Vizita e Ramës në Greqi/ Djali i Belerit: Donte të provokonte grekët e Shqipërisë
Të dielën kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me emig...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha, tha se Shqipëria në dukje që prej 2022 ka aplikuar sanksione ndaj Rusisë duke u bashkuar me vendet e Perëndimit kundër agresionit rus të Putin-it ndaj Ukrainës.
Por, sipas Hoxhës, qeveria Rama po vepron ndryshe nga sa pretendon, pasi prej muajsh ka raportime për anije që vijnë nga Rusia të ngarkuara me mallra të ndryshme.
Ai tregoi edhe rastin më të fundit, sipas tij, me një anije ruse të nisur nga porti i Rostov on Don drejt portit të Durrësi. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së deklaroi se anija është zhdoganuar më datë 26 mars me një procedurë të dyshimtë.
Hoxha, në emër të Partisë Demokratike, i bën thirrje organeve kompetente të nisin hetimet për këtë rast.
Deklarata e Hoxhës:
Shqipëria që prej 2022 ka aplikuar sanksione ndaj Rusisë duke u bashkuar me vendet e Perëndimit kundër agresionit rus të Putinit ndaj Ukrainës.
Ky jo vetëm si një detyrim ndaj NATO, por edhe ndaj partnerëve tanë amerikanë.
Sanksionet janë një mekanizëm për të dobësuar ekonomikisht makinerinë e luftës së regjimit të Vladimir Putin.
Partia Demokratike ka mbështetur fuqimisht Ukrainën dhe vendet e NATO-s në çdo nismë për të frenuar makinerinë e luftës së Putin për të vazhduar më tej pushtimin e saj.
Edhe qeveria Rama në dukje ka bërë të njëjtën gjë, por në fakt vepron ndryshe.
Prej muajsh ka raportime për anije që vijnë nga Rusia të ngarkuara me mallra të ndryshme.
Rasti i fundit është i datës 24 Mars 2024, me një anije ruse të nisur nga porti i Rostov on Don drejt portit të Durrësi me nr, OMSKIY-105.
Anija në fjalë është zhdoganuar më datë 26 Mars 2024 me një procedurë të dyshimtë e cila krijon kushtet për kontrabandë.
Dërguesi i produkti, kompania CJSC Red October është një kompani e dyshimtë e cila nuk tregon origjinën e mallit. Ajo merret vetëm me dërgesa nga Rusia drejt vendeve të tjera.
Malli që është shkarkuar nga dogana shqiptare nuk është peshuar sipas procedurave ligjore standarde, por është larguar menjëherë nga porti duke rritur dyshimet për kontrabandë.
Partia Demokratike i bën thirrje organeve kompetente të nisin menjëherë hetimet për këtë rast.
Shqipëria duhet të jetë e vërtetë dhe serioze në angazhimin e saj si vend anëtar i NATO për të kontribuar në këtë luftë me çdo mjet dhe mënyrë.
Qeveria Rama është sot e dyshimtë nga partnerët në çdo hap të saj për shkak të korrupsionit madhor.
Vendi ynë nuk mund jetë parajsë kontrabande për naftën, elbin apo mallrat të tjerë që futen rëndom në vendin tonë.
Qeveria Rama dhe doganierët e Rilindjes e kanë kthyer portën tonë kryesore detare në një han pa porta për kontrabandistët rusë dhe mafian ndërkombëtare duke na bërë të pabesueshëm në angazhimin tonë euroatlantik.
Partia Demokratike është e vendour të vijojë luftën e saj kundër korrupsionit duke denoncuar publikisht çdo rast që cënon sigurinë tonë kombëtare, integritetin e vendit tonë në NATO dhe përbën shkelje korruptive.
Shqiptarët kërkojnë një qeveri serioze e cila të luftojë seriozisht korrupsionin dhe të angazhohet fuqimisht në krah të partnerëve.
Regjimi Rama do te ketë fundin e të regjimeve që mbijetojnë mbi korrupsionin dhe kontrabandën./ CNA
Të dielën kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me emig...
Shefi i kabinetit në Partinë Demokratike, Akil Kraja, ...
GJKKO ka shtyrë këtë të hënë seancën për ish-ministrin e S...
Kryeministri Edi Rama shkoi këtë të diel në Athinë, ku u t...
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, e ka...
Kryeministri Edi Rama, në takimin me shqiptarët në Ath...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi taki...
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vo...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër mesazh për k...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi, ironizoi pasditen...
Një akuzë e fortë është ngritur nga Belind Këlliçi, dr...
Edi Rama, në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet e përgjit...
Njeriu që e pretendon veten si “babain” e Reformës në Drej...
Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të diel një takim me...
Kryeministri Edi Rama mbajti sot një takim me emigrantë sh...
Kryeministri Edi Rama ka shigjetur politikanët grekë g...
Nga Athina, në takimin që zhvilloi sot me emigrantët, kry...
Në takimin që zhvilloi në Athinë me emigrantët, kryemi...
Mediat greke raportuan sot takimin që kryeministri Edi Ram...
Në përfundim të fjalës së tij, para emigrantëve shqipt...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...