Krimi që ka ndodhur me protestën
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia. Për Zvërne...
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia. Për Zvërne...

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka komentuar deklaratën e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për alarmin se do të ketë një luftë në Ballkan.
Peleshi është shprehur se nuk beson të jetë ky konteksti në të cilin ka folur Zelensky por ka një të vërtetë që pas agresionit rus në Ukrainë situata gjeopolitike, stabiliteti është goditur.
Më tej, ministri theksoi se, në rajone si Ballkani Perëndimor ka konflikte të fjetura dhe rrezik për t’i rizgjuar ato.
Gjithashtu Peleshi nënvizoi faktin se në Ballkan dhe ka zhvillime pozitive pasi tre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë anëtare të NATO-s, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi ndërsa Kosova është një vend aspirant për t'u integruar në strukturat euroatlantike.
Peleshi u shpreh se gjithë Ballkani Perëndimor dëshiron të bëhet pjesë e BE-së.
"Nuk besoj se është ky konteksti, por ka një të vërtetë që pas agresionit rus në Ukrainë situata gjeopolitike, stabiliteti është goditur. Kemi një rikthim në atë që nuk e mendonim se do të ndodhte në politikën e zonave të influencës, luftës konvencionale që dukej sikur nuk do të ndodhte më por ja që agresioni rus në Ukrainë e risolli, dhe kjo ka sjellë me vete tronditjen e shumë ekuilibrave.
Ndërkohë në rajone si Ballkani Perëndimor ka konflikte të fjetura dhe rrezikun për t'u rizgjuar këto konflikte. Ka padyshim zhvillime pozitive në vitet e fundit në Ballkanin Perëndimor sepse tre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë anëtare të NATO-s, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi. Kosova është një vend aspirant për t'u integruar në strukturat euroatlantike.
Gjithë Ballkani Përndimor dëshiron të bëhet pjesë e BE, ka dhe shtete si Serbia që e konsiderojnë veten vende neutrale, nuk e kanë aspiratë integrimin në NATO, gjë që nëse do të ishte kështu, Ballkani Perëndimor do të ishte një vend stabël ku ne të gjithë do të ishim pjesë e një aleace të NATO-s dhe kufiri me Lindjen kërcënuese të ishte i përcaktuar qartësisht. Nuk jemi në atë realitet ndaj dhe ne jemi vazhdimisht të interesuar dhe të shqetësuar për zhvillimet në Ukrainë sese e kemi parë që pas luftës në Ukrainë disa vatra tensioni janë riaktivizuar.
Kemi agresionin e 24 shtatorit në Banjskë, një agresion që meriton të quhet terrorist që solli dhe humbjen e jetës së një efektivi policie të Kosovës. Pra të gjitha këto janë shenja jo të një kërcenimi aq të madh sa të flisnim për një luftë por gjithsesi na duhet patjetër që të jemi të vëmendshëm. Ekuilibrat kanë ndryshuar.
Shqipëria si vend i NATO-s nga njëra anë por edhe si një vend me një politikë të modernizimit të shpejtë të Forcave të Armatosura, të rritjes së kapaciteteve mbrojtëse , është një nga vendet e para në NATO që me këtë buxhet arrin 2% të produktit të brendshëm bruto në vitin që vjen , gjë që na jep më shumë mundësi të modernizohemi jo për t'u përgatitur për luftë sepse nuk e mendojmë këtë skenar që ka një probabilitet të papërfillshëm për shkak të prezencës së NATO-s në rajon.
Edhe në Kosovë që nuk është vend anëtar i NATO-s, NATO është prezent me KFOR-in. Pra ka një garanci shumë të fortë që ky rajon nuk mund të preket por gjithsesi mbrojtja sot në filozofinë e NATO-s është që realizohet përmes shkurajimit.
Sa më shumë forcohet politikisht dhe ushtarakisht NATO dhe çdo aleat i saj përfshirë Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor përmes rritjes së kapaciteteve, modernizimit të Forcave të Armatosura, aq më lart ne shtyjmë skenarët më të këqinj.
Bota po ndryshon, Shqipëria është duke ecur edhe drejt një integrimi të shpejtë në BE. Bashkimi Europian, bashkimi në atë familje dhe bashkimi në strukturat Euroatlantike është garancia afatgjatë për Ballkanin Perëndimor", tha Peleshi./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjeti...
Pak minuta pasi CNA raportoi skandalin se Shqipëria ka...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në Korrik të viti...
Pas caktimi të masës së sigurisë detyrim me paraqitje ...
Pak javë më parë, kryeministri Edi Rama emëroi ish min...
Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë "detyrim me ...
Temperaturat janë ulur ndjeshëm mëngjesin e sotëm në q...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar gjyqtaren Ire...
Në datën 2 dhjetor të 2023 do të mbahet Kuvendi i PD-s...
Pas ditësh të tëra kërkesë për të zbardhur konfliktin ...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas kualifikim...
Partia Demokratike ka denoncuar përmes zëdhënëses Genta Va...
Dimri ka trokitur në disa fshatra të Korçës ku dëbora ...
Dëbora ka zbardhur sot një pjesë të mirë të territorit...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar të gjithë qytet...
Punëdhënësve gjermanë u mungojnë qindra mijëra punëtorë: n...
Fshati turistik i Dardhës është zbardhur nga dëbora. ...
Në kuadër të Javës së Sipërmarrjes, organizuar nga Ministr...
Prokurori i Tiranës Sokol Malaj u shkarkua nga Komisio...
Gazetari i ‘Mother Jones’ Dan Friedman ka folur lidhur...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...