, në frontin e të rinjve nuk ka asnjë reagim. Aq më pak veprim politik për skandalin e madh që është në sytë e të gjithëve. Arsyet se pse mbeten mister. Mbase edhe nuk e kuptojnë mirë se çfarë ka ndodhur. Nëse është kjo, atëherë mund t’u vijë në ndihmë një shpjegim i thjeshtë.
Bashkia e Tiranës de facto ka qenë një korporatë private. Pra një institucion publik, i cili është administruar me qëllim maksimizimin e interesave private të zyrtarëve të tij, të cilët kishin në dorë vendimarrjen publike. Kjo e bën atë SHPK-në më të madhe në Ballkan.
A nuk është kështu?
Drejtori i policisë bashkiake, ende në detyrë, ndiqte dhe dhunonte fshatarët që shisnin prodhimet e tyre në rrugët e kryeqytetit për të monopolizuar tregun. Më pas me kompaninë e tij private merrte lejet përkatëse dhe ambientet publike nga bashkia e Tiranës për t’ja u dhënë me qira fshatarëve ose tregtarëve.
Administratori i kompanisë publike Tirana DC merrte vendim për shembjen e pallateve nën preteksin e tërmetit, me qëllim që kompania e tij private 5D të fitonte miliona euro nga prishja dhe rindërtimi i tyre. Qytetarët banorë në pallatet që shembte 5D nxirreshin në rrugë të madhe. Gjithë qytetarët e tjerë paguanin nga xhepi tenderin e prishjeve dhe koston e ndërtimit të pallateve të reja.
Ky ka qenë një sistem kapilar. Çdo ditë në media publikohen fakte të reja, që dëshmojnë se thuajse çdo drejtues i rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës, e madje edhe specialistët, kanë nga një kompani private në sektorin që ata mbulojnë.
E megjithatë partitë e reja ende nuk kuptojnë. Gjatë këtyre javëve të fundit, për disa prej tyre çështja më e rëndësishme duket burgosja e Ilir Metës. Madje njëri prej drejtuesve të lëvizjeve të reja shpjegoi edhe pse kjo ishte më e rëndësishme. Sipas tij, Ilir Meta ka vjedhur para shumë kohësh dhe rrezikon që t’i parashkruhet vjedhja ndaj kjo çështje duhet mbajtur në fokus. Kjo nuk është shaka.
Shqipëria është një vend qesharak. I qeverisur nga zyrtarë qesharakë dhe që ka prodhuar edhe shumë opozita qesharake. Kjo e strucit është prova e disatë. Fatkeqësisht. Por këtu ka nevojë për një sqarim. Të paktën, struci kokën e fut në rërë. Në këtë rast është shumë më keq. Këta e kanë futur në një vend shumë më të sikletshëm. Vetëm e vetëm që të mos shohin se çfarë ka ndodhur.
Ilir Meta në daljen e djeshme konfirmoi terrorin që e ka m...
Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga t...
“Një demokraci pa vlera, "kan shkrue n’ Encilklikën Centes...
Një mikesha ime që jeton në Paris më shkruan: Iren si...
Propaganda e dhunshme e Erion Veliajt na ka sjellë disa he...
Të dashur miq, këto ditëkompania botërore “Shell” pasi inv...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur kërkime...
Përpara disa kohësh kam debatuar me disa analistë në lidhj...
Me se pari, nuk eshte distancuar nga gjema, madje thot...
Si është e mundur që i zemëroheni Oltës, për një dekla...
Nëse s’do të ishim dëshmitarë të gjallë të këtyre kohëve, ...
Charles McGonigal, sipas vendimit të gjyqtares duhej t...
Sot fermerët e Lushnjes mbushën rrugët me qumësht safi...
5 arsye pse vendimi për ndalimin e komunikimit për Sal...
Aferat korruptive në qeveri dhe në Bashkinë e Tiranës kanë...
Përgjegjësia është personale, thotë edhe Veliaj, edhe ...
Ka një moment shumë interesant në librin "Lëkura" të shkri...
Aferat korruptive në qeveri dhe në Bashkinë e Tiranës kanë...
Shkuarja e qetë orët e fundit e një zyrtareje të re dy...
I nderuar zoti Dumani, në raportimin që Ju bëtë përpar...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...