"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Erion Veliaj, kryebashkiaku skandaloz i Tiranës, i akuzuar si pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, kreu i organizatës së drejtorëve hajdutë të dosjes “5D”, duket se paska një grup “dashnorësh” në PD. Këta të fundit janë ata të cilët kërkojnë karrige, të marrin poste politike, por përqafohen me lalin, marrin ndonjë ofiq dhe këtë e kanë treguar ditë pas dite nga mospjesëmarrja e tyre vazhdimisht në protestat e opozitës.
Nga një vëzhgim i thjeshtë i bërë nga CNA na rezulton se Ilir Alimehmeti prej 10 apo më shumë protestash nuk duket. Ndoshta afërsia me Nikollë Lesin ka bërë që ta dojë ndopak lalin, njeriu i cili donte të kandidonte për Bashkinë e Tiranës, doktori nuk është në protestë. Si mundet?

PD ka anëtar kryesie. Shumica e tyre e kryesisë qendrore nuk është në protestë. Përjashto Flamur Nokën, ndonjëherë Gaz Bardhin dhe ndonjë deputet tjetër. Shumica e kryesisë së PD-së nuk është në protestë kundër Erion Veliajt.
Në protestën kundër kryebashkiakut, kreut të organizatës së “5D”-së, i cili është kapur me dokumente, me fakte konkrete dhe është e vërtetuar politikisht që këta drejtorë që merrnin këto para kanë shërbyer si drejtues të fushatës. Janë blerë vota.
Nuk akuzohen thjesht dhe vetëm nga SPAK-u, por duhet të kenë dhe akuzën politike edhe ndaj kryetarit të bashkisë, duhet të kenë denoncime mediatike, por në protestë nuk shkon Ervin Salianji, nuk shkojnë anëtarët e kryesisë së PD-së, nuk shkon sekretariati, përjashto Klevis Balliun, Flamur Nokën, Dorian Telitin apo Adriana Kalanë që janë në çdo protestë, a ndonjë tjetër një herë po e një herë jo, shumica e drejtuesve politikë e deputetëve të Tiranës apo qendrës mungojnë. Nuk janë kundër Lalit por kundër Ramës, nuk janë kundër zdromsit po vetëm kundër piktorit

Nuk shkon në protestë Këshilli Kombëtar i PD-së të paktën ata që banojnë në Tiranë.
Mungojnë në protestë kundër Erion Veliajt, mungojnë shumica e kryetarëve të degëve, mungojnë shumica e anëtarëve të kryesisë së këtyre degëve të kryeqyetit, të cilët një herë në javë nuk gjejnë dot 30 minuta apo një orë kohë të shkojnë të protestojnë kundër kryebashkiakut të Tiranës, kundër kryetarit të organizatës “5D”, kundër njeriut të inceneratorëve, kundër aferave dhjetëra apo qindra miliona euro të denoncuara nga opozita.
Megjithëse po mbahet ndezur protesta. Po denoncohet ditë pas dite, përtej intrigave apo sabotimeve, shumica e një piramide drejtuese të opozitës ka “dashnorët” e saj të Erion Veliajt, të cilët bëjnë guli-guli me kryetarin e bashkisë.
Shkojnë dhe marrin përfitime, bëjnë një qokë këtu, një punësim atje, se e kanë braktisur kauzën.
Nuk duhet të mungonin anëtarët e Kryesisë, anëtarët e Këshillit Kombëtar, Sekretariati, drejtuesit lokalë kryesorë, kryesitë e degëve dhe në rast se këta njerëz nuk qëndrojnë në një protestë një herë në javë, një orë, para bashkisë, për çfarë janë?
Si mund t’i fitosh zgjedhjet? Ekziston apo nuk ekziston struktura e PD-së, pasi për Erion Veliajn duket se janë jashtë skeme, janë jashtë skenës politike.
Për Erion Veliajn janë thjesht dhe vetëm “dashnorët” e tij, pasi mungojnë të jenë përballë ndoshta edhe të përplasen, nuk ka nevojë, por prezenca, dhe kur në prezencë mungon struktura e partisë, lind pyetja, çfarë pune bën kjo strukturë dhe çfarë pune do të bëjë në zgjedhje?
A mund të fitohen zgjedhjet me këta njerëz që nuk gjejnë 30 minuta kohë apo 1 orë një herë në javë të protestojnë te Bashkia e Tiranës? Përtej atyre që nuk duan të protestojnë apo të jenë pjesë poshtë ballkonit, po as në kauzë politike dhe protestë qytetare? Mos vallë presin të vijnë nga Shkodra, nga Korça, nga Vlora, nga Kukësi?
Ç’kuptim do të kishte kjo? Ku janë demokratët e Tiranës? Ku janë qytetarët? Ku janë protestuesit? Ku është struktura e Partisë Demokratike të Shqipërisë në kryeqytet?
A mundet dot Belind Këlliçi, 5 deputetë dhe një pjesë strukture të mbajnë ndezur një protestë dhe një kauzë korrupsioni, hajdutërie, ndërkohë që pjesa tjetër pretendojnë të vijnë në pushtet, fillojnë zgjedhjet, të kenë dhe ofiqe, por në protestë nuk dalin se nuk kanë kohë?
Në fakt kjo është e dyshimtë. Ju mungon koha apo duan shumë lali Erin?/ CNA
Një komision me një qëllim politik, goditjen e SPAK-ut...
Më shumë se 6 muaj më parë CNA raportoi se gjoja në em...
Fatmir Xhafaj, në fjalën e tij në Kuvend pasi bëri lid...
Po sikur të gjithë të jemi ngatërruar? Zelli me të ci...
Kreu i SPAK-ut ka qenë ditën e hënë në Kuvend ku për 4...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, po raporton në ...
Opozita dje thirri një protestë. Sali Berisha qëndron ...
Drejtorët hajdutë të Erion Veliajt u denoncuan publiki...
Disa persona mendojnë se Erion Veliaj është i papreksh...
SPAK zhvilloi hetime në lidhje me sterilizimin, pas nj...
Para disa ditësh dëgjova një intervistë të Lea Luarasi...
Skandali i zbuluar nga KLSh-ja dhe i hetuar nga Prokur...
Një krahasim i natyrshëm, dikush në opinioin e tij pol...
Të dielën në mbrëmje, në orët e vona, rreth mesnate, s...
Alibeajn e ka zënë halli dhe ka tri ditë që del e jep ...
Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë zhvil...
Erion Veliaj po përpiqet të bëjë pis këdo në Partinë S...
Janë ditët e fundit apo orët e fundit të mbylljes së h...
Prej disa muaj është raportuar për një komision, i cil...
Kombëtarja shqiptare nis të shtunën e 15 qershorit rru...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...