LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

CNA raportoi skandalin/ Beqaj njofton dorëheqjen

18 Nëntor 2023, 14:22, Aktualitet CNA
CNA raportoi skandalin/ Beqaj njofton dorëheqjen
ilir beqaj

Pak minuta pasi CNA raportoi skandalin se Shqipëria ka mbetur pa kryenegociator me BE-në, pasi SPAK caktoi masën e sigurisë detyrim me paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit ish ministrit Beqaj, ky i fundit mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit për Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

Më herët, kryeministri Edi Rama e kishte emëruar Beqajn në krye të grupit negociator të Shqipërisë me BE-në, vendim i cili u morn ë kohën ku plasi skandali se ish ministri ishte i implikuar në aferën 100 milionë euro të koncesionit të sterizilimit.

Sot, GJKKO me kërkesë të SPAK ka ndaluar daljen jahstë vendit të ish ministrit si dhe detyrimin me paraqitje një herë në javë ditë të premte në orën 15:30.

Po ashtu i ka ndaluar të  largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.

Gjithashtu ish ministrit i është ndaluar përdorimi i pasaportës dhe mjeteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit.

Vendimi për caktimin e masës së sigurimit personal është ekzekutuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në datën 17.11.2023.

Beqaj është nën hetim pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën për procedurat e koncesionit të sterilizimit.

Po ashtu mësohet se ndaj tij është kërkuar hetim pasuror nga Porkuroria e Posaçme.

Ky lajm u bë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala e cila tha se, ish ministrit dyshohet se ka kryer dhe shkelje të tjera./ CNA

 

Lajmet e fundit nga