web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nesër protesta/ Këlliçi: Një bandit hajdut nuk mund të mbajë peng zyrën e kryebashkiakut

6 Maj 2024, 12:08, Politikë CNA
Nesër protesta/ Këlliçi: Një bandit hajdut nuk mund
Belind Këlliçi

Ditën e nesërme, opozita do të zhvillojë protestën e 6-të kundër korrupsionit në Bashkinë e Tiranës si dhe kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e ditës së martë që do të nisë në orën 11:00 sërish para bashkisë.

Këlliçi thekson se një bandit apo një hajdut si Veliaj nuk mund të vazhdojë të mbajë peng zyrën e kryebashkiakut ndaj duhet larguar një orë e më parë.

“Shihemi nesër në protestën e rradhës, e martë, datë 7 Maj, ora 11:00, sërish përpara Bashkisë Tiranë.

Një hajdut bandit nuk mund të vazhdojë më të mbajë peng zyrën e kryebashkiakut, me vota dhe para të vjedhura. Korrupsioni në Bashkinë Tiranë duhet zhdukur një orë e më parë!

O sot, o kurrë”, shkruan Këlliçi./ CNA





Lajmet e fundit nga