LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekstradimet nga Dubai/ Balla: Po diskutojmë me Interpolin, si mund të deportohen eksponentët e krimit

23 Nëntor 2023, 21:49, Aktualitet CNA
Ekstradimet nga Dubai/ Balla: Po diskutojmë me Interpolin, si mund të
Ministri i Brendshëm Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se një nga sfidat më të vështira të momentit është ekstradimi i personave të botës së krimit nga Dubai, për shkak se ky vend nuk i lejon ekstradimet.

Balla u shpreh se për këtë do të kryejë një takim në fund të ajanrit me ndihmën e Interpolit për këtë çështje.

Ministri tha se një nga mënyrat që mund të realizohet deportimi është që personat në kërkim që strehohen në Dubai të nxirren nga kufiri dhe më pas të merren nga autoritetet tona dhe të sillen në Shqipëri.

Ai tha se për këtë po diskutojnë me Interpol për të ndërtuar një program që do të ndihmojë në këtë aspekt por theksoi se mbetet një rast i vështirë./ CNA

Lajmet e fundit nga