web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kraja denoncon vjedhjen në UKT/ Drejtohet nga Elton Kacidhja, por administrator është Veliaj

13 Maj 2024, 11:00, Politikë CNA
Kraja denoncon vjedhjen në UKT/ Drejtohet nga Elton Kacidhja, por
Shefi i kabinetit në Partinë Demokratike, Akil Kraja

Shefi i kabinetit në Partinë Demokratike, Akil Kraja, ka denoncuar këtë të hënë vjedhjet në drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë.

Kraja tha se në UKT vidhen pagat, vidhen taksat për të bërë tenderë fiktivë që u kalojnë të afërmve të tyre dhe me shumë gjasa edhe kreditë qindra miliona euroshe.

Ai pretendoi se UKT drejtohet nga Elton Kacidhja, por administrator është kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Në fakt dua të jem shumë i sinqertë. Kanë djegur zyrat qendrore të UKT-së para disa kohësh, nëse e mani mend. Që do të thotë që makutëria e tyre është kaq e tejskajshme, e paimagjinueshme, saqë unë realisht edhe si këshilltar bashkiak, si ekspert, si qytetar, thirrja e parë, ose më mirë një nga analizat e para që do të prisja nga SPAK-u, do ishte kjo djegie e arkivave e zyrave të UKT para disa kohëve mos ishte ndonjë djegie për të zhdukur disa prova kur të vijë dita. Është e jashtëzakonshme, është e tmerrshme.

UKT është një institucion, i cili ka marra para disa kohësh një kredi rreth 120 milionë euro nga BERZH pasi javën e kaluar u fol për një kredi nga KFW prej 50 milionë eurosh, e cila do të shkonte për transportin ndërqytetës. Ndërkohë kujtojmë se para kësaj kredie është marrë edhe një tjetër kredi. Ndërkohë që drejtorë të kësaj ndërmarrje kanë qenë këta individë që shquheshin për përcjelljen e mesazheve me kodet e aplikimit për tenderët.

Ndaj nëse e marrim në tërësi, vjedhin pagat, lajmi që sapo u denoncua, vjedhin taksat për të bërë këto tenderat fiktivë që u kalojnë të afërmve të tyre. Me shumë gjasa vjedhin edhe kredi qindra milionëshe në euro, të cilat paguhen në të ardhmen nga qytetarët e fëmijët tanë.

E pra në tërësi, po UKT dhe Bashkia e Tiranës, administrator i të cilit është Erion Veliaj...”, theksoi Kraja./ CNA





Lajmet e fundit nga