
Pasi kryeministri Edi Rama e "kryqëzoi" publikisht gjatë ceremonisë zyrtare të dhënies së titullit “Qytetar Nderi” i Tiranës për Ali Ahmetin, kryebashkiaku i Tiranës del publikisht dhe bën sikur nuk ka ndodhur gjë, sikur marrëdhënia e tij me kreun e qeverisë është shumë e mirë.
Në një intervistë për njërin nga televizionet e paguara nga inceneratorët, Veliaj është shprehur se nuk ka asnjë lloj konflikti me Edi Ramën. Madje ai ka theksuar se "opozitës po i bëhen gjunjët kallo", që këta të dy të kenë përplasje, por kjo nuk ka për të ndodhur kurrë.
Lali Eri vijon me propagandën e tij dhe kërkon të mbulojë të zezën mbi të bardhë. Por të gjithë e dimë dhe u pa qartë edhe gjatë ceremonisë se Rama e injoroi totalisht, madje i tha në sy të të gjithë se i vetmi që e risolli në bashki ishte Ali Ahmeti dhe se ndryshe nuk do të vinte.
Veliaj tashmë është në duart e SPAK-ut për aferat korruptive në Bashkinë e Tiranës dhe vijojnë hetimet, ndërkohë që kjo strukturë ka nisur edhe akuza penale ndaj këtij të fundit. Përveç injorimit, Rama e ka lëshuar totalisht Veliajn.
Por jo vetëm kaq, lali Erit nuk i ka dalë e keqja me foton e ceremonisë, pasi ai publikoi foton ku shfaqet bashkë me kryeministrin.
Por ky i fundit, në foton e publikuar në rrjetet sociale nuk shfaqi Veliajn, por vetëm Ali Ahmetin dhe familjarët e tij.
Por si justifikohet lali Eri?
"Perlë" është përgjigjja e tij, ai thotë se po bënte koreografinë e fotografisë, ndaj nuk u shfaq në foton e kryeministrit.
“Ajo është thellësisht qesharake sepse transmetimi i ceremonisë së nderimit të Ali Ahmetit ishte 'live'. Para se të largohej, familja e z. Ahmeti donte një foto me kryeministrin. Duket 'live' kur në atë moment po bëja edhe koreografinë e fotografisë. E bija e z. Ahmeti më thotë na u bashko për një foto të fundit. Nga 10 fotografë që ishin aty janë shkrepur disa qindra foto. As unë, Edi Rama jo e jo, nuk kemi komplekse të tilla. Nuk bëjmë as kështu lojërash. Ju kam thënë gjithmonë: unë i kam shërbyer PS-së, kam punuar me Edi Ramën edhe kur s’kam pasur asnjë spaletë, asnjë titull, nga 2009-2013, edhe pse humba për një grusht votash në Berat, sepse njerëzit që e kanë vokacion, i shërbejnë atij misioni pa qenë të interesuar nëse kanë ofiqe dhe karrige. Opozitës i kam thënë: do t’i bëhen gjunjët me kallo dhe do të luten deri në pafundësi të jetës që unë dhe Edi Rama të kemi konflikt dhe prej këtij konflikti të rikthehet Saliu me Ilirin. Kjo s’ka për të ndodhur kurrë”, u shpreh ai./CNA
Erion Veliaj, i vetëquajturi zdroms, në grahmat e fund...
Ditën e nesërme, opozita do të zhvillojë protestën e 6...
Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha, i ftuar në nj...
Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha ka kërkuar të ...
Me nisjen e sezonit turistik vihen në gatishmëri edhe ...
E deklaroi vetë, e tha në një video, në një lidhje "li...
Njeriu që ndërtoi Reformën në Drejtësi tashmë është qa...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta...
“Top Channel” ka raportuar ditën e sotme se të martën ...
Lul Basha ka dalë sërish në mbrojtje të Erion Veliajt,...
Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka tronditur...
Këshilltari për Çëshjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti...
Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ka ftuar në podca...
Kryeministri Edi Rama njofton se më 12 maj do të jetë ...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar që të mblidhe...
Organizata “Reporterët Pa Kufij”, në indeksin e fundit...
Për skandalin te Shkolla e Magjistraturës, Sekretari p...
I habitur, i përgjumur, u shfaq këtë të premte në një ...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në një prononcim pë...
Pas mbledhjes me kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...