EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Qëndrimi aspak proporcional i disa ambasadorëve, mes batërdisë që ka ndodhur në bashkinë e Tiranës dhe disa tymueseve në dyert e saj, ka ngjallur një reagim të fortë tek ajo pjesë e qytetarëve që refuzojnë dhunën dhe korrupsionin e pushtetit. Reagim që ngërthente brenda dëshpërimin, zhgënjimin, revoltën. Përballë korrupsionit tronditës dhe unikal në Europë, a duhet të ishin ca shishe me benzinë shqetësimi më i madh i ambasadorëve të jashtëzakonshëm e fuqiplotë?
Pavarësisht ndjenjës së përzier që shkakton qëndrimi i ambasadorëve, ai është në vazhdën e shërbimit ndaj pushtetit të Tiranës. E vetmja e veçantë këtë herë kishte të bënte me faktin se ashtuquajtura dhunë ishte aq e papërfillshme sa nuk e justifikonte shkallën e reagimit dhe koordinimit të menjëherëshme të përfaqësive të SHBA, BE e Mbretërisë së Bashkuar. E drejta e protestuesve prevalonte për së largu mbi shqetësimin për “dhunë”. Atëherë pse iu dha kaq rëndësi një ngjarje minore, ndërkohë që korrupsioni në bashki rezulton në shkallë sipërore?
I vetmi shpjegim mund të jetë ai se ambasadorët, të paqtuar në ujërat e ndenjura të Rilindjes, i druhen prishjes së një statuskoje ku vegjetojnë mes burokracisë dhe dolce vita-s në raport me pushtetin e Tiranës. Ata nuk i shqetëson ajo dhunë, që në vendet e tyre as do të mbahej shënim, por ideja se një rritje e protestave mund të krijonte një situatë të re për të cilën as nuk janë dhe as nuk duan të jenë të përgatitur.
Të mësuar me një pushtet të gjatë, që garanton stabilitet duke asgjesuar demokracinë, me një opozitë që nuk po shfaq shenja fuqie për ta lëkundur regjimin e Tiranës dhe me një shoqëri civile të tredhur, ambasadorët, ashtu si një pjesë e madhe e shqiptarëve, duket se janë përshtatur me banalitetit e së keqes. Disa nga dembelizmi e disa nga privilegjet, kanë preferuar të mbyllin sytë e veshët ndaj rrënimit të demokracisë në Shqipëri, që po i dërgon qindra mijë shqiptarë në vendet që ata përfaqësojnë. Më keq akoma, po i kthen në avokatë të pushtetit, në një nivel që nuk e kemi hasur kurrë në këto 30 vite.
Pra, kush ka pritur një qëndrim ndryshe nga ai i dënimit të “dhunës”, nuk ka kuptuar se shqetësimi i vërtetë i ambasadorëve është të mos prishet statuskuoja e stabilitetit dhe jo korrupsioni që i nxorri njerëzit para dyerve të bashkisë. A nuk janë të njëjtën që ndonëse vetë BE e kritikoi ligjin special “Fusha”, nuk nxorrën asnjë zë në sinkron me opionion vendas e ndërkombëtar? Janë po këta ambasadorë që u tronditën nga ca vezë mbi muret e bashkisë dhe heshtën për turp kur u shemb teatri kombëtar dhe u dhunuan aktivistët pro tij.
A kanë folur ndonjëherë për gazin lotsjellës mbi qytetarët, kur vetë vendet e tyre e kanë dënuar përdorimin e tij në konventat europiane? A janë dëgjuar qoftë dhe një herë të shqetësohen për kërcënimet ndaj gazetarëve, ndonëse edhe Gjykata e Strasburgut i ka marrë në mbrojte nga pushteti i Edi Ramës?
Konformimi i tyre me regjimin e Tiranës ka arritur në atë shkallë sa, kur nuk flasin për ngjarje të tilla flagrante, as mund të imagjinohet të mbajnë qëndrim për censurën e mungesën e transparencës që manifestohet në kronikat e gatshme ku dhe ata vetë shfaqen me lopatë në dorë duke mbjellë ndonjë pemë. Aq më pak për përdorimin e administratës e fondeve publike në fushata elektorale, abuzimin skandaloz me fondet e taksapaguesve europianë si në rastin e rindërtimit apo ndihmës për fermerët. Ambasadorët kanë kohë që e kanë ulur kokën edhe kur Rama iu sulmon SPAK-un apo iu gris marrëveshjet si ajo e 5 qershorit, kur ndryshoi sipas qejfit kodin zgjedhor për të mbajtur me çdo çmim pushtetin.
Shqipëria mbetet një vend që ofron shumë kuriozitet pë...
Në mes të vorbullës me shkrime dhe kronika limonatë pë...
Kriza dhe sfidat e mëdha të kohës që po jetojmë, në nj...
Reagimi i qytetarëve, i grupimit “Aleanca për Mbrojtje...
Fundjavën e kaluar Irani ndërmori një sulm të drejtpër...
A është çmendur, Ilir Meta, Edi Rama, apo shqiptarët vet? ...
Thuajse të gjithë partitë e reja, të cilat premtojnë t...
Ilir Meta në daljen e djeshme konfirmoi terrorin që e ka m...
Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga t...
“Një demokraci pa vlera, "kan shkrue n’ Encilklikën Centes...
Një mikesha ime që jeton në Paris më shkruan: Iren si...
Propaganda e dhunshme e Erion Veliajt na ka sjellë disa he...
Të dashur miq, këto ditëkompania botërore “Shell” pasi inv...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur kërkime...
Përpara disa kohësh kam debatuar me disa analistë në lidhj...
Me se pari, nuk eshte distancuar nga gjema, madje thot...
Si është e mundur që i zemëroheni Oltës, për një dekla...
Nëse s’do të ishim dëshmitarë të gjallë të këtyre kohëve, ...
Charles McGonigal, sipas vendimit të gjyqtares duhej t...
Sot fermerët e Lushnjes mbushën rrugët me qumësht safi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...