Fatmir Xhafaj, personi që pretendon se krijoi Reformën në Drejtësi, prej disa kohësh po sulmon SPAK-un dhe po kërkon të bëjë një reformë mbi reformën.
Xhafaj, i quajtur enveristi i fundit dhe 99-çi i parë, krijoi një draft-rezolutë për krijimin e një komisioni të ri “Ad-Hoc”, me anë të të cilit do që të kapë SPAK-un.

Dje në Parlament pamë se si Xhafaj sulmonte SPAK-un dhe merrte në mbrojtje kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si dhe drejtorët e tij hajdutë të kapur me duart në “xhepat” e shqiptarëve.
Pa asnjë ngurrim, enveristi i fundit kërkoi të mos dënohen hajdutëritë e drejtorëve të Veliajt, ndërsa lajthitjet e tij i ka vijuar edhe ditën e sotme.
Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, Xhafaj propozoi që të ndryshohet metoda e raportimit të SPAK-ut te qeveria.
Ai deklaroi se qeveria nuk duhet vetëm të japë rekomandime për SPAK-un, por të ketë një kontroll më të gjerë.
“Unë kam një gjë, ka të bëjë me çështjen e metologjisë. Është një reflektim mbasi është krijuar një praktikë që nuk është e re, është shumë vjeçare, praktika e rekomandimeve të qeverisë ndaj prokurorisë është para Reformës në Drejtësi, është një traditë e konsoliduar, ndërkohë kur sheh rekomandimet, volumin, përsëritjen, mungesën në këndvështrimin tim të një analize më shteruese, a mos ka ardhur momenti për ta ndryshuar këtë metodologji qoftë për mënyrën se si e formulon qeveria këtë të drejtë dhe detyrim kushtetues, qoftë dhe mënyrën se si iu qaset dy institucioneve, duke e ndarë një rekomandim më vete për prokurorinë e posaçme dhe një rekomandim më vete për juridiksionin e përgjithshëm”, theksoi enveristi i fundit.
Kështu, Xhafaj doli në shteg dhe e tha troç se qeveria duhet të kontrollojë SPAK-un, një propozim të cilin CNA e ka denoncuar prej muajsh.
Ky propozim i Xhafajt vjen në një kohë kur SPAK-u ka kapur drejtorët hajdutë të Veliajt, për të cilët enveristi i fundit na u qa publikisht në Kuvend.
Në fakt, halli i Xhafajt është kapja nga SPAK-u e mikut të tij Erion Veliaj, i cili i bëri dhëndrin drejtor. Dhëndri i tij, Ditjon Baboçi, njeriu që mbyti me kulla Tiranën është akuzuar për ndërtimet kur Veliaj e mbante drejtor.
Me kontrollin e SPAK-ut, enveristi duket se kërkon të nxjerrë nga gremina ku po bien Erion Veliajn dhe drejtorët e tij./ CNA
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë fjalës në Komisio...
Që prej janarit të vitit 2024, CNA zbuloi ekskluzivisht sk...
Ish-kryeminstri Sali Barisha, në takimin për projektli...
Përfaqësuesi i ambasadës amerikane në Tiranë, David Wi...
I quajtur enveristi i fundit, Fatmir Xhafaj, njeriu që dre...
Në Ditën e Drejtësisë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Man...
Në Ditën e Drejtësisë, në mbledhjen e përbashkët vjetore, ...
Nëse i hedh një sy kalimthi draft-rezolutës së raportuar p...
Analisti Neritan Sejamini ka kundërshtuar nismën e maz...
Deputeti Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me rezo...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, megjithëse i zhytyr në ska...
Kryetari i PL-së, Ilir Meta është pyetur mbrëmjen e so...
Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka vijuar lajthitjen e tij...
Deputeti Agron Shehaj ka kundërshtuar me forcë rezolut...
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi në protestën e përn...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Badhi i ës...
Mazhoranca ka miratuar kredinë 50 milionë euro për Bashkin...
Një denoncim është bërë nga deputetja Ina Zhupa për dre...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të...
Me rastin e Ditës së Evropës, Sekretarja e Përgjithshm...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...