EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Për të gjithë ata që e këshillonin Edi Ramën të mos merrej kaq shumë me "RAI 3", pasi vetë Rama ishte më popullor në Itali se "RAI 3", sot ka një përgjigje.
Kryeministrja Meloni iu bashkua fushatës së tij, duke e bërë të qartë thelbin e betejës së Edi Ramës me "RAI 3". Është beteja politike kundër Paktit Meloni-Rama lidhur me ardhjen e azilkërkuesve afrikanë në një burg në Shqipëri, një çështje e cila do të jetë e debatuar përjetësisht, lidhur me precedentin që krijon në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe me pragmatizmin e treguar nga dy kryeministra, njëra e djathtë e tjetri në krye të së majtës, pa qenë dhe aq i majtë, për të zgjidhur një problem për Italinë.
E majta italiane është në të drejtën e saj të ndihet e tradhtuar nga Edi Rama. Ai përveçse i ka dhënë një ndihmë vendimtare njërës prej kauzave më të diskutueshme të armikes së tyre kryeministre, kauzës së mospranimit të emigrantëve të huaj në Itali, i ka detyruar ata të bëjnë aleancë në Shqipëri me Sali Berishën dhe Ilir Metën, dhe kjo është si t'i detyrosh t'i fusësh në hale.

Pra aleanca e Edi Ramës me Melonin, për Paktin e emigrantëve, jo vetëm ka të drejtë ta xhindosë të majtën italiane, por dhe opozitën shqiptare që Rama u ka marrë të vetmen aleate që kishin pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës.
Ky pakt trazoi gjithçka. Të majtët italianë i bëri miq me të “djathtët” shqiptarë, shtypin e majtë italian e ktheu në aleat të portaleve të Berishës dhe Metës në Shqipëri dhe ajo që është më cinike, akuzat publike të opozitës në Shqipëri kundër Ramës apo vëllait të tij, i ktheu në burime “sekrete” për "RAI 3".
Shfaqja e Melonit sot në krah të Edi Ramës, duke e konsideruar sulmin ndaj Shqipërisë, një përpjekje për të sulmuar një vend që iu gjend pranë Italisë, shpjegon gjithçka, për dëmin poltik që ka bërë kjo marrëveshje në Itali për opozitën e atjeshme, ku natyrisht “fajtor” është Edi Rama.

Pa aftësinë e tij për të bërë miq dhe aleatë ndërkombëtarë “përtej të majtës e të djathtës”, dhe mbi të gjitha “italianofilizimin” e tij, kjo marrëveshje nuk do ishte bërë, "RAI 3" nuk do kishte “zbuluar”, ato që këtu thuhen me zë të lërë dhe më qartë se ata dhe mbi të gjitha, “të djathtët” tanë nuk do ishin bërë miq me të majtën italiane, dhe Melonit kurrë nuk do t'i shkonte mendja që në një shesh të Italisë, ndërsa shpallte nisjen e fushatës për zgjedhjet evropiane, t'i dilte zot Shqipërisë përballë një stacioni televiziv publik në Itali, duke i akuzuar se po sulmojnë Shqipërinë se iu gjend pranë Italisë.
E parë më me qetësi, me kaq shumë rregulla sa ka prishur Edi Rama me këtë marrëveshje, e ka hak “drurin” nga "RAI 3".
Por problemi është se ai jo vetëm “që po shijon” drurin, por po këmbëngul të vazhdojë.
Kur ishin vetëm, të rithemeluarit rrinin me gëzim posh...
Gazetari i pushtetit, Mero Baze, dje, në editorialin e...
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e V...
Shtypi ka publikuar me pesë muaj vonesë një ngjarje, e cil...
Altin Belbën, djalin tridhjetedyvjeçar nga Përrenajsi ...
Në gjithë këtë tranzicion tejet të tejzgjatur, u desh ...
Të krishterët si qytetarë të përgjegjshëm në vendin ku pun...
Qëndrimi aspak proporcional i disa ambasadorëve, mes b...
Shqipëria mbetet një vend që ofron shumë kuriozitet pë...
Në mes të vorbullës me shkrime dhe kronika limonatë pë...
Kriza dhe sfidat e mëdha të kohës që po jetojmë, në nj...
Reagimi i qytetarëve, i grupimit “Aleanca për Mbrojtje...
Fundjavën e kaluar Irani ndërmori një sulm të drejtpër...
A është çmendur, Ilir Meta, Edi Rama, apo shqiptarët vet? ...
Thuajse të gjithë partitë e reja, të cilat premtojnë t...
Ilir Meta në daljen e djeshme konfirmoi terrorin që e ka m...
Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga t...
“Një demokraci pa vlera, "kan shkrue n’ Encilklikën Centes...
Një mikesha ime që jeton në Paris më shkruan: Iren si...
Propaganda e dhunshme e Erion Veliajt na ka sjellë disa he...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...