
Një takim partiak, një aktivitet politik i Edi Ramës si kryetar i PS-së, po zhvillohet sot në Athinë. Ka nga ata që janë krenarë, bravo Edi Rama, i theu në mes grekët, e kështu me radhë. Por nga ana tjetër, kryeministri ose PS-ja duhet t’i bëjnë publike shpenzimet për këtë aktivitet dhe burimin e këtyre të ardhurave.

Sipas të dhënave, aktiviteti ka shkuar rreth 500 mijë euro, pra gjysmë milioni euro minimalisht, në të gjithë agjendën e tij. Përveç faktit se nga pas kryetarit të PS-së i kanë shkuar kryetarë bashkish, një ushtri me drejtorë që prej 2 apo 3 ditësh qëndrojnë në Athinë, Rama ka udhëtuar me charter, me avionin qeveritar që paguhet nga taksat e shqiptarëve dhe këto të gjitha bashkë janë kosto. Shto këtu sallën, foninë, ndriçimin, këngëtarët, regjinë dhe gjithçka tjetër.
Janë rreth 200 veta që kanë shkuar pas Ramës me shpenzime marramendëse, me hotele me 5 yje, e gjithë eskorta e kryeministrit, drejtorë, kryetarë bashkish, sekretarë të partisë së PS-së, dhjetëra dhe dhjetëra persona të tjerë qëndrojnë prej disa ditësh në Athinë për të organizuar aktivitetin.

Nga njëra anë kryeministri shkon bën një takim me emigrantët dhe kjo është diçka krejt normale, por kur shkon kreu i PS-së duhet të bëhen publike shpenzimet. Nuk mund t’i paguajnë qytetarët shqiptarë dhe taksat e tyre as charter-at që të hipin gazetarë për të bërë papagallin apo për të shpallur triumfin e madh mbi Greqinë, si patriotë të mëdhenj që më në fund e mposhtën "Olimpin".

Se ka të tillë budallenj që e harrojnë shpesh shprehjen "Nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve" dhe disa nga këta maskarenj Edi Rama i ka pasur në charter për të folur dhe për të shkruar, të tjerë qëndrojnë në Athinë prej ditësh, hoteleve luksoze duke shpenzuar dhjetëra mijëra euro, por të gjithë duhet të kërkojnë të bëhet transparente shuma, sa ka kushtuar e gjithë agjenda.

Më pas, qiraja e ambientit ku zhvillohet dhe kostot e tjera për organizimin e këtij aktiviteti, të cilat edhe pse është një takim politik i Partisë Socialiste, do t’i paguajnë qytetarët shqiptarë sepse Edi Rama shkon si kryeministër, në një aktivitet të partisë së tij.
Minimalisht, shqiptarët duan transparencë. Përtej krenarisë të flamujve kuqezi në një sallë në Athinë, e rëndësishme është sa u ka kushtuar taksave të shqiptarëve ky event që nga njëra anë mund të jetë spektakolar, por nga ana tjetër, dardha e ka bishtin mbrapa./CNA
Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron kanë m...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë së fundm...
Sot në orë 11:00 kryeministri Edi Rama do të zhvillojë...
Të dielën, kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë t...
Luli kishte dalë sot dhe po fliste me... Lulin! Lexont...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, u shpr...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kundërshtuar m...
Prej javësh skandali “5D” ka plasur në bashkinë e parë të ...
Dje u shfaq në Komisionin e Ligjeve, dy ditë më parë në...
Zëdhënësja antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli, denon...
Të shtunën, Partia Socialiste po zhvillon procesin zgj...
Kryebashkiaku i Tiranës që e quan veten "zdroms", rezu...
Më 12 maj, ditën e nesërme, kryeministri Edi Rama do t...
Zgjedhjet në degën e PD-së së Lulzim Bashës në Elbasan...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryemin...
Avokati Spartak Ngjela është kthyer në klloun publik në sh...
Fatmir Xhafaj, Etilda Gjonaj dhe Petro Koçi dolën dje ...
Sindikata e taksistëve në Tiranë është ngritur në protestë...
Drejtuesi i Departamentit të Bujqësisë në PD, Gjok Vuksani...
Fatmir Xhafaj, personi që pretendon se krijoi Reformën në ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...