"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Shkrimi i parë i CNA-së i përket muajit dhjetor, duke raportuar se Erion Veliaj ishte marrë në hetim për çështjen e inceneratorit të Tiranës. (LEXO KETU)
Më pas Erion Veliaj u thirr në SPAK. Bëri disa spektakle publike.
Në fillim u operua, pastaj u shmang me udhëtimet jashtë dhe në fund doli në media dhe tha se shkoi vetë te “kolegët” e tij për të pasur një marrëdhënie proaktive sepse mund të shkonte në çdo orar, kur të donte ai, në SPAK. (LEXO KETU)
Më parë kishte thënë se kishte dhe b*le hekuri dhe SPAK-un e kishte në kontroll. Shkoi në SPAK dhe e lanë të priste një orë te dera se kishte shkuar kur donte ai dhe jo në orarin që kishte në fletëthirrje.

U mbajt për 7 orë, u pyet gjerë e gjatë dhe kur doli kishte një tjetër qasje. Te dera qeshi, por më pas në një mbledhje “online” të Këshillit Bashkiak shpërtheu.
I punoi vetëdija, filloi të reflektonte. E kuptoi se çfarë kishin mundur të zbulonin prokurorët e SPAK-ut në hetimet e tyre.
Për Erion Veliajn nuk ka një, por më shumë se 5 dosje. Janë inceneratorët, dosja “5D”, prishjet e pallateve, dhëniet e lejeve të ndërtimit në Tiranë, shembja e teatrit e të tjera. Këto janë ato që dihen publikisht.
Erion Veliaj tentoi të sillej me SPAK-un sikur ishte shefi i tyre.(LEXO KETU)

I quajti dhe kolegë. Një sjellje monstruoze, një artikulim i pështirë i një individi që nuk i shkonte aspak dhe tani me dokumente e fakte po provohet se Erion Veliaj është person në hetim nga SPAK-u dhe ndaj tij ka filluar hetimi pasuror.
Këtë CNA e ka thënë javën e kaluar, e ka thënë disa ditë më parë, dje sërish, dhe më në fund do të duhej të dilte një dokument i firmosur nga prokurori Ols Dado, për të kuptuar se çfarë po ndodhte.


Erion Veliajt po i hetohet pasuria, gjithashtu edhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, e cila, megjithëse juriste, është kthyer në një kuratore arti.
Vëllai i tij, Arbër Veliaj, i cili është kthyer në një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri nëpërmjet kompanive të tij për shpërndarjen e reklamave nga bizneset më të mëdha, të cilat i përdor për të goditur mediat kritike ndaj vëllait të tij, por edhe për të siguruar pasurinë.(LEXO KETU)
Personi në hetim është edhe nëna e Erion Veliajt, e cila me kursimet e saj e martoi djalin në Kalanë e Gjirokastrës, me dhjetëra apo qindra miliona lekë dasmë, të cilën Shqipëria nuk e kishte parë më parë në të tilla përmasa, aq zhurmuese, aq triumfuese, sikur po martohej Mbreti i Shqipërisë apo Perandori i saj.

Në fakt, ishte thjesht dhe vetëm një zyrtar i Rilindjes, një 99-ç që dje kishte nxjerrë PS-në në opozitë dhe sot po merrte benefitet pas ardhjes së saj në pushtet. Tashmë “kolegët” i kanë filluar hetimin pasuror. Shumë shpejt do të ketë rezultate.
CNA, por dhe gazetari Elvi Fundo, e kanë deklaruar se po ndiqet me Erion Veliajn e njëjta skemë si me ish-zëvendëskryeministrin, nga Altin Dumani.Pra, po zbatohet ajo që ne kemi kërkuar, standardi “Dumani” në drejtësi.
Dhe ashtu si ndodhi me të parët, do të ndodhë me të gjithë zyrtarët, ish-zyrtarët apo personat e përfshirë në aferat korruptive që të mos dëgjojmë më shqiptarët e varfër lart e poshtë se kush nuk i bën 1 apo 2 vjet burg për 5 apo 10 milionë euro.
Por sekuestrimi i pasurive do të bëjë që paratë e vjedhura të rikthehen te qytetarët, t’u rikthehen shqiptarëve, t’u rikthehen taksapaguesve dhe të mos ketë më zdromsa, të cilët provokojnë, tallin prokurorët e SPAK-ut dhe më pas dalin se janë krerët e një organizate plot me hajdutë në Bashkinë e Tiranës./ CNA
Nëse rreshton fotot e Ajola Xoxajt nga koha e gjimnazit e ...
Jo vetëm luftë kundër korrupsionit, jo vetëm dosje min...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili vetëquhet zd...
Raportimet për një komision anti-SPAK nga shumica qeverisë...
E nderuar Ajola, Prej disa ditësh, ju personalisht, në nd...
“Non-paper” i shpërndarë është një mbledhje në mënyrë meka...
Rama, tri ditë më parë, u bë prezantuesi publik i nismës q...
Fatmir Xhafaj, enveristi i fundit apo enveristi i Veliajt,...
Na ishte seç na ishteee! Na ishte një zog i vogël që e...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, për të mijtën h...
Shumë kohë më parë CNA ka publikuar disa shënime, edit...
CNA do të sjellë sot dy fakte, të cilat janë të verifi...
Pas shpërthimeve të skandaleve korruptive, dy janë mën...
Është e qartë për opinionin publik se një treshe polit...
Kryeprokurori Olsian Çela ishte një nga njerëzit që mo...
Gati një javë më parë opozita zhvilloi një protestë pa...
Menjëherë pas arrestimeve të disa drejtorëve më të rën...
4 vite më parë CNA publikoi dokumente ekskluzive në li...
Në fakt është e habitshme, edhe pse fatkeqësisht e vër...
Çifti Meta-Kryemadhi, gjatë gjithë kësaj jave ka fillu...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...