50 milionë euro borxh/ Mazhoranca miraton kredinë e Veliajt
Mazhoranca ka miratuar kredinë 50 milionë euro për Bashkin...

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Badhi i është drejtuar SPAK me kërkesë për informacion sa i takon të dënuarve nga GJKKO që mund të kenë përfituar nga amnistia penale.
Në përgjigje, SPAK ka bërë me dije se të liruar janë vetëm 4 qytetarë. Këtë përgjigje, Bardhi e publikoi në sallën e Parlamentit.
“SPAK ka detajuar, shpjeguar dhe sqaruar, historinë e rreme se nga amnistia u liruan nga burgu apo përfituan ulje të kohës së qëndrimit në burg “100 zyrtarë të korruptuar”, një e pavërtetë e madhe, që fryhet/sajohet nga ata që as nuk kuptojnë çfarë lexojnë dhe as nuk duan të kuptojnë, por kanë vendosur të qëndrojnë deri në fund tek politika e gënjeshtrës së ditës: “bëjmë sikur themi diçka të pavërtetë, pa thënë asgjë në interes të qytetarëve” që të bëhemi lajm i ditës. Kush nuk prodhon dot politikë, e ka të vetmen rrugë gënjshtrën për t’u bërë lajm. Kush nuk bën dot opozitë reale me qeverinë e Edi Ramës, e ka të vetmen rrugë sajimin e kauzave të rreme për t’u bërë lajm.
Nga sqarimi i SPAK rezulton e qartë se:
1. Asnjë subjekt i posaçëm i SPAK nuk ka përfituar nga Aministia.
2. Asnjë procedim penal nën hetim nga SPAK apo proces gjyqësor i pa përfunduar me vendim të formës së prerë nuk ka përfituar nga Aministia.
3. Asnjë gjyqtar apo prokuror nuk ka qenë në burg në kohën e hyrjes në fuqi të Amnistisë dhe për pasojë nuk kishte sesi të përfitonte lirimin nga burgu.
4. Nga 18 vepra penale që janë në kompetencë të SPAK (nenet 244, 244/a, 245, 245/1, 257, 258, 259, 259/a, 260, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh dhe 319/e) vetëm 1 vepër penale, pra personat e dënuar për veprën penale të parashikuar në nenin 245/1 “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publik”, kanë përfituar nga amnistia.
5. Statistikat e dhënë nga SPAK i referohen këtyre subjekteve, pra qytetarë që kanë qenë të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
6. Nga e gjitha shifra e referuar nga SPAK lirimin nga burgu kanë përfituar vetëm 4 qytetarë, ndërkohë që pjesa tjetër nuk kanë qenë në burg, sepse janë liruar nga vetë GJKKO”, tha Bardhi.
Më herët deputeti i PD-së së vulës, Enkelejd Alibeaj pretendoi se nga Amnistia Penale kanë përfituar 100 të dënuar nga GJKKO./ CNA


Mazhoranca ka miratuar kredinë 50 milionë euro për Bashkin...
Një denoncim është bërë nga deputetja Ina Zhupa për dre...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të...
Me rastin e Ditës së Evropës, Sekretarja e Përgjithshm...
Fatmir Xhafaj tregoi sot rolin si kamikaz kundër SPAK-ut d...
Sot, më në fund, Fatmir Xhafaj ka nxjerrë kokën dhe ka tre...
Një debat ka pasur sot në Kuvend mes kreut të Grupit P...
Ndryshime në PD, një vit para zgjedhjeve parlamantere....
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka sfiduar publikis...
"Dhëmbë për dhëmbë" i është përgjigjur ministri i Drej...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në fjalën e tij në ...
Ushtari i Lul Bashës, Enkelejd Alibeaj, ka dalë sot kundër...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dha sqarime në Kuve...
Kreu i PD-së së "Vulës", Lulzim Basha, para nisjes së ...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, jo vetëm që ...
Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Asamblesë së Partis...
Argita Berisha Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sal...
Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza ndaj kryebas...
Kryeministri Edi Rama foli për ndikimin e Rusisë në Ba...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vizitën e tij në Greq...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...