Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Gazetari i pushtetit, Mero Baze, dje, në editorialin e tij te gazeta “Tema”, pas një analize të shkurtër, ka kërkuar dorëheqjen e ministres Delina Ibrahimaj për rastin e një ngjarjeje banale, të ndodhur midis bashkëshortit të saj dhe një ish-zyrtari të ATK-së, i cili ka qenë vartës i zonjës Ibrahimaj.
Ky është rasti për të qenë pro Mero Bazes, është rasti për të qenë dakord me të, totalisht, që nga analiza që ai i bën rastit, por edhe nga standardi që kërkon, duke theksuar se zonja Ibrahimaj, direkt pas momentit të konfliktit, duhet ta kishte raportuar atë në qeveri dhe duhet të sillej si ministre. Duhet të shkarkonte zyrtarin që kishte në varësi dhe të merrte përgjegjësinë për aktin e burrit të saj, pra, të largohej nga detyra.
Ky do të ishte një standard i ri për qeverinë Rama, i cili nuk e ka standardin e dorëheqjes, kur plasin të tilla skandale, kur plasin të tilla banalitete, ku burrat e ministreve rrihen rrugëve, pasi rasti i zonjës Ibrahimaj nuk është i pari. Por, ai u soll si rast, pikërisht tani, gjatë kohës së plasjes së skandalit të dosjes “5D”, inceneratorëve që vazhdojnë, hetimeve të SPAK-ut dhe akuzave që janë drejtuar ndaj kryebashkiakut Veliaj.
Po, zonja Delina Ibrahimaj duhet të jepte dorëheqjen dhe ende është në kohë për të bërë një akt qytetar, për të treguar se nuk ka të njëjtin standard, si shumica e ministrave të “Rilindjes”. Duhet të shkojë tek Edi Rama dhe t’i dorëzojë dorëheqjen.
Por, përpara largimit dhe dorëheqjes së Delina Ibrahimajt, Mero Baze duhet të kërkojë dorëheqjen e Erion Veliajt sepse Delina Ibrahimajt i kërkohet dorëheqja se ka ndodhur një sherr, një konflikt i bashkëshortit, kurse Erion Veliaj është kapur duke vjedhur. Ka vjedhur xhepat e qytetarëve të Tiranës, xhepat e shqiptarëve, po nuk i mjafton 5D dhe inceneratorët do ketë të tjera në vijim.

Rasti i zonjës Ibrahimaj është një rast banal, për të cilin na thuhet sipas Mero Bazes, se shteti është i plagosur, administrata është e plagosur, kurse në rastin e Erion Veliajt, shteti është i vjedhur, administrata është e vjedhur, nuk janë plagosur por janë vrarë. Drejtorët hajdutë të Erion Veliajt, Mariglen Qato, Taulant Tusha, Redi Molla e të tjerë nën hetim, Ermal Kapllanaj i Policisë Bashkiake, drejtoresha që jepnin password-et e Prokurimit Publik, janë hajdutët e Erion Veliajt në bashki që kanë vjedhur qytetarët të paktën 22 milionë euro me një skemë monstruoze me 5D, pa folur për 60 milionët e dherave tek inceneratori.
Mero Baze duhet të kërkojë dorëheqjen e Erion Veliajt përpara Delina Ibrahimajt që të këtë moralin për t’i thënë asaj zonjës “ik”. Duhet t’i kishte kërkuar të ikte edhe Erion Veliajt, por a ka fuqi ta bëjë Mero këtë, të dalë mbi drejtorët hajdutë, të dalë mbi lali Erin? E vështirë të ndodhë, rreth pushtetit nuk e bën dot kurrë, pavarësisht se çfarë ky pushtet u bën qytetarëve.
Erion Veliaj është kapur së bashku me drejtorët e tij duke vjedhur qytetarët e Tiranës dhe afera "5D" është edhe më e madhe, ka brenda skandale edhe të padëgjuara më parë, të cilat Mero Baze i di mirë, por nuk kërkon dorëheqjen e Erion Veliajt, por dorëheqjen e një ministreje pa portofol për një sherr që ka bërë burri i saj para 5 muajsh.
Lajmin e së cilës e ka shpërndarë pikërisht Erion Veliaj dhe zyrat e tij dhe mediat e tij për të tërhequr vëmendje nga çështja e dherave dhe këtu patjetër kërkohet dorëheqja e ministres nga Mero për t’i vënë kapakun lajmit që kërkohet si një zhurmë më e madhe për të shuar zhurmën e aferës "5D" dhe inceneratorëve.
Pra, mirë që Mero Baze po kërkon dorëheqjen e Ibrahimajt, po këtij tjetrit (Veliajt) kur do t’ia kërkosh dorëheqjen se është kapur me duar në xhepat e qytetarëve?!./CNA
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e V...
Shtypi ka publikuar me pesë muaj vonesë një ngjarje, e cil...
Altin Belbën, djalin tridhjetedyvjeçar nga Përrenajsi ...
Në gjithë këtë tranzicion tejet të tejzgjatur, u desh ...
Të krishterët si qytetarë të përgjegjshëm në vendin ku pun...
Qëndrimi aspak proporcional i disa ambasadorëve, mes b...
Shqipëria mbetet një vend që ofron shumë kuriozitet pë...
Në mes të vorbullës me shkrime dhe kronika limonatë pë...
Kriza dhe sfidat e mëdha të kohës që po jetojmë, në nj...
Reagimi i qytetarëve, i grupimit “Aleanca për Mbrojtje...
Fundjavën e kaluar Irani ndërmori një sulm të drejtpër...
A është çmendur, Ilir Meta, Edi Rama, apo shqiptarët vet? ...
Thuajse të gjithë partitë e reja, të cilat premtojnë t...
Ilir Meta në daljen e djeshme konfirmoi terrorin që e ka m...
Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga t...
“Një demokraci pa vlera, "kan shkrue n’ Encilklikën Centes...
Një mikesha ime që jeton në Paris më shkruan: Iren si...
Propaganda e dhunshme e Erion Veliajt na ka sjellë disa he...
Të dashur miq, këto ditëkompania botërore “Shell” pasi inv...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur kërkime...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...