"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Rreth 4 muaj më parë, konkretisht më 17 janar, CNA raportoi se Rilindja dhe 99-çat e saj po përgatisnin një komision “Ad-Hoc” për të goditur SPAK-un.
CNA kishte burime të mirëkonfirmuara, të cilat më pas i tregoi edhe me pamje vizive, duke filmuar një mbledhje konfidente që zhvillohej te Vila 31, ku merrte pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe një shpurë deputetësh, të cilët gjoja kishin ngritur një grup pune për reformën institucionale drejt Bashkimit Evropian.
Në fakt, kjo ishte vetëm lojë, sepse e vërteta ishte se i gjithë ky grup po përgatiste ngritjen e një komisioni “Ad-Hoc” mbi të gjitha komisionet e tjera parlamentare.
Ndërkohë, një tjetër grup pune, i drejtuar nga Eduart Shalsi, po kontrollonte punën e Parlamentit dhe mënyrën si vepronin komisionet, duke kërkuar reformë më të thellë në këtë strukturë, pra në Parlamentin shqiptar, në pjesën administrative të tij, të gjitha këto gjoja në emër të BE-së. (Lexo këtu)
Në atë kohë, CNA tha se do të krijohej një komision “Ad-Hoc”, i cili do të drejtohej nga Fatmir Xhafaj, një komision që ishte kërkuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj për të goditur SPAK-un dhe prokurorët e këtij institucioni, pas hetimeve të forta në lidhje me inceneratorët, në lidhje me dosjen “5D” dhe me shumë ministra të qeverisë Rama.

Edhe pse Erion Veliaj ishte përpjekur nëpërmjet mediave të pushtetit me sulme e shantazhe, apo dhe me ndërhyrje direkte dhe indirekte te prokurorët e SPAK-ut e kishte kuptuar se tashmë drejtorët e tij kishin marrë rrugën dhe duhej patjetër një zgjidhje.
Zgjidhja ishte Fatmir Xhafaj, i cili do të krijonte një komision, për të thirrur në apel SPAK-un. Gjithashtu, paralel do të goditej ministri i Drejtësisë për të vendosur në vend të tij Alfred Ballën, kreun e KLP-së dhe disa institucione do të bëheshin bashkë kundër SPAK-ut, që nga vetë Prokurori i Përgjithshëm, KLP-ja, ministri i Drejtësisë, por edhe komisioni i posaçëm “Ad-Hoc” parlamentar.

Tashmë Fatmir Xhafaj ka dalë hapur, ajo që CNA e shkruante dhe mbahej sekret tani është e dukshme. Fatmir Xhafaj ka “rrëmbyer shpatën” dhe është vërsulur kundër SPAK-ut për të bërë gjoja një reformë, për të përshtatur reformën, e kështu me radhë.
Se përse duhet përshtatur një reformë, e cila ka rezultate spektakolare dhe për këtë është i kënaqur edhe kryeministri, këtë nuk dimë ta themi, por ajo që dimë është fakti se Fatmir Xhafaj po i shërben Erion Veliajt. Fatmir Xhafaj u hodh në sulm, në momentin kur Erion Veliaj e kuptoi se drejtorët e tij do të arrestoheshin dhe se dosja hetimore po shkonte me shpejtësi drejt fundit dhe hetimet për të vazhdojnë.
Gjithashtu, Erion Veliaj, mësoi se mund të merrej dhe ai në akuzë, edhe për dosjen “5D” dhe për inceneratorët, por dhe për disa kallëzime të tjera, siç është ai për Teatrin, të cilin e ka “neutralizuar” nëpërmjet prokurorëve servilë të pushtetit brenda SPAK-ut apo kallëzimi për prishjet e ndërtimeve në Tiranë dhe ai për kullat në kryeqytet.
Në fakt, Fatmir Xhafaj përveçse Erion Veliaj, ka edhe një hall tjetër, lejet e dhëna nga dhëndri i tij Ditjon Baboçi, i cili për një kohë të gjatë ka drejtuar Urbanistikën e kryeqytetit me plot probleme. (Lexo këtu)
Nga ana tjetër mësohet se komisioni që kërkon të ngrejë Fatmir Xhafaj është një lëvizje për të ushtruar presion të pandalshëm apo për të negociuar me prokurorët e SPAK-ut, gjë që Erion Veliaj nuk ka mundur dot ta bëjë kurrë, pasi ai nuk mund të pranojë se duhet të shkojë në SPAK, të pyetet apo të merret nën akuzë, sepse ai pretendon se është mbi SPAK-un, ai e ka nën kontroll SPAK-un dhe “kolegët” e tij, të cilët e lanë një orë te dera të priste teksa kërkonte të sillej me strukturën e re të reformës në drejtësi si pronar i saj.
Tashmë në sulm është Fatmir Xhafaj, në hije qëndron Erion Veliaj. Ky i fundit lëviz tentakulat e tij për të goditur sa më shumë SPAK-un apo për të mbajtur prokurorët nën kontroll dhe për të frenuar hetimet të cilat po nxjerrin jo thjeshtë dhe vetëm disa drejtorë të tij, por po tregojnë se është një grup kriminal korrupsioni në Bashkinë e Tiranës. Dhe këtë nuk e kanë bërë vetëm me dosjen “5D”, por edhe me inceneratorin që nuk ekziston, me afera që shkojnë në qindra milionë euro.
Erion Veliaj është i vetëdijshëm, ndaj edhe ka hedhur në sulm Fatmir Xhafajn, i cili mendon se tashmë është “babai” i Reformës në Drejtësi dhe një njeri me autoritet të padiskutueshëm. Ndërsa nga njëra anë bën letra dhe projekte kundër SPAK-ut, nga ana tjetër e shpall veten proamerikan, kur në fakt çdo procedurë e tij është kundër SHBA-së dhe kundër BE-së.

Tashmë, edhe ndërkombëtarët e kanë njohur Fatmir Xhafajn, lidhjet e vëllait të tij me krimin, apo edhe dhëndrin e tij në Urbanistikë. Këto halle personale të Fatmir Xhafajt, bashkuar edhe me hallet e Erion Veliajt kanë vërsulur enveristin e fundit dhe 99-çin e ri Fatmir Xhafaj kundër SPAK-ut dhe qëllimi është një, të mbajë nën kontroll institucionin që po lufton korrupsionin, apo të ketë mundësi të ndërhyjë për problematikat dhe skandalet korruptive të pushtetit, gjë që nuk e ka bërë dhe duket se nuk ka për ta bërë dot kurrë./ CNA
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha, tha...
Të dielën kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me emig...
Shefi i kabinetit në Partinë Demokratike, Akil Kraja, ...
GJKKO ka shtyrë këtë të hënë seancën për ish-ministrin e S...
Kryeministri Edi Rama shkoi këtë të diel në Athinë, ku u t...
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, e ka...
Kryeministri Edi Rama, në takimin me shqiptarët në Ath...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi taki...
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vo...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër mesazh për k...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi, ironizoi pasditen...
Një akuzë e fortë është ngritur nga Belind Këlliçi, dr...
Edi Rama, në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet e përgjit...
Njeriu që e pretendon veten si “babain” e Reformës në Drej...
Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të diel një takim me...
Kryeministri Edi Rama mbajti sot një takim me emigrantë sh...
Kryeministri Edi Rama ka shigjetur politikanët grekë g...
Nga Athina, në takimin që zhvilloi sot me emigrantët, kry...
Në takimin që zhvilloi në Athinë me emigrantët, kryemi...
Mediat greke raportuan sot takimin që kryeministri Edi Ram...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...