
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar "nuk është në një mendje" me pretencën e ngritur nga Prokuroria e Posaçme për masën e sigurisë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, apo akuzave të ngritura ndaj tij.
Në një vendim të zbardhur prej rreth 300 faqesh, thuhet se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se personi nën hetim, Ilir Beqaj, krahas figurës së veprës penale “Shpërdorim i detyrës” ka konsumuar edhe elementët e figurës së veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.
“Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet”, thuhet në dosje.
Sipas Gjykatës së Posaçme, prokuroria ka bërë cilësime të gabuara në fazën e hetimit të koncesionit të sterilizimit. Theksojmë që prokurori që ka bërë hetimet është Edvin Kondili, që CNA ka denoncuar më herët se ka tentuar ta mbyllë dosjen dhe ta shfajësojë Beqajn, duke ndjekur 2 standarde.
"Përkundrazi, gjykata pas administrimit të provave mund të konkludojë se jemi përpara një cilësimi juridik të gabuar të prokurorisë që në fazën e hetimit paraprak. Përcaktimi i saktë i normës që parashikon veprën penale, ka një rëndësi themelore, sepse është një parakusht për respektimin e parimit të ligjshmërisë”, thuhet midis të tjerash në vendim", thuhet në dosje.
Sa i përket koncesionit të sterilizimit në tërësi, Gjykata vlerëson se koncesioni përfitoi infrastrukturën falas nga spitalet ndërsa energjia elektrike u pagua nga shteti.
“Jemi të paqartë përse ministria mund të ketë gjykuar që ndërkohë që konçesionari paguhet për shërbimin e sterilizimit, infrastruktura të vihet falas në dispozicion nga spitali, ndërsa shpenzimet bazë si energjia elektrike, uji, avulli të paguhen nga buxheti i shtetit? A jemi këtu përpara shkeljes së ligjit, ku një shërbim i faturohet dy herë buxhetit të shtetit? Kemi parasysh këtu raportin e Kontrolli të Lartë të Shtetit (KLSH), në të cilin ngrihet shqetësimi se në Spitalin Universitar të Traumës, si pasojë e kësaj kontrate konçesionare ka patur një rritje të konsumit të energjisë elektrike me një vlerë rreth 32’000 Euro. Gjithashtu sipas KLSH në Spitalin e Durrësit konccesionari nuk ka ndjekur procedurat ligjore për marrjen me qira të ambienteve të spitalit, si dhe ka rritur kostot e spitalit për energji elektrike dhe ujë në një vlerë 7’706’844 lekë”, thuhet në vendim./CNA
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në segmente të caktu...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Minist...
Gazetari Andi Tela ka “lënë me gisht” në gojë ministri...
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar si nisi implikimi i...
Pak javë më parë gazetarja Klodiana Lala dhe gazetari ...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të tjera nga...
Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja nga komunikimet...
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur për hetime...
Ministri Taulant Balla ka folur për akuzat e ish-kryem...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka folur lidhur me çës...
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se një...
Ish-kryeministri, Sali Berisha thotë se aksioni në Par...
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka treguar se në Polici...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka treguar se si janë m...
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë me dije son...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi në një intervistë në Syri Tv ...
Eksperti Ervin Karamuço ka paralajmëruar se, pritet që...
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar...
Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe S...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë një...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...