
Gjithnjë e më shumë po konfigurohet një grup brenda Partisë Socialiste, që po menaxhon gjithë të tjerët. Shpesh e më shpesh, deputetët po vihen përpara votimit për tema të dyshimta, të detyruar të diskutojnë dhe mbrojnë "kauza" që nuk u përkasin.
Shpesh e më shpesh turra e deputetëve që thirren vetëm për të votuar, nuk kanë asnjë informacion paraprakisht se çfarë do të ketë edhe në agjendën e afërt. Në krye të listës qëndron Fatmir Xhafaj me komisionin e tij të famshëm. (lexo këtu)
Është Xhafaj që vendos kur dhe pse do të mblidhet komisioni. As shumica e anëtarëve të vetë komisionit nuk e dinë çfarë ka në kokë menaxheri Xhafaj, nga vetingu i administratës deri te ndryshimet në gjithë ligjet e institucioneve të pavarura sipas oreksit të menaxhmentit.
Të pasigurtë nëse do të jenë sërish në lista për deputetë ose edhe të sigurtë që aty nuk do të jenë më, rrinë e vështrojnë e fryjnë sytë ndërsa votojnë. Të pasigurtë për rinovimin e mandatit aktual, besojnë se do të mund të sigurojnë ndonjë karrige nesër kur të mos jenë më deputetë.
Ajo që nuk dinë është se menaxheri Xhafaj ka në plan që t'u bëjë veting pasurie nëse do të kërkojnë të emërohen, për shembull, në ndonjë institucion të pavarur, kur të mos jenë më deputetë. Xhafaj e ka pasion dhe ëndërr kontrollin e pasurisë së të tjerëve. (lexo këtu)
Si menaxher po shfaqet së fundmi edhe Eduard Shalsi. Ky i fundit në çdo tryezë, nuk ndalet së ngrituri në piedestal inteligjencën e liderit Rama, por mos kujtoni se e bën nga dashuria për liderin. Thjeshtë do që të bindë bashkëbiseduesit që çdo temë në vazhdim është konsultuar prej tij me liderin dhe se ai vepron në emër e për llogari të liderit. Dhe pas hyrjes së gjatë me elozhe të dhjamosura për talentin e Ramës në shkatërrimin e kundërshtarëve, hap listën e lobingjeve personale dhe angazhimeve fitimprurëse që ka marrë mbi shpinë. (lexo këtu)

Kështu ndodhi me seancat e gjata të muhabetit që zhvilloi menaxheri Shalsi gjatë asaj që ai e quante raportim i KLSH-së. (lexo këtu)
Menaxheri Shalsi kërkon protagonizmin sepse do llokmën e përfitimit (sigurisht financiar) në rastin eventual kur Kuvendit do t'i duhet të merret me emërimin e "gjyqtarëve" të Gjykatës së Llogarive që çuditshëm u përcoll në kokën e menaxherëve të mazhorancës, nga koka e Lulzim Bashës. (lexo këtu)
Mos e besoni Shalsin, për shembull, kur "shqetësohet" për imazhin e Bankës së Shqipërisë. Çdo shqetësim i Shalsit konvertohet në "fresh-cash" dhe ai nuk përpiqet që ta veshë bukur me kostum parimor ligjëratën e vet. Fundja edhe nëse do të donte, nuk do ta bënte dot. Ligjërata parimore do një nivel intelekti që Shalsi as nuk e ka e as nuk i është dashur ndonjëherë ta ketë për të mbërritur deri këtu.(lexo këtu)
Zonja Bushka si menaxhere duket e tërhequr kohët e fundit, por kjo mbase vjen për shkak se Plarenti që ajo menaxhonte me fjalimet në seancat e komisionit, kohët e fundit ka ca halle personale në SPAK. Bushka ka mbetur pa e menaxhuar atë.(lexo këtu)

Ata që shiten se dinë diçka, por nuk e flasin dot se ashtu është puna, janë grupi që i rri rrotull Fatmir Xhafajt me shpresën se do të marrin eksperiencë nga jeta dhe vepra e Fatmirit. Por as ata nuk kanë informacion dhe nëse vlerëson kapacitetin do të kuptosh që edhe nëse do t'u jepej informacioni, nuk do ta përcillnin dot sepse nuk janë të aftë ta kuptojnë atë. Vetëm nëse u jepet i shkruar. Pastaj për ta lexuar e kanë kollaj.
Transferimi i Elisës në kullën e menaxhimit të mazhorancës me siguri do ta turbullojë pak qetësinë e menaxherëve Xhafaj-Shalsi. Minimumi Elisa do të ketë rast t'i tregojë Bankës së Shqipërisë që ekziston edhe ajo dhe që nuk është Shalsi ai që vendos gjërat në fund. (lexo këtu)
Braçja nuk është një nga menaxherët, (u kujdesëm që ta shpjegojmë këtë meqë kemi dëgjuar që na ka marrë me sy të keq)./CNA
Një ditë më parë u njoftua ardhja në Shqipëri e të nga...
Në fakt nuk duhet quajtur një realitet i humbur i o...
Që prej gushtit të vitit 2023, David Wisner është amba...
Ish-zëvendëskryeministri, ish-deputeti i PS-së, ish-mi...
Është një histori e vjetër “Alibaba me 40 hajdutë”, në...
Erion Veliaj, kryebashkiaku skandaloz i Tiranës, i aku...
Një komision me një qëllim politik, goditjen e SPAK-ut...
Më shumë se 6 muaj më parë CNA raportoi se gjoja në em...
Fatmir Xhafaj, në fjalën e tij në Kuvend pasi bëri lid...
Po sikur të gjithë të jemi ngatërruar? Zelli me të ci...
Kreu i SPAK-ut ka qenë ditën e hënë në Kuvend ku për 4...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, po raporton në ...
Opozita dje thirri një protestë. Sali Berisha qëndron ...
Drejtorët hajdutë të Erion Veliajt u denoncuan publiki...
Disa persona mendojnë se Erion Veliaj është i papreksh...
SPAK zhvilloi hetime në lidhje me sterilizimin, pas nj...
Para disa ditësh dëgjova një intervistë të Lea Luarasi...
Skandali i zbuluar nga KLSh-ja dhe i hetuar nga Prokur...
Një krahasim i natyrshëm, dikush në opinioin e tij pol...
Të dielën në mbrëmje, në orët e vona, rreth mesnate, s...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...