
"Peshqit e mëdhenj" mesa duket po goditen një nga një. Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj nuk i ka shpëtuar "sitës" së SPAK.
Të shtunën, Gjykata e Posaçme vendosi masën e sigurisë "detyrim me paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit" për ish-ministrin për veprën penale shpërdorim detyre, pas hetimeve për koncesionin e sterilizimit, një aferë 100 milionë euro e denoncuar fort nga mediat dhe opozita.
Po kështu, GJKKO urdhëron që ish-ministri të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30.
Pasi CNA, raportoi skandalin se Shqipëria ka mbetur pa kryenegociator me BE-në, erdhi edhe njoftimi nga Ilir Beqaj se ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit për Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.
Në lidhje me akuzat për koncesionin e sterlizimit, Beqaj ka dëshmuar para prokurorëve të SPAK se “ka zbatuar të gjitha detyrimet për aq sa i lejon ligji për dhënien e koncesionit”.
Zvarritjet e Ilir Beqajt për t'i shpëtuar hetimeve të SPAK
CNA ka denoncuar më herët se hetimi i kryesuar nga Edvin Kondili, prokurori i Rilindjes së SPAK, nuk është kryer i plotë. Kondili ka tentuar ta mbyllë dosjen dhe ta shfajësojë Beqajn edhe pse ka gjetur udhëtime të këtij të fundit me biznesmenë për lidhje me koncesionin.
Përveç zvarritjes së hetimeve dhe tendencës për mospërfshirjen e Beqajt, prokurori i çështjes, Edvin Kondili ka deklaruar për mediat se lidhi vonesën e ekzekutimit të masave të sigurisë për 8 personat e tjerë të përfshirë në këtë aferë, me me faktin që biznesmeni nën akuzë, Ilir Rrapaj nuk ndodhej në Shqipëri.
“Ka qenë një taktikë e jona, sepse e dinim që do të vinte edhe personi tjetër nën hetim,” tha ai, duke nënkuptuar se arrestimi i ish-zv.ministrit Rrjepaj mund të sillte si pasojë largimin e biznesmenit Ilir Rrapaj.
Por, historia mori një tjetër rrjedhë, me vendosmërinë e gjyqtarit Erion Bani, i cili orientoi prokurorinë që të hetonte ndaj ish-ministrit apo personave të përfshirë në këtë dosje.
“Unë pashë që kishte vepra të tjera penale dhe persona, përfshi edhe dy ish-ministrat dhe e kam orientuar prokurorinë që të hetojë në këtë drejtim", është shprehur pak kohë më parë gjyqtari Erion Bani, i cili shqyrtoi masat e sigurisë.
Vendimi i GJKKO-së:
Në muajin gusht, CNA siguroi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për dosjen e koncesionit të sterilizimit, një nga çështjet e “nxehta" në duart e SPAK-ut që ka sjellë edhe reagime të shumta politike.
Pas kallëzimit të bërë nga “Nisma Thurje” në dhjetor të vitit 2019, Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuza ndaj 8 personave, si të përfshirë për veprat penale “falsifikim i dokumenteve”, “mashtrim” dhe “shpërdorim detyre”.
Pas hetimeve gjykata ka dhënë masat “arrest me burg” për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.
Ish-zv-ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj akuzohet për “mashtrim”, “falsifikim i dokumenteve” dhe “shpërdorim detyre”. Ndërsa mbi biznesmenin Ilir Rrapaj rëndon akuza e mashtrimit.
Sakaq, gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Saimir Kadiun dhe masën “detyrim paraqitje” për 4 të tjerë, Arben Gjatën, Petraq Mersinin, Genc Byrazerin, dhe Naile Abazin.
Hetimet:
Në dosjen e SPAK, nënvizohet se ish-zv/ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj kanë njohje të hershme dhe ata kanë studiuar në Universitetin e Mjekësisë në vitet 1991 dhe 1994. Këta të fundit kanë përfunduar studimet me Artan Leshin, që rezulton të jetë drejtor në kompaninë “Saniservice”.
Miqësinë e tyre ata e kanë vazhduar dhe kanë bashkëpunuar me qëllim që të përfitonin nga kontrata e sterilizimit.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Ilir Rrapaj ka hyrë në territorin e Shqipërisë në dhjetor të 2014 me automjetin e Ministrisë së Shëndetësisë, i cili ishte në përdorim nga ish-zv-ministri Klodian Rjepaj.
Ky udhëtim është bërë pak ditë para se bashkimi i operatorëve të ekonomisë, ku përfshihet kompania "Investital" e Rrapajt të shpallej fitues për koncesionin.
“Saniservice” është kompania koncesionare e sterilizimit, aksionet më të mëdha i ka “Investital LLC”, ku themelues është Ilir Rrapaj./CNA
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka komentuar deklar...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjeti...
Pak minuta pasi CNA raportoi skandalin se Shqipëria ka...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në Korrik të viti...
Pas caktimi të masës së sigurisë detyrim me paraqitje ...
Pak javë më parë, kryeministri Edi Rama emëroi ish min...
Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë "detyrim me ...
Temperaturat janë ulur ndjeshëm mëngjesin e sotëm në q...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar gjyqtaren Ire...
Në datën 2 dhjetor të 2023 do të mbahet Kuvendi i PD-s...
Pas ditësh të tëra kërkesë për të zbardhur konfliktin ...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas kualifikim...
Partia Demokratike ka denoncuar përmes zëdhënëses Genta Va...
Dimri ka trokitur në disa fshatra të Korçës ku dëbora ...
Dëbora ka zbardhur sot një pjesë të mirë të territorit...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar të gjithë qytet...
Punëdhënësve gjermanë u mungojnë qindra mijëra punëtorë: n...
Fshati turistik i Dardhës është zbardhur nga dëbora. ...
Në kuadër të Javës së Sipërmarrjes, organizuar nga Ministr...
Prokurori i Tiranës Sokol Malaj u shkarkua nga Komisio...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...