Takimi i Ramës në Athinë/ Media greke: Erdhën autobusë nga Shqipëria për të mbushur stadiumin
Mediat greke raportuan sot takimin që kryeministri Edi Ram...

Në takimin që zhvilloi në Athinë me emigrantët, kryeministri Edi Rama përmendi kohën kur emigrantët shqiptarë vuanin dhe përballeshin me sfida çdo ditë.
Ai u shpreh se shqiptarët ndërruan edhe emrat e tyre që ua kishin vënë nënat dhe se u përballën me shtypje brutale të arrogancës së fqinjit të pasur.
Ai theksoi se shqiptarët e Greqisë nuk u dorëzuan kurrë dhe triumfuan.
Fjala e Ramës:
Grekët dhe shqiptarët të binden se fatet tona janë të pandashme. Të binden se nuk mund t’i gjejë përgjigjet e së ardhmes tek e shkuara por tek e sotmja, te fatet e lidhurave të grekëve të Shqipërisë me shqiptarët e Shqipërisë, dhe me grekët e Greqisë.
Ju erdhët në këtë djep të civilizimit të vjetër të Greqisë së lashtë, për të ikur gërmadhave të regjimit komunist. Kapërcyet male, fjetët nëpër stola rrugësh, dolët pa dalë drita, për të pritur nëpër sheshe, si kuajt, në pazarin e gjësë së gjallë, afendikonjtë që ju merrnin për një punë të zezë krahu, dërrmuat kurrizin dhe gjakosët duart me punët më të rënda.
U përballët me gjithfarë shtypjesh brutale të arrogancës së fqinjit të pasur nga komshinjtë e pasur, bëtë 2-3 punë nga ditët që nuk mbaronte, duke ngrënë një vakt në ditë, por jetuat poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit XX. Ju shkulën nga shtëpitë me rrobat e trupit, si në filmat e vjetër.
Shumë prej jush ndërruat emrat që u kishte vënë nëna dhe baba për të marrë dokumentet e punës dhe regjistruat fëmijët në shkollë, ju shqiptarët e Greqisë i patë fëmijët të mbyteshin në lot se kishin dalë me të mirët në shkollë, por nuk u dha e drejta e ceremonisë së flamurit, faji i fëmijës ishte se kishte ardhur nga foleja e shqipes dykrenare.
Por, ja ku jeni, ju shqiptarët e Greqisë nuk u dorëzuat kurrë dhe triumfuat. Sepse ju jeni gjaku dhe shpirti i një kombi që çfarë nuk pa dhe çfarë nuk hoqi në këtë qiell por asnjë fuqi dhe padrejtësi nuk e zhbëri dot nga faqja e këtij dheu. Hap pas hapi ju dolët nga errësira e mbijetesës si rezidentë të damkosur të këtij vendi në dritën e jetës si qytetarë të barabartë të këtij shteti. Me vlerat tuaja të fjalës së dhënë, të punës së mbaruar ju arritët të mos jeni më të huaj në këtë vend.
Ju i bëtë vetes vendin tuaj në shoqërinë greke, duke fituar respektin e punëdhënësit, besimin e fqinjit dhe dinjitetin e njeriut. Ju erdhët, luftuat dhe fituat. Mos e harroni kurrë me ligj dhe me zakon Greqia është sot edhe e juaja po aq sa është e vetë grekëve. Bashkë me grekët ju shqiptarët jeni evropianët e Greqisë.
Ju sot keni këtu shtëpitë tuaja, dyqanet, bizneset, fëmijë të mirëshkolluar në sistemin arsimor të Greqisë, keni rrethin tuaj miqësor, ku greku e shqiptari nuk dallohen më. Kontributi juaj në ekonominë greke me punën e ndershme dhe taksat që paguani, e ndërkohë ju ktheheni gjithnjë e më shpesh në shtëpitë tuaj në Shqipëri, ku keni mbajtur gjithë këto vite prindërit e moshuar./CNA
Mediat greke raportuan sot takimin që kryeministri Edi Ram...
Në përfundim të fjalës së tij, para emigrantëve shqipt...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në takimin me emigra...
Prej afro dy orësh vijon takimi i kryeministrit Edi Rama m...
Nga kryeqyteti grek, Athina, në takimin me emigrantët ...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në takimin që po...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në takimin e mba...
Në takimin me kryeministrin Edi Rama në Athinë, që ka ...
Prej orës 11:00 ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama m...
Nis takimi i kryeministrit Edi Rama në Athinë me emigr...
Nga momenti në moment pritet të nisë takimi i Edi Ramë...
Një takim partiak, një aktivitet politik i Edi Ramës s...
Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron kanë m...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë së fundm...
Sot në orë 11:00 kryeministri Edi Rama do të zhvillojë...
Të dielën, kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë t...
Luli kishte dalë sot dhe po fliste me... Lulin! Lexont...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, u shpr...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kundërshtuar m...
Prej javësh skandali “5D” ka plasur në bashkinë e parë të ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...