Dimri trokiti/ Pensionistët në Korçë nuk përballojnë dot çmimin e druve: Periudhën e kalojmë me vështirësi
Temperaturat janë ulur ndjeshëm mëngjesin e sotëm në q...

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë "detyrim me paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit" për ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. SPAK akuzon Beqajn për veprën penale shpërdorim detyre, pas hetimeve për koncesionin e sterilizimit.
GJKKO urdhëron që ish-ministri të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30.
Njoftimi i SPAK
"Në datë 13.01.2020, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal nr.13 të vitit 2020 që bën fjalë për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në lidhje me procedurën e dhënies me koncension “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjeksor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, nga Ministria e Shëndetësisë.
Në vazhdim të hetimeve për këtë procedim penal, me kërkesën të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.119 akti datë 16.11.2023 ka vendosur si më poshtë vijon:
· Caktimin ndaj personit nën hetim I.B. me detyrë ish-Ministër i Shëndetësisë, të masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në Policisë gjyqësore” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
· Urdhërohet personin nën hetim I. B. që të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30.
· Urdhërohet personin nën hetim I.B. të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.
· Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe mjeteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim I.B..
Vendimi për caktimin e masës së sigurimit personal është ekzekutuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (në datën 17.11.2023).
Hetimet vazhdojnë në drejtim të evidentimit të përgjegjësisë penale të personave të tjerë të cilët gjatë kësaj procedure kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës./CNA
Temperaturat janë ulur ndjeshëm mëngjesin e sotëm në q...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar gjyqtaren Ire...
Në datën 2 dhjetor të 2023 do të mbahet Kuvendi i PD-s...
Pas ditësh të tëra kërkesë për të zbardhur konfliktin ...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas kualifikim...
Partia Demokratike ka denoncuar përmes zëdhënëses Genta Va...
Dimri ka trokitur në disa fshatra të Korçës ku dëbora ...
Dëbora ka zbardhur sot një pjesë të mirë të territorit...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar të gjithë qytet...
Punëdhënësve gjermanë u mungojnë qindra mijëra punëtorë: n...
Fshati turistik i Dardhës është zbardhur nga dëbora. ...
Në kuadër të Javës së Sipërmarrjes, organizuar nga Ministr...
Prokurori i Tiranës Sokol Malaj u shkarkua nga Komisio...
Gazetari i ‘Mother Jones’ Dan Friedman ka folur lidhur...
Organizata rinore nga Shqipëria dhe Kosova theksuan sot se...
Gjendja e demokracisë dhe ndikimi i gjeopolitikës në rajon...
Kryeministri, Edi Rama ka përkrahur Kombëtaren shqiptare p...
Prokuroria e Sarandës, ka zbardhur të vërtetën mbi velierë...
Gjykata e Apelit ka dhënë sot vendimin në lidhje me masën ...
Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë për Fredi Belerin. G...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...